Connect with us

Ferizaj

Gjoba deri në 8 mijë euro për qytetarët që nuk i respektojnë masat mbrojtëse

Published

on

Masat e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve të Ferizajt nga ora 21:00 deri në orën 5:00 të mëngjesit, janë rikthyer nga dita  sotme.

Në Policinë e Ferizajt thonë se tashmë e kanë përpiluar planin operativ për të zbatuar masat e reja të vendosura nga Qeveria e Kosovës.

“Me të pranuar vendimin nga ana e Qeverisë për kufizimin e lëvizjes nga ora 21:00-05:00 njësitet policore kanë filluar me përpilimin e planit operativ dhe nga ora 21:00-05:00 siç dihet është e kufizuar lëvizja për të gjithë qytetarët, prandaj ne do t’i udhëzojmë policët që ta realizojnë këtë vendim të Qeverisë në koordinim të plotë edhe me Inspektorët Komunal”, tha Agim Gashi, zëdhënës i PK në Ferizaj.

Gashi  apelon tek qytetarët që ta respektojnë vendimin e Qeverisë në mënyrë që t’u shmangen dënimeve, të cilat në bazë të ligjit fillojnë nga 1 mijë deri në 8 mijë euro.

“Kërkojmë nga qytetarët që të respektojnë masat e caktuara si bartja e maskave, mbajtja e distancës dhe respektimin e orarit të kufizimit dhe krejt me qëllim që të parandalohet përhapja e virusit“, tha Gashi.

Në komunën e Ferizajt numri i të infektuarve aktiv me COVID-19  ka shkuar në 101, gjë e cila ka bërë që Ferizaj të renditet ndër 4 komunat ku është kufizuar tërësisht lëvizja e qytetarëve nga ora 21:00 deri në orën 5:00 të mëngjesit.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Zbulohen pesë emigrantë në një kamion në Terminalin Doganor në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka gjetur 5 emigrantë të paligjshëm  në një rimorkio kamioni në Terminalin Doganor në Ferizaj. 

Sipas policisë, tre nga emigrantët  e zbuluar janë të moshës 17 vjeç, një 18 vjeç dhe një 28 vjeç.

“Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 16:00, policia ka pranuar një informatë se në Terminalin Doganor, në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, në një rimorkio të një kamioni me targa vendore, sipas zyrtarëve doganorë, dyshohej se ndodheshin disa emigrantë të paligjshëm.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendngjarje kanë dalë njësitë reaguese dhe Njësia e Hetimeve nga stacioni policor në Ferizaj. Pas hapjes së bllokadave të rimorkios, janë hasur pesë emigrantë: tre prej tyre 17 vjeç, një 18 vjeç dhe një 28 vjeç, të cilët nuk posedonin dokumentacion identifikues.

Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori kujdestar dhe njësia për migrim, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë në trajtim të mëtejshëm të dyshuarit, si dhe drejtuesin e kamionit, shtetasin kosovar B.B., 38 vjeç.” thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Ndëshkohet me 300€ gjobë dhe 6 muaj ndalesë për tejkalim të shpejtësisë në Ferizaj

Published

on

Një shofer 22-vjeçar është kapur nga policia në Ferizaj duke qarkulluar me shpejtësi 106 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 40 km/h.

Për këtë kundërvajtje, shoferi E.S është gjobitur me 300 euro, 3 pikë negative dhe ndalim i drejtimit të mjetit për 6 muaj

“Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 09:35, njësia policore nga Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, gjatë kontrollit me radar në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, ka ndaluar një automjet të tipit VW Touran me targa vendore. Gjatë matjes së shpejtësisë, është konstatuar se shoferi E.S., 22 vjeç, po qarkullonte me shpejtësi 106 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 40 km/h.

Për këtë kundërvajtje, ndaj tij janë shqiptuar këto masa:

Gjobë në vlerë prej 300€,

3 pikë negative dhe masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit për 6 muaj.”

Continue Reading

Ferizaj

Shoferi gjobitet me 500 € dhe i konfiskohet vetura pasi shkeli masën e ndalimit të vozitjes

Published

on

Policia në Ferizaj ka konfiskuar një automjet të tipit Golf, pasi gjatë kontrollit policor është konstatuar se shoferi ishte aktualisht nën masën mbrojtëse “Ndalim i drejtimit të mjetit.”

Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollit të trafikut më 10.07.2025 në rrugën “12 Qershori” në Ferizaj, u konstatua se shoferi B.K., 25 vjeç, kishte të shqiptuar një masë të mëhershme të heqjes së patentë shoferit nga data 17.04.2025 deri më 16.07.2025, dhe i njëjti po drejtonte automjetin në kundërshtim me vendimin.

Si pasojë, ndaj tij është shqiptuar gjobë për kundërvajtje trafiku në vlerë prej 500€, janë aplikuar 5 pikë negative dhe masa mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit për 6 muaj.

Për shkak të pikëve të akumuluara dhe kundërvajtjeve të përsëritura, është vendosur edhe masë mbrojtëse shtesë prej 12 muajsh, si dhe është konfiskuar automjeti.

Continue Reading

Trending