Connect with us

Kosovë

Edhe katër të shëruar nga COVID-19 në Kosovë

Published

on

IKSHPK sot njoftoi se janë sheruar edhe kater paciente nga virusi COVID-19, duke e sjellur numrin e te sheruarve ne 10. Komunikata e plote:

” Sot më 01.04.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 113 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, trembëdhjetë (13) prej tyre kanë rezultuar pozitive. Sot me 01.04.2020 konfirmohen të shëruar edhe katër (4) pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është dhjetë (10). Rastet pozitive janë raste kontakti, 11 prej të cilëve me vendbanim në Topanicë, 1 me vendbanim në Prishtinë dhe 1 me vendbanim në Gjakovë.Nga data 08.02.2020 deri me 01.04.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.380 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 125 raste me 1 rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç. Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 2.520 kontakte të rasteve.Nga data 01.02.2020 deri me 01.04.2020 në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 21.548 udhëtarë. Në Aeroportin “Adem Jashari” 1.070 udhëtarë, Merdare 5.873, Vërmicë 5.928, Jarinje 1.841, Dheu i Bardhë 1.092, Hani i Elezit 3.567, Kullë 1.357, Qafë Morinë 47, Bërnjak 570, Qafë Prush 35, Muçibabë 167 dhe Glloboçicë 1 udhëtarë.Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 01 prill 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 911.549 raste të COVID-19 dhe 45.532 raste të vdekjes. Numri më madh i rasteve raportohet nga SHBA (205.032), Italia (110.574), Spanjë (102.136), Kina (81.554), Gjermani (76.544), Francë (52.128), Irani (47.593), Mbretëri të Bashkuar (29.474), Zvicër (17.137), Turqi (15.679), Belgjikë (13.964), Holandë (13.614), Austria (10.585) duke vazhduar me vendet fqinje si Greqi (1.415), Serbi (1.060), Kroaci (963), Slloveni (841), Maqedoni e Veriut (354), Shqipëri (259) dhe Mal i Zi (123).Deri me 01 prill 2020, nga vendet e BE/AEE dhe Mbretërisë së Bashkuar janë raportuar këto raste të vdekjes: Itali (13.155), Spanjë (9.053), Francë (3.523), Mbretëri e Bashkuar (2.352), Holandë (1.173), Belgjikë (828), Gjermani (858), Zvicër (461), Turqi (277), Austri (146), Danimarkë (104), Greqi (50), Poloni (36), Luksemburg (29), Serbi (28), Hungari (20), Slloveni (15), Shqipëri (15), Maqedoni e Veriut (11), Kroaci (6) dhe Mali i Zi (2).

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

MBANI DISTANCË SOCIALE PËR 2 METRA!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!”

78781 Comment2 Shares

LikeComment

Share

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

Foda publikon listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e Ligës së Kombeve

Published

on

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e radhës në kuadër të Ligës së Kombeve.

Në listë janë portierët Arijanet Muriq, Amir Shaipi dhe Visar Bekaj. Për repartin e mbrojtjes janë ftuar Albian Hajdari, Mërgim Vojvoda, Lumbardh Dellova, Ilir Krasniqi, Ron Raçi, Leard Sadriu e Dion Gallapeni.

Kurse në mesfushë janë ftuar Ermal Krasniqi, Leon Avdullahu, Baton Zabërgja, Veldin Hoxha, Vesel Demaku, Lindon Emërllahu, Donat Rrudhani, Muharrem Jashari, Valmir Matoshi, Milot Rashica dhe Edon Zhegrova.

Sulmit do t’i prijnë Vedat Muriqi, Fisnik Asllani e Albion Rrahmani.

Në këtë edicion të ri të ligës, mungojnë kapiteni i deritashëm Amir Rrahmani, i cili ka vendosur të largohet nga ekipi shkaku i pakënaqësive me FFK-në dhe Florent Hadërgjonaj, i cili u largua shkaku i pakënaqësive me shtabin teknik. Gjithashtu tash e tutje fanellën e Kosovës nuk do ta veshin as Valon Berisha dhe Fidan Aliti të cilët deklaruan se kanë përfunduar karrierën tek “Dardanët”.

Për shkak të lëndimeve mungojnë Elvis Rexhbeçaj, Florent Muslija dhe Kreshnik Hajrizi.

Ekipit i është bashkuar talenti i madh 17 vjeçar i Bayernit, Erblin Osmani, mesfushori Dion Kaçuri që luan tek Austria Lustenau dhe Milot Avdyli, 24 vjeç, i cili luan për Celjen në Slloveni. Më 24 shtator, Kosova pret në Prishtinë Irlandën, më 27 shtator i shkon Austrisë, më 1 tetor luan me Izraelin në Hungari ndërsa më 4 tetor Dardanët presin Austrinë në “Fadil Vokrri”.

#

Continue Reading

Kosovë

“Jo në emrin tim!”- Përfundon protesta kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Published

on

Mijëra qytetarë janë mbledhur sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në protestën e thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, për të kundërshtuar vendimin dënues të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj katër ish-udhëheqësve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Në mesin e pjesëmarrësve në protestë janë edhe familjarët ish-udhëheqësve të UÇK-së, personalitete publike, politikanë të lartë, përfshirë kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, deputetë të kësaj partie dhe të Aleancës, përfshirë Ramush Haradinajn.

