Connect with us

Ferizaj

Taksistët ankohen për mospërfshirje në Pakon Emergjente Fiskale

Published

on

Shoferët e taksive në Ferizaj kanë shprehur pakënaqësi për mospërfshirje në Pakon Emërgjente Fiskale të miratuar nga qeveria Kurti. Edhe pse kanë aplikuar që të jenë përfitues të fondeve të kësaj pakoje, ata thonë se ende nuk e dinë se a do të ndodhë një gjë e tillë, meqë në xhirollogaritë bankare nuk iu ka dalë asnjë cent.

“Që 5 vite  punoj me taksi, jemi 5 anëtarë me taksi e mbaj familjen, me të vërtet jemi të zhgënjyer, paguajmë rrymën, ujin e me qëndru në shtëpi, nuk e di çfarë të themi edhe ne jemi të këtij vendi”, tha Sabri Jaha, taksist.

“Afër 10 vite punoj taksist, 2 muaj s’kam punu hiç edhe u dashtë me na dhënë diçka por jo. Kemi aplikuar, por nuk na kanë dalë ende, jemi duke prit, por po duket që s’ka asgjë për neve, na kanë thënë me qëndru në shtëpi, ne me këtë mbesim gjallë dhe atë mezi që bëjmë idare, shpenzime kemi, kredi kam hy me regjistru kerrin”, tha Basri Qerimi, taksist.

“Ne kemi aplikuar për pakon fiskale si tatimpagues që jemi, por ne jemi të anashkaluar nga kjo pako dhe është një padrejtësi që na është bërë neve. Ne me vendim të kryetarit të komunës e kemi ndalë punën dhe e kemi respektuar atë vendim dhe nuk kemi punuar, ne kërkojmë që të sqarohet çështja jonë se edhe ne kemi aplikuar për këtë pako fiskale”, tha Mërgim Sadriu.

Këta shoferë të taksive thonë se përkundër që kanë filluar punën, nuk janë duke pasur të hyra.

“Që tri ditë kemi filluar hala 2 euro nuk i kam marrë”, tha Jaha.

“Punë nuk  është duke pas hiç, me thënë të drejtën me 2-3 euro tërë ditën jemi duke  e kaluar, nuk ka punë”,tha Qerimi.

Shoferët e taksive në Ferizaj kërkuan që nëse nuk ndihmohen përmes Pakos Fiskale të qeverisë, atyre t’iu bëjë një zgjidhje qeveria lokale.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen tre persona për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj arrestoi të mërkurën mbrëma tre meshkuj kosovarë, tek të cilët janë gjetur substanca narkotike.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë kontrollit të një automjeti me targa vendore ne te cilin ndodheshin tre persona, policia ka gjetur dhe konfiskuar  një qese me narkotikë të llojit kokainë në peshë 1.63 gram, disa paketime  me narkotikë të llojit marihuanë në peshë prej 3.71 gram, një pako me letra  mbështjellëse dhe  një aparat për bluarje.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt  ka arrestuar personin e kërkuar L.Q ( M/K) i moshës 25 vjeç.  

Ai u arrestua, të hënën,  më 15.04.2024 rreth orës 15:00, në një qendër tregtare në afërsi të stacionit policor në Ferizaj, pasi ishte shpallur në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprat penale ‘‘Rrezikim i trafikut publik” dhe “Kalim i paautorizuar i vend kalimeve kufitare ” , për të cilat është dënuar me 72 ditë burgim.

Pas kompletimit të dokumentacionit i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit.

Continue Reading

Ferizaj

I dyshuari për vrasjen dhe plagosjen në Ferizaj dërgohet në mbajtje për 48 orë

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se është dërguar në mbajtje për 48 orë i arrestuari V.A., i dyshuar për vrasjen e ish gruas (21 vjeçe) dhe plagosjen e vëllait të mitur (15 vjeç) të viktimës.

Sipas prokurorisë, dorasi dyshohet për veprën penale “vrasja”, ndërsa brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të parashtrohet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

“I dyshuari në këtë rast, me iniciale V.A., me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme, rreth orës 14:40, në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, kurse i dyshuari është arrestuar rreth orës 15:15.

Si pasojë e të shtënave, viktima 21 vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse i plagosuri, vëllai i viktimës, i moshës së mitur është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Mjeku kujdestar, Sefedin Fazliu tha se i plagosuri është pranuar me plagë shpuese nga arma e zjarrit në parakrahun e djathtë dhe pas intervenimit kirurgjik i është hequr plumbi .

Më pas, pacienti është transferuar për trajtim në repartin e ortopedisë në spitalin e Ferizajt, tha Fazliu.

Continue Reading

Trending