Connect with us

Ferizaj

Në prezantimin e punës 6 mujore qytetarët kërkojnë investime

Published

on

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, bashkë me ekipin e tij për afër katër orë rresht bashkëbiseduan me qytetarë të kësaj komune. Në këtë diskutim publik, kryetari i komunës i njoftoi qytetarët për të arriturat, sfidat dhe projektet që kanë realizuar në gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Po ashtu, aty u diskutua edhe korniza afatmesme buxhetore për vitin 2021-2023.

“Kemi dëshmuar edhe gjatë dy viteve të kaluara të qeverisë sonë dhe jemi duke dëshmuar edhe në këtë vit që ne jemi qeverisje më kreative dhe më inovative që kanë të bëjnë me projekte unike dhe një ndër projektet unike është edhe hapja e ambulancës veterinare shkollore  që është për herë të parë në Kosovës, gjithashtu projekt unik që zhvillon me këtë rast Ferizaj do të jetë edhe sistemi antibreshër dhe dalëngadalë do të zgjerohemi me këtë projekt që do t’i dalim në mbrojtje bujqve tanë, po ashtu për herë të parë në nivel të Kosovës kemi shpërndarë 330 koshere bletësh, një lloj i veçantë që nuk është shpërndarë në Kosovë asnjëherë. Po ashtu, tashmë ka përfunduar gjithçka sa i përket ndërtimit të Fabrikës së Ujit në Talinoc të Muhaxherëve dhe më në fund do të ketë sasi të mjaftueshme të ujit për fshatrat që kanë pasur telashe me ujë”, tha Aliu.

Pas fjalimit disa minutësh të kryetarit, radha u erdhi atyre që ishin të ftuar. Ishin kryesisht kryetarët e fshatrave ata të cilët morën fjalën duke dhënë vërejtje, lëvdata, e duke ngritur shumë probleme me të cilat ballafaqohen komunitetet e tyre.

“Kemi pritur që me vazhdu shtrati i lumit në anën tonë në Jezerc deri tek bashkimi i lumenjve, çka ka ndodhë me të? Tjetra është që në fshatin Jezerc ka mbetur trotuari i papërfunduar i rrugës kryesore dhe është brengë e të gjithëve”, tha Nazmi Baliu, përfaqësues i fshatit Jezerc.

“Fshati Gaçkë ka mungesë të ujit të pijes, nuk ka trotuar edhe pse është thënë se do të bëhet, kemi nevojë për çerdhe në fshatin tonë”, tha Feriz Sejdiu, përfaqësues i fshati Gaçkë.

“Kemi probleme me mbeturina në fshatinë Llojza për të cilat duhet me u angazhu aty dikush”, tha përfaqësuesi i fshatit Llojza.

“Ka raste që dy shtëpi lypin me u asfaltu rruga, ndërsa ne në Mirosalë  e kemi një rrugë që janë 3 lagje dhe janë 90 shtëpi dhe aty rruga është e ngushtë e pa trotuar“, tha Përparim Bytyqi, përfaqësues i fshatit Mirosalë.

Në këtë diskutim publik, kritika pati nga përfaqësuesit e organizatës joqeveritare Iniciativa për Progres.  

“Si ka rezultuar që komuna e Ferizajt çmimet e kontratave gjatë pandemisë kanë qenë shumë të larta, rasti konkret është dezinfektimi i hapësirave publike ku për metër katror është paguar 64 centë, ndërsa çmimi mesatar në komuna të tjera ka qenë 20 centë dhe gjithashtu në kontratë  nuk është specifikuar sasia, a e konsideroni këtë shkelje të ligjit apo mungesë të transparencës komunale?”, tha Shpend Mustafa nga INPO.

“Lidhur me kontratat e pandemisë në momentin kur e keni ngritur këtë shqetësim e kam ftuar shefin e prokurimit dhe i ka dhënë sqarimet, po sido që të jetë, jemi në dispozicion për gjithçka dhe mundeni me sqaru në Zyrën e Prokurimit pa ndonjë problem“,tha Aliu.

Në këtë debat publik, drejtoresha e Financave bëri të ditur se niveli qendror ka vendosur që në vitin e ardhshëm të jenë 500 mijë euro më pak për investime  kapitale në Ferizaj.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen dy të dyshuar për trafikim të kokainës

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona të dyshuar për trafikim narkotikësh.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, gjatë kontrollit të disa objekteve janë gjetur dhe sekuestruar 734.4 gram substancë narkotike e llojit kokainë.

Pos drogës, policia ka sekuestruar  edhe 15.005 €, 3950 franga zvicerane, dy telefona mobil, dy vetura dhe disa gjësende tjera që lidhen me rastin.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Një valixhe e gjetur në rrugën Doganaj–Brezovicë, policia kërkon pronarin

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se në rrugën magjistrale Doganaj–Brezovicë, afër fshatit Duraj, është gjetur një valixhe e zezë që dyshohet se i ka rënë ndonjë udhëtari nga automjeti.

Sipas njoftimit të policisë, qytetari B. B. nga Kaçaniku ka raportuar se më 26 tetor, rreth orës 17:30, gjatë qarkullimit në këtë rrugë, kishte vërejtur valixhen në mes të rrugës dhe më pas e ka dorëzuar në stacionin policor në Kaçanik.

Gjatë kontrollimit të valixhes, janë gjetur disa rroba personale dhe mjete pune.

Policia ka bërë të ditur se valixhja ndodhet aktualisht në stacionin policor në Kaçanik dhe fton personin që e ka humbur të paraqitet për verifikim dhe marrje të valixhes.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një i mitur në Ferizaj për tentim vrasje

Published

on

Policia ka arrestuar një të mitur në Ferizaj për vrasje në tentativë.

I dyshuari pas një mosmarrëveshjeje kishte therur një person tjetër.

Viktima është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, kurse i i mituri i dyshuar është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. 

Continue Reading

Trending