Connect with us

Botë

Kosova përfshihet në Apple Store dhe Apple Music

Published

on

Cupertino, Kaliforni – Kompania amerikane Apple ka njoftuar se duke filluar nga sot, ka shtuar numrin e klientëve në të gjithë botën të cilëve u ofron shërbimet më të njohura të kësaj kompanie App Store, Apple Arcade, Apple Music, Apple Podcasts dhe iCloud, të cilat  tani janë në dispozicion edhe në 20 vende të tjera, ndërsa Apple Music në 52 vende të tjera.

“Ne jemi të të lumtur që përdoruesve t’u ofrojmë shërbimet më të dashura të Apple në më shumë vende se kurrë më parë,” tha Oliver Schusser, nënkryetar i Apple për Apple Music dhe Content International.

“Shpresojmë që klientët tanë do të mund të gjejnë aplikacionet, lojërat, muzikën dhe podcast-et e tyre më të preferuara, gjersa kënaqemi me krijuesit, artistët dhe zhvilluesit më të mirë në botë.”

App Store, Apple Arcade, Apple Music, Apple Podcasts dhe iCloud tani janë në dispozicion në vendet dhe rajonet e mëposhtme:

Afrika: Kameruni, Bregu i Fildishtë, Republika Demokratike e Kongos, Gaboni, Libia, Maroku, Ruanda dhe Zambia.

Azi-Paqësor: Maldive dhe Burma.

Evropa: Bosnja dhe Hercegovina, Gjeorgjia, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia.

Lindje e Mesme: Afganistani (përjashtuar Apple Music) dhe Iraku.

Oqeani: Nauru (përjashtuar Apple Music), Tonga, dhe Vanuatu.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Botë

Izraeli thotë se ka vrarë zyrtarë të lartë të inteligjencës iraniane

Published

on

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë se kanë vrarë zëvendësministrin e inteligjencës së Iranit për çështjet e Izraelit, Sayed Yahya Hamidi.

Jalal Pour Hossein, udhëheqës i divizionit të spiunazhit në Ministrinë e Inteligjencës, u vra gjithashtu, së bashku me “zyrtarë të tjerë të regjimit”, thuhet në njoftim.

Detaje se si, kur ose ku u vranë nuk jepen.

Por, shtohet se selia e Ministrisë së Inteligjencës në Teheran u godit “pak kohë më parë”.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Botë

Gjysmëhëna e Kuqe: Më shumë se 550 persona të vrarë në Iran

Published

on

Organizata iraniane Gjysmëhëna e Kuqe njoftoi të hënën se 555 persona janë vrarë në sulmet e përbashkëta të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit.

Sipas raportit të saj, 131 qytete janë përfshirë nga sulmet që nga dita e parë e tyre më 28 shkurt.

Gjysmëhëna e Kuqe shtoi se operacionet e shpëtimit, ndihmës, transportit dhe shërbimeve mjekësore janë duke vazhduar.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Botë

Irani refuzon negociatat me SHBA-në, ndërsa Trump paralajmëron hakmarrje të fuqishme

Published

on

Kryetari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Larijani, tha se Teherani “nuk do të negociojë” me Uashingtonin.

Ai i bëri komentet disa orë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u zotua se do të vazhdojë t’i ndëshkojë “terroristët” me “forcën e plotë” të ushtrisë amerikane.

Në një postim në rrjetin X, Larijani shkroi:

“Ne nuk do të negociojmë me Shtetet e Bashkuara. Sot, kombi iranian po mbron veten”.

Të dielën, në një video gjashtëminutëshe që postoi në platformën e tij Truth Social, Trump tha se lufta kundër Iranit mund të zgjasë katër javë, megjithëse u duk se e la derën hapur për bisedime të mëtejshme me udhëheqësit mbijetues në Teheran.

“Në 36 orët e fundit, Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tyre po kryejnë Operacionin Tërbimi Epik – një nga ofensivat ushtarake më të mëdha, më komplekse dhe më dërrmuese që bota ka parë ndonjëherë”, tha Trump.

Ai shtoi se operacionet luftarake në Iran “po vazhdojnë me forcë të plotë” dhe “do të vazhdojnë derisa të arrihen të gjitha objektivat tona”.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Trending