“Jo në emrin tim!” ishte thirrja e përbashkët e të gjithë folësve në protestë, me të cilën kundërshtohet dhe refuzohet aktgjykimi i Speciales i dhënë nën siglën “Në emër të popullit të Kosovës”.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, kërkoi nga institucionet e shtetit të marrin parasysh kërkesat e protestuesve kurse nga gjykata ka kërkuar shfuqizimin e aktgjykimit dënues të Speciales. Ai gjithashtu kërkoi nga kryeministri Albin Kurti të shkarkojë ministren e drejtësisë Donika Gërvalla për shkak, siç u shpreh ai,  mos reagimit të saj në vendimin e speciales dhe pretendimit për dorëzimin e dokumentacionit në Hagë nga ana e saj.

Gucati shprehu kërkesën për sqarim edhe nga ish-ministri Liburn Aliu.

Ne sot na befason që ende institucionet nuk e kanë thënë asnjë fjalë. Në vend që Donika Gërvalla të japë një deklaratë për një padrejtësi që është bërë për çlirimtarët, ajo sot hesht. Ne e dimë që Donika Gërvalla ka dorëzuar dokumente në Hagë, ne e dimë që Liburn Aliu ka folur në parlament, i themi Albin Kurtit që këta njerëz t’i përjashtojë nga Qeveria. Njerëz që bashkëpunojnë me armikun, janë armiq të vendit dhe kombit dhe ne nuk i duam në mesin tonë”, ka thënë Gucati.

Në fund të protestës, organizatorët kërkuan nga Qeveria dhe Presidenca e Kosovës shfuqizimin ose ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara, shkarkimin e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, mbështetje e pakufizuar dhe fonde të mjaftueshme për mbrojtjen e të pandehurve si dhe angazhimin e ekspertëve më të mirë ndërkombëtar në mbrojtje të UÇK-së.

Continue Reading

Kosovë

Kurti dhe Hamza bisedojnë për vendimin e Gjykatës Speciale

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me udhëheqësin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, me të cilin ka biseduar për mënyrat që duhen ndjekur “për të korrigjuar” aktgjykimin dënues ndaj katër ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të shpallur nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Më 16 shtator, Hashim Thaçi, ish-president i Kosovës, dhe Jakup Krasniqi, ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës, u dënuan me nga 25 vjet burgim. Kadri Veseli, po ashtu ish-kryetar i Kuvendit, u dënua me 18 vjet burgim, ndërsa Rexhep Selimi, ish-deputet, me 13 vjet.

“Duke e vlerësuar aktgjykimin të padrejtë, të rëndë dhe me pasoja të gjera, kryeministri Kurti theksoi se ai duhet ndryshuar pozitivisht në shkallën e apelit. Kurti e Hamza ndanë mendimet dhe përshtypjet e tyre si dhe diskutuan se cilat do të ishin rrugët e mënyrat që duhet ndjekur përpara për të korrigjuar vendimin e djeshëm”, u tha në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Ekipet mbrojtëse të katërshes së UÇK-së kanë paralajmëruar se do ta apelojnë vendimin e shkallës së parë.

Takimi mes Kurtit dhe Hamzës vjen disa orë pasi strukturat udhëheqëse të PDK-së u takuan dhe Hamza tha më pas për mediat se beson se do të takohet me të gjithë udhëheqësit e subjekteve politike, duke argumentuar se aktgjykimi i shpallur nga Dhomat e Specilizuara të Kosovës në Hagë nuk është një çështje “që i takon vetëm një subjekti politik”.

“Besoj në bashkëpunimin mes partive politike, dhe në arritjen e konsensusit të nevojshëm”, deklaroi ai më herët gjatë 17 shtatorit.

Hamza u pyet edhe për mundësinë e ndonjë nisme për zhbërjen e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës në Hagë, që njihen si Gjykata Speciale.

“PDK-ja i ka nënshkrimet e gatshme, varësisht prej nevojave ne do të procedojmë. Nuk po flasim për zhbërjen e Gjykatës Speciale, po flasim për përshtatje me një situatë të re. Nuk po i ikim obligimit që e kemi marrë që Gjykata t’i hetojë, t’i prezantojë e faktojë të gjitha gjetjet e raportit të Dick Martyt për çka edhe është krijuar Gjykata”, deklaroi ai.

Hamza ka deklaruar pas vendimit të Gjykatës Speciale se PDK-ja do të përdorë të gjitha mjetet e nevojshme ligjore dhe demokratike për të kundërshtuar vendimin ndaj katërshes së UÇK-së.

Ndërkaq, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së kanë prezantuar të enjten një “platformë të veprimit”që përfshin, siç është thënë, qëllimet, ekipet, kërkesat dhe mjetet përmes së cilave kjo organizatë do të veprojë pas vendimit të Speciales. Në mesin e pikave të përfshira në këtë platformë janë mbrojtja në Gjykatën e Apelit të katërshes së UÇK-së dhe ndryshimin ose shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Lidhur me vendimin e Gjykatës së Hagës, Kuvendi i Shqipërisë, ndërkaq, ka miratuar një deklaratë, që kërkon koordinimin e veprimeve me Kuvendin e Kosovës me qëllim “korrigjimin e kësaj padrejtësie në rrugë institucionale”.

Të katër ish-eprorët e UÇK-së u shpallën fajtorë për katër akuzat për krime lufte: arrestim dhe ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Ata u liruan nga gjashtë akuza për krime kundër njerëzimit.

Gjykata Speciale u themelua më 2015 nga Kuvendi i Kosovës dhe është gjykatë brenda sistemit gjyqësor të Kosovës, por vepron me personel ndërkombëtar në Holandë.

Ajo heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Trending