Connect with us

Ferizaj

Ndahen kupa e medalje për klubet kampione në kategoritë U13, U15 dhe U17

Published

on

Lidhja Rajonale e Futbollit të  Ferizajt së bashku me Federatën e Futbollit të Kosovës organizuan sot ceremoninë për ndarjen e kupave për  klubet kampione në kategoritë  U13, U15 dhe U17.

 Kampionët të cilët kishin trimfuar gjatë sezonit ishin klubi i futbollit “Dinamo”, ai i “Vizioni”-it dhe klubi i futbollit “Ferizaj”, të cilët sot edhe u shpërblyen me kupa e medalje për suksesin e arritur.

“Sot i kemi thirrur për me ua nda nga një shpërblim kampionëve edhe pse në gjysmë të kampionatit nuk ndahen shpërblime, por duke e parë situatën me pandeminë vendosëm t’i shpërndajmë sot. Sot janë paraparë që klubi i “Dinamos”, “Vizioni” dhe ”Ferizaj” që janë kampion të marrin kupat dhe medalje”, tha   Afrim Haliti, kryetar i Lidhjes Rajonale të Futbollit të Ferizajt.

Trajnerët e klubeve triumfuese thanë se këto medalje dhe kupa do të jenë motiv për lojtarët.

“Sot kemi marrë medalje dhe kupa për vendin e parë, për shkak të pandemisë që u ndërpre kampionati ne kemi qenë në vend të parë dhe jemi shpallur kamipon dhe sot Lidhja Rajonale e Futbollit po i shpërndanë mirënjohjet për vendin e parë dhe të dytë, këto medalje janë të mira për lojtarë pasi rrisin motivin për punë, për lojë e për gara, pasi kjo kohë është pak e vështirë për fëmijë, por po  shpresojmë që në vjeshtë do t’i rikthehemi normalitetit”, tha  Fatlum Hajrullahu, trajner i  KF “Ferizaj” për pionerët.

 “Është një motiv shtesë pasi që marrë parasysh kohën e pandemisë e cila na ka neglizhuar punën dhe si shpërblim që kemi qenë në vendin e parë në gara regjionale sot edhe jemi duke u shpërblyer”, tha  Vigan Shaqiri, trajner i KF “Vizioni”.

“Çdo trajner po të ishte në pozitën tonë do ta ndjente vetën krenarë dhe të lumtur, edhe ne sot kemi arsye të gëzohemi, pasi me punën që kemi bërë kemi arritur ta realizojmë qëllimin si ekipi më i mirë në regjionin e Ferizajt për U13”, tha Fatos  Ademi, trajner i KF “Dinamo”.

Komiteti Ekzekutiv në Federatën e Futbollit të Kosovës tashmë e ka shpallur të mbyllur ciklin garues 2019/20 për grupmoshat e reja.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Ndalohet për 48 orë një person për rastin e vdekjes të punëtorit në Ferizaj

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar për ndalimin e një personi me inicialet B.T. lidhur me rastin që ka ndodhur dje rreth orës 15:50, në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, ku humbi jetën një punëtor derisa po punonte në një objekt ndërtimi.  Viktima dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Sipas prokurorisë, i arrestuari B.T. është ndaluar nën dyshimin për veprën penale  “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Njoftimi i Prokurorisë:

Ndalohet një person për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”

Ferizaj, 13 Tetor 2026– Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar me iniciale B.T., në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”nga neni 358 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Rasti në fjalë ka ndodhur në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, rreth orës 15:50:, ku, një person, i cili po kryente punime në një objekt ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar i Qendrës Emergjente në Ferizaj, kurse, me urdhëresë të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i vitkimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokurori i shtetit, pas daljes në vendin e ngjarjes, ka udhëzuar Policinë dhe Inspektoratin e Punës, për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethaneve të këtij rasti.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit të lartëpërmendur, brenda afatit ligjor do të vazhdoj me procedurat e mëtejme ligjore.

#

Continue Reading

Ferizaj

Humb jetën një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Published

on

Një punëtor 54 vjeç ka humbur jetën pasi dyshohet se gjatë punës të jetë rrëzuar në një objekt në ndërtim në Ferizaj.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:40, në rrugën “Cen Dugolli”.  

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipet e Emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij. Sipas policisë dyshohet se gjatë punimeve ndërtimore viktima është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.

Në vendngjarje kanë dalë edhe hetimet rajonale dhe inspektorët e punës derisa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.

Continue Reading

Ferizaj

Siguria juaj fillon me zgjedhjen e duhur të sigurimit

Published

on

Në jetën e përditshme përballemi me situata të papritura – në rrugë, gjatë udhëtimeve, në punë apo edhe në shtëpi. Pikërisht për këtë arsye, sigurimi është një nga investimet më të mençura që mund të bëni për veten, familjen dhe biznesin tuaj.

Selim Shabani B.I., bashkëpunëtori kompanisë së sigurimeve PRISIG, ofron zgjidhje profesionale dhe të besueshme për të gjithë ata që kërkojnë siguri, stabilitet dhe mbrojtje financiare në çdo situatë.

Me një qasje të drejtpërdrejtë dhe këshillim profesional, ai ju ndihmon të zgjidhni paketën e sigurimit që i përshtatet më së miri nevojave tuaja – duke ju kursyer kohë dhe duke ju ofruar mbrojtje të plotë.

Shërbime të plota sigurimi për individë dhe biznese

Nëpërmjet bashkëpunimit me PRISIG, ofrohen një gamë e gjerë sigurimesh:Klientët mund të përfitojnë nga një gamë e gjerë shërbimesh sigurimi, duke përfshirë:

•  Sigurim i shëndetit në udhëtim – për udhëtime të sigurta jashtë vendit

•   Sigurim shëndetësor – kujdes dhe mbrojtje për shëndetin tuaj

•   Sigurim i personave nga aksidentet – mbështetje financiare në rast të aksidenteve të papritura

•   Sigurim TPL & TPL+  – sigurim i detyrueshëm dhe i zgjeruar për automjete

•  Sigurim Kasko i automjeteve – mbrojtje e plotë për veturën tuaj

•  Sigurim i pronës, banesës dhe shtëpisë – siguri për pronën dhe familjen tuaj

•  Sigurim i ofertës (tenderit) – për kompani që marrin pjesë në tenderë

•   Sigurim i kontratës (ekzekutimit) – garanci për realizimin e kontratave

Qasja profesionale, këshillimi i drejtë dhe shërbimi i shpejtë janë vlerat që e bëjnë Selim Shabanin një partner të besueshëm për çdo klient.

Për informata shtesë ose për të zgjedhur sigurimin që i përshtatet më së miri nevojave tuaja, mund të kontaktoni: Selim Shabani B.I.

Bashkëpunëtor i kompanisë së sigurimeve PRISIG

*Artikull i sponsorizuar

Continue Reading

Trending