Connect with us

Ferizaj

Ende nuk dihet se a do të izolohet fshati Sazli

Published

on

3 ditë më parë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës raportoi se ndër të prekurit me koronavirus si raste kontakti është edhe një person nga fshati Sazli i Ferizajt, por përkundër kësaj, fshati Sazli ende nuk është futur në karantinë, ashtu siç ka ndodhur me fshatrat e komunave të tjera kur ndonjë person ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, tha se vendimet për futjen në karantinë të fshatrave varen prej rekomandimeve të Institutit të Shëndetit Publik.


“Unë nuk mund ta di se si kanë ardhur te konstatimi që një fshat të futet në karantinë e një tjetër jo, por ne e kemi formuar grupin punues që bashkë me komunën përkatëse t’i marrë vendimet meritore, që do të thotë që aty mund ta merrni përgjigjen për fshatin Sazli, ata i kanë marrë vendimet duke i marrë faktet që i kanë dhe të ekspertizës që i kanë”,tha Kurti.


Edhe kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, tha se është në duar të profesionistëve të vendosin për një gjë të tillë.


” Këto janë çështje profesionale, nuk janë as në dorën e kryeministrit e as të kryetarit të komunës së Ferizajt, sa i përket rastit të Sazlisë sot do të merren mostrat e familjarëve që kanë qenë në kontakt edhe sigurisht që bashkëveprimi i ministrive, i IKSHP-së dhe i komunës në varësi të rezultateve që dalin pastaj nxjerrë konkludime se çfarë do të vendoset. Pra, nuk varet nga ne, varet nga rezultat e analizave të mostrave qoftë kudo tjetër. Nuk janë vendime politike që duhet të marrin kryeministri apo kryetarët e komuanve, por janë vendime profesionale”,tha Aliu.


Më 6 prill në Klinikën Emergjente në Prishtinë nga arresti kardiak ka ndërruar jetë një banor i fshatit Sazli të Ferizajt ku të njëjtit pasi i është bërë testi ka rezultuar pozitiv edhe me Covid-19.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Policia në Ferizaj konfiskon mbi 4.6 kg kokainë dhe arreston katër të dyshuar

Published

on

Hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN) në Ferizaj, ka arrestuar katër persona derisa edhe dy të tjerë janë në kërkim, të dyshuar për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë realizimi të aksionit janë konfiskuar 4.62 kilogramë të substancës që dyshohet të jetë kokainë, një pistoletë me 14 fishekë, celularë, para në valuta të ndryshme dhe disa mjete motorike.

Në njoftimin e policisë thuhet se të arrestuar janë A.L., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1973), M.B., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1971), A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1997) dhe A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1993).

Të dyshuarit, pas intervistimit me aktvendim nga prokuroria janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

#

Continue Reading

Ferizaj

Policia ia sekuestron dy armë pa leje një personi në Doganaj të Kaçanikut

Published

on

Policia ka shoqëruar në stacion policor të Kaçanikut, të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe 67 fishekë.

Sipas policisë, nën dyshimin për armë mbajtje pa leje, kontrolli i shtëpisë u zhvillua pasditen e së mërkurës në fshatin Doganaj të Kaçanikut.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Ferizaj

Të martën ndërprerje 9-orëshe e rrymës në qendër të Ferizajt dhe disa fshatra

Published

on

KEDS njofton se të martën, për shkak të punimeve në projekte investive, disa zona të Ferizajt do të mbesin pa energji elektrike nga ora 09:00/09:30 deri në 18:00.

Pa energji elektrike do të mbesin:

1. Nga NS Ferizaj III – Dalja J07 Gaçka (09:30 – 18:00)
Greme, Gaçka, Burrnik, Izhanc, Kashtanjeva, Bajnicë, Semaj, Prushaj, Sllatina dhe bizneset private.
Arsyeja: Energjizimi i linjave të reja.

2. Nga NS Ferizaj II – Dalja J10 Banka 1 (09:00 – 18:00)
MBTS Banka, TS Fatmir Rashani, TS Halil Haxhidema, TS TMK Ndërtesa, TS Koncorzium Komuna (përballë Spitalit).
Arsyeja: Projekte investive, konvertimi i Daljes 2 në 20kV.

3. Nga NS Ferizaj III – Dalja J15 Ylli 1 (09:00 – 18:00)
Rr. 12 Qershori, rr. Dëshmorët e Kombit, pjesë të rr. Ismail Qemajli, Tahir Sinani, Toni Bler, Sheshi Hyre Emini, Hekurudha, Kinemaja re – KEDS, Hoteli (MBTS).
Arsyeja: Projekte investive, konvertimi i Daljes 2 në 20kV.

Continue Reading

Trending