Connect with us

Ferizaj

Qeveria planifikon përfshirjen e gazetarëve në Pakon Emergjente

Published

on

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës Albin Kurti gjatë vizitës në Ferizaj takoi kryetarin e komunës Agim Aliun, ku pas takimit mbajtën një konferencë për media nga ku Kurti tha se masat të cilat i ka ndërmarrë komuna e Ferizajt kanë ndikuar që të ketë një gjendje më të qetë sa i përket virusit korona. Ai përmendi edhe pakon emergjente ku tha se në këtë pako parashihet ndihmë edhe për komunat.


“Në kuadër të masave të pakos fiskale emergjente kemi paraparë ndihmën edhe për komunat pastaj edhe për ndërmarrjet publike që kanë problem me likuiditet dhe gjithashtu edhe për bujqësinë, kulturën, rininë e sportin, në anën tjetër, që në këtë krizë mos ta humbim normalitetin e jetës tonë”, tha Kurti.


Në anën tjetër kryetari i komunës Agim Aliu, tha se kjo vizitë ishte një mundësi për të njoftuar kryeministrin për veprimet që kanë ndërmarrë si komunë.


“Ky takim ishte mundësi për të treguar dhe për atë se çfarë kemi bërë ne si komunë e Ferizajt dhe e njoftova kryeministrin që ne kemi marrë shumë masa, shumë veprime dhe vendime të cilat kemi konsideru se janë të domosdoshme në mënyrë që të kemi epilog sa më të mirë që përballja e jonë të jetë sa më e suksesshme me pademinë, sigurisht këto masa kanë qenë të të dyja niveleve, por ne kemi marrë masa dhe do të vazhdojmë të marrim masa pasi konsiderojmë se përballja do të jetë e vazhdueshme derisa të konstatohet se ka ikur kjo tashmë”, tha Aliu.


Kryeministri Kurti u pyet për mospërfshirjen e gazetarëve në pakon emergjente të cilët po e kryejnë punën në terren ashtu si mjekët, policët, inspektorët, e punëtorë të sektorëve të tjerë.


“Pakoja jonë fiskale dhe emergjente është ciklike ne nuk kemi bërë një pako për gjithë këtë vit, por është për këtë muaj e muajin tjetër e eventualisht edhe një më vonë, sepse shpresojmë që do të dalim nga kjo krizë, por pajtohem që duhet ta adresojmë këtë çështje në qeverinë në detyrë me Ministrinë e Financave dhe Transfereve në mënyrë që të shohim se edhe ata që nuk i kemi përfshirë siç janë punëtorët e pastrimit, shoferët, e në këtë rast edhe gazetarët gjithashtu t’i përfshijmë”,tha Kurti.


Kryeministri në detyrë i Kosovës, tha se muaji prill është vendimtar lidhur me përmirësimin apo jo të situatës me pandeminë, duke bërë apel që të respektohen rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Avdi H. Ahmeti

Published

on

Është ndarë nga jeta Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avdi H. Ahmeti nga Ferizaj.

Njoftimi mortor u bë i ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Ferizaj.

Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit do të bëhet të mërkurën, më 04.11.2026 ora 14:15 në varrezat e lagjes Karametaj, të fshatit Greme të Ferizajt.

#

Continue Reading

Ferizaj

Ndalohet për 48 orë një person për rastin e vdekjes të punëtorit në Ferizaj

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar për ndalimin e një personi me inicialet B.T. lidhur me rastin që ka ndodhur dje rreth orës 15:50, në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, ku humbi jetën një punëtor derisa po punonte në një objekt ndërtimi.  Viktima dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Sipas prokurorisë, i arrestuari B.T. është ndaluar nën dyshimin për veprën penale  “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Njoftimi i Prokurorisë:

Ndalohet një person për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”

Ferizaj, 13 Tetor 2026– Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar me iniciale B.T., në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”nga neni 358 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Rasti në fjalë ka ndodhur në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, rreth orës 15:50:, ku, një person, i cili po kryente punime në një objekt ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar i Qendrës Emergjente në Ferizaj, kurse, me urdhëresë të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i vitkimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokurori i shtetit, pas daljes në vendin e ngjarjes, ka udhëzuar Policinë dhe Inspektoratin e Punës, për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethaneve të këtij rasti.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit të lartëpërmendur, brenda afatit ligjor do të vazhdoj me procedurat e mëtejme ligjore.

#

Continue Reading

Ferizaj

Humb jetën një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Published

on

Një punëtor 54 vjeç ka humbur jetën pasi dyshohet se gjatë punës të jetë rrëzuar në një objekt në ndërtim në Ferizaj.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:40, në rrugën “Cen Dugolli”.  

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipet e Emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij. Sipas policisë dyshohet se gjatë punimeve ndërtimore viktima është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.

Në vendngjarje kanë dalë edhe hetimet rajonale dhe inspektorët e punës derisa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.

Continue Reading

Trending