Connect with us

Ferizaj

Institucionet shëndetësore të Ferizajt reduktojnë shërbimet

Published

on

Pas krijimit të situatës emergjente për shkak të koronavirusit, institucionet shëndetësore në Ferizaj kanë reduktuar shërbimet.
Për momentin në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, është ndërprerë shërbimi i vaksinimit të fëmijëve, si dhe shërbimi i vizitave shtëpiake për nëna dhe fëmijë, ndërsa departamenti i diagnostikës është duke funksionuar vetëm për raste emergjente.


Drejtoresha e QKMF-së në Ferizaj Nadire Ymeri, tha se kështu do të vazhdohet deri në përmirësim të situatës me koronavirusin.


“Edhe gjatë kësaj situate pandemie të gjitha shërbimet mjekësore kryhen, këtu bën përjashtim shërbimi vizitave për nëna dhe fëmijë që dalin në terren, si dhe shërbimi i vaksinimit me përjashtim të rasteve tek lëndimet që bëhet vaksinimi dhe vaksinat menjëherë pas lindjes ku shkon infermierja në spital dhe vaksinon foshnjat e porsalindura, përndryshe shërbmet e tjera të gjitha kryhen, është në rënie numri i pacientëve, por megjithatë bëhen vizita në të gjitha QMF-të. Diagnostika punon vetëm për raste emergjente, rastet e tjera shtyhen për një kohë derisa të bëhet përmirësimi i situatës epidemiologjike, orari është i njëjtë nuk ka dallim prej orës 7:00-14:00, diagnostika funksionon në këtë orar, ndërsa pasdite funksionojnë shërbimet si zakonisht, edhe shërbimi i vizitave shtëpiake për të moshuarit që janë të lidhur për shtrati funksionon”, tha Ymeri.


Edhe në Spitalin e Ferizajt janë duke u kryer vetëm rastet emergjente.

“Sa i përket shërbimeve në institucionet tona janë duke u kryer të gjitha shërbimet që janë raste urgjente, ndërsa rastet e planifikuara janë të ndaluara, dializa është kategori e veçantë është duke u kryer puna 24 orë dhe nuk është ndaluar asnjë minutë. Në bazë të udhëzimeve administrative që i ka dërguar Ministria e Shëndetësisë dentistët, mjekësia fiziatrike është e ndaluar, përpos rasteve emergjente. Rastet urgjente të profileve të tjera kryhen të gjitha, por vetëm ato që janë urgjente”, tha drejtori i Spitalit të Ferizajt, Jeton Zeqiri.


Nga Ferizaj kanë rezultuar pozitiv me koronavirus dy persona, ku njëri prej tyre me të ardhur nga Gjermania është futur në karantinë, ndërsa tjetri me vendbanim në fshatin Sazli ka ndërruar jetë pas një arresti kardiak, ku të njejtit pasi i është bërë testi ka rezultuar pozitiv edhe Covid-19. Aktualisht në Ferizaj mjekët kanë referuar 29 persona për vetëizolim.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Policia e Ferizajt pezullon 20 patentë shoferë brenda një jave

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se gjatë javës së kaluar, nga data 07-13.07.2025, janë shqiptuar 1,681 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 40 aksidente, nga të cilat 22 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 29 persona kurse 18 aksidente ishin vetëm me dëme materiale

Policia Rajonale e Ferizajt bëri të ditur do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet  derisa ka apeluar tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut.

Continue Reading

Ferizaj

Zbulohen pesë emigrantë në një kamion në Terminalin Doganor në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka gjetur 5 emigrantë të paligjshëm  në një rimorkio kamioni në Terminalin Doganor në Ferizaj. 

Sipas policisë, tre nga emigrantët  e zbuluar janë të moshës 17 vjeç, një 18 vjeç dhe një 28 vjeç.

“Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 16:00, policia ka pranuar një informatë se në Terminalin Doganor, në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, në një rimorkio të një kamioni me targa vendore, sipas zyrtarëve doganorë, dyshohej se ndodheshin disa emigrantë të paligjshëm.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendngjarje kanë dalë njësitë reaguese dhe Njësia e Hetimeve nga stacioni policor në Ferizaj. Pas hapjes së bllokadave të rimorkios, janë hasur pesë emigrantë: tre prej tyre 17 vjeç, një 18 vjeç dhe një 28 vjeç, të cilët nuk posedonin dokumentacion identifikues.

Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori kujdestar dhe njësia për migrim, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë në trajtim të mëtejshëm të dyshuarit, si dhe drejtuesin e kamionit, shtetasin kosovar B.B., 38 vjeç.” thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Ndëshkohet me 300€ gjobë dhe 6 muaj ndalesë për tejkalim të shpejtësisë në Ferizaj

Published

on

Një shofer 22-vjeçar është kapur nga policia në Ferizaj duke qarkulluar me shpejtësi 106 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 40 km/h.

Për këtë kundërvajtje, shoferi E.S është gjobitur me 300 euro, 3 pikë negative dhe ndalim i drejtimit të mjetit për 6 muaj

“Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 09:35, njësia policore nga Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, gjatë kontrollit me radar në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, ka ndaluar një automjet të tipit VW Touran me targa vendore. Gjatë matjes së shpejtësisë, është konstatuar se shoferi E.S., 22 vjeç, po qarkullonte me shpejtësi 106 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 40 km/h.

Për këtë kundërvajtje, ndaj tij janë shqiptuar këto masa:

Gjobë në vlerë prej 300€,

3 pikë negative dhe masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit për 6 muaj.”

Continue Reading

Trending