Zvicra e përshëndet heqjen e tarifës, kërkon unitet kundër pandemisë

Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka lëshuar një kumtesë për mediume lidhur me situatën politike në vend, dhe angazhimet në luftë kundër pandemisë COVID-19.

Deklaratë e shtetit të  Zvicrës për situatën aktuale në Republikën e Kosovës

Shëndeti dhe mirëqenia e njerëzve duhet të jenë prioriteti i lartë i shtetit. Për t’u ballafaquar me efikasitet në luftën kundër pandemisë aktuale COVID-19, Zvicra u bën thirrje të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës që të bashkëpunojnë me qeverinë në detyrë,  dhe të vendosin në prioritet mbrojtjen dhe nevojat e qytetarëve.

Në veçanti, është e rëndësishme që të gjithë akterët ta respektojnë kushtetutën dhe të përmbahen nga manovrimi politik në këtë kohë krize.

Ne gjithashtu bëjmë thirrje për një bashkëpunim pragmatik dhe të qetë midis Kosovës dhe Serbisë në luftë kundër pandemisë COVID19. Ne mirëpresim qasjen e hapur të autoriteteve të Kosovës për të mundësuar ndihmë mjekësore nga Serbia.

Zvicra e mbështet procesin e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me lehtësimin e BE-së, dhe e mirëpret vendimin e Qeverisë në detyrë për heqjen e tarifave për mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina. Normalizimi efektiv kërkon respekt të ndërsjellë, një rrafsh të barabartë të lojës dhe parime të qarta.

Ne e mirëpresim angazhimin e përbashkët të liderëve të Kosovës për të rifilluar dialogun me Serbinë bazuar në premisat se integriteti territorial i Kosovës do të ruhet dhe se interesat e qytetarëve do vendosen në rend të parë.”

Leave a Comment

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.