Connect with us

Ferizaj

Rimëkëmbja ekonomike sfidë për vendin

Published

on

Rimëkëmbja ekonomike pas përfundimit të pandemisë Covid-19, do të jetë sfidë për Kosovën kur merren parasysh dëmet e paraqitura në nivel lokal, por edhe global. Shumica e bizneseve në Kosovë, gati në të gjithë sektorët, kanë raportuar vlera të mëdha të humbjeve financiare dhe zvogëlim të kapaciteteve prodhuese, si rezultat i masave të marra nga Qeveria më 13 mars për parandalimin e përhapjes së pandemisë.


Lulzim Shabani, njohës i ekonomisë, thotë se bizneset në vend mund të rimëkëmben vetëm me ndihmën e institucioneve, të cilat, sipas tij, duhet të hartojnë strategji adekuate dhe atë sa më shpejtë që të jetë e mundur.
“Padyshim se bizneset po jetojnë periudhën më të vështirë të tyre jo vetëm në dekada, por edhe në shekullin e fundit, prandaj pos shëndetit do të duhej të ishte rimëkëmbja ekonomike e bizneseve pas pandemisë, bizneset kanë parashtruar kërkesat e tyre, kanë filluar dialoget mes bizneseve dhe autoriteteve dhe ky dialog duhet të sjellë rezultate konkrete, bizneset kanë raportuar shkurtime të vendeve të punës, humbje të tyre, zvogëlim të kapaciteteve prodhuese dhe në këtë frymë nevojitet strategji zhvillimore e institucioneve për të dizajnuar pakon ekonomike emërgjente e cila do të duhej të ishte në rimëkëmbjen e bizneseve”, tha Shabani.


Shabani thotë se një ndër format e rimëkëmbjes ekonomike është edhe ndryshimi i pakos fiskale.


“Është e vështirë të mendohet se cila do të ishte rruga më e duhur që bizneset ta kalojnë sa më lehtë këtë periudhë, por gjykoj që lehtësimi i politikave fiskale do të ishte hapi i parë për të ndihmuar dhe më pas të dizajnohen pako të tjera, këtu hynë kreditë, subvencionet, pagesat e qirave, grejs-periudha apo shtyerja e kësteve, e kështu me radhë”, tha Shabani.


Sipas Shabanit, edhe niveli lokal nuk duhet të rri duarkryq.


“Padyshim që kryesor është niveli qëndror, por edhe autoritetet lokale kanë përgjegjësitë, detyrimet dhe obligimet e tyre, siç është Drejtoria Zhvillimit, ajo e Bujqësisë, e Financave të bashkëpunojnë me bizneset që të gjejnë rrugë e metoda për të lehtësuar periudhën e pas pandemisë”, tha Shabani.


Deri më tani nuk ka ndonjë shifër të saktë të humbjeve ekonomike, por sipas Ministrisë së Financave dhe Transfereve, vlerësohet se 6 milionë euro në ditë Kosova ka humbur për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Një burrë theret me kaçavidë nga dy persona në Ferizaj

Published

on

Një burrë është therur me kaçavidë nga dy persona të panjohur në Ferizaj.

Rasti është raportuar mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:30. Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit mjekësor është liruar.

Ferizaj / 21.09.2026 – 22:30.

‘Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se i njëjti është therur me një mjetë të mprehtë (kaçavidë) nga dy persona të panjohur. Pas tretmanit mjekësor i njëjti është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Javën e kaluar Policia shqiptoi 1205 gjoba dhe pezulloi 30 patenta shoferi në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba për kundërvajtje në trafik  dhe ka pezulluar 20 patentë shoferi.

Në këtë hark kohor janë regjistruar 30 aksidente përfshirë edhe ato ku mbetën të lënduar 13 persona.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 14-20.09.2026 janë shqiptuar 1.205 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 30 aksidente, nga të cilat 9 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 13 persona 21 aksidente me dëme materiale”- thuhet në komunikatën e së hënës (21.09.2026) të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë Rajonale të Ferizajt.

Continue Reading

Ferizaj

Gjendet në Tiranë 80 vjeçari nga Ferizaj i raportuar i zhdukur që nga 17 gushti

Published

on

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njoftoi se 80-vjeçari Hamëz Ismali nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i zhdukur që nga 17 gushti, është gjetur në Tiranë.

Ismaili aktualisht është në trajtim mjekësor në spitalin e Tiranës.

Gjetja e tij u bë e mundur falë kërkimeve intensive dhe bashkëpunimit të Shoqatës për Kërkim Shpëtim me policinë e Kosovës, atë të Shqipërisë, qytetarëve dhe ekipeve të angazhuara në këtë operacion.

Familjarët e Ismailit kishin bërë thirrje publike qytetarëve për informacion për vendndodhjen e tij, pasi për herë të fundit ishte parë më 18 gusht në Stacionin e Autobusëve në Tiranë, ku kishte mbërritur me një kompani transportuese nga Kosova.  

“Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njofton se, pas kërkimeve intensive së bashku me Policinë e Kosovës dhe angazhimit të ekipeve, është bërë e mundur gjetja e z. Hamëz Ismali, 80 vjeç, nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i humbur që nga data 17 gusht.

Z. Hamëz është gjetur në Tiranë, ku aktualisht po merr trajtim në spital.

Shpresojmë që gjendja e tij të përmirësohet sa më shpejt dhe që së shpejti të rikthehet pranë familjes dhe në shtëpinë e tij. Falënderojmë Policinë e Kosovës, Policinë e Shqipërisë, si dhe të gjithë qytetarët, institucionet dhe personat e tjerë që kontribuuan dhe ndihmuan në gjetjen e z. Hamëz”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Shoqatës së Kosovës për Kërkim Shpëtim.

#

Continue Reading

Trending