Connect with us

Ferizaj

Veteranët protestojnë kundër aktakuzave të Speciales

Published

on

Veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë protestuar sot edhe në qytetin e Ferizajt.

Duke respektuar rekomandimet e institucioneve shëndetësore për parandalimin e përhapjes së Covid-19, ata u mblodhën për të ngritur zërin kundër aktakuzave të ngritura nga Zyra e Prokurorit Special në Hagë ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli.

Kryetari i OVL-së së UÇK-së në Ferizaj Rafiz Sejdiu, thotë se marrë për bazë mënyrën se si është  publikuar aktakuza ndaj Thaçit e Veselit, Gjykata Speciale është e papranueshme, e njëanëshme, madje edhe e dyshimtë.

“Jemi mbledhur anekënd Kosovës në kushte e rrethana të jashtëzakonshme për të protestuar e kundërshtuar akuzat e padrejta e të njëanëshme e të ndikuara politikisht nga një pjesë e Bashkësisë Ndërkombëtare. Shpallja e pazakontë ndaj drejtuesve të UÇK-së befasoi botën e qytetëruar, kurse popullin liridashës të Kosovës që luftoi kundër makinerisë serbe e  zhgënjeu thellë, pasi zbatimin e ligjit po e shkelin vet ata duke bërë këso akuza, si pasojë e veprimit të kësaj Gjykate u anulua takimi në Uashington, me këtë rast ky veprim i prokurorit është i pamatur dhe i padrejtë i cili ka lëshuar deklaratën para se Gjykata të konfirmoj akuzën, prandaj kjo Gjykatë është  e papranueshme, e njëanëshme dhe e dyshimtë”,  u shpreh Sejdiu.

Kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politik në Ferizaj Xhavit Zariqi, drejtoi akuza ndaj bashkësisë ndërkombëtare duke thënë se aktakuza duhet të ngriten ndaj serbëve të cilët kryen krime jo vetëm në Kosovë, por edhe në Ballkan.

“Nazifashizmi ballkanik rrënjët i ka në Serbi dhe ato aty po rifuqizohen me fajin e bashkësisë ndërkombëtare ndaj bartësit të gjenocidit në Kroaci, Bosnjë e Kosovë. Denazifikimi i Serbisë nuk është bërë e as që ka nis të bëhet dhe pa të nuk do të ketë paqe në Ballkan, Gjykata Speciale do të duhej të ngritet për denazifikimin e Serbisë ashtu siç u ngrit gjykata në Gjermani, ata pak persona që janë dënuar nga radhët e militantizmit serb kryejnë funksione shtetërore, kjo katergori njerëzish janë të rehatuar dhe bashkësia ndërkombëtare çfarë mund të pres më, nëse vazhdohet me këtë tolerim gjendja vetëm do të përkeqësohet”, tha Zariqi.

Protesta kundër Gjykatës Speciale u mbajtën në të gjitha qytetet e Kosovës.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Avdi H. Ahmeti

Published

on

Është ndarë nga jeta Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avdi H. Ahmeti nga Ferizaj.

Njoftimi mortor u bë i ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Ferizaj.

Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit do të bëhet të mërkurën, më 04.11.2026 ora 14:15 në varrezat e lagjes Karametaj, të fshatit Greme të Ferizajt.

#

Continue Reading

Ferizaj

Ndalohet për 48 orë një person për rastin e vdekjes të punëtorit në Ferizaj

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar për ndalimin e një personi me inicialet B.T. lidhur me rastin që ka ndodhur dje rreth orës 15:50, në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, ku humbi jetën një punëtor derisa po punonte në një objekt ndërtimi.  Viktima dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Sipas prokurorisë, i arrestuari B.T. është ndaluar nën dyshimin për veprën penale  “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Njoftimi i Prokurorisë:

Ndalohet një person për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”

Ferizaj, 13 Tetor 2026– Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar me iniciale B.T., në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”nga neni 358 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Rasti në fjalë ka ndodhur në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, rreth orës 15:50:, ku, një person, i cili po kryente punime në një objekt ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar i Qendrës Emergjente në Ferizaj, kurse, me urdhëresë të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i vitkimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokurori i shtetit, pas daljes në vendin e ngjarjes, ka udhëzuar Policinë dhe Inspektoratin e Punës, për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethaneve të këtij rasti.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit të lartëpërmendur, brenda afatit ligjor do të vazhdoj me procedurat e mëtejme ligjore.

#

Continue Reading

Ferizaj

Humb jetën një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Published

on

Një punëtor 54 vjeç ka humbur jetën pasi dyshohet se gjatë punës të jetë rrëzuar në një objekt në ndërtim në Ferizaj.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:40, në rrugën “Cen Dugolli”.  

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipet e Emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij. Sipas policisë dyshohet se gjatë punimeve ndërtimore viktima është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.

Në vendngjarje kanë dalë edhe hetimet rajonale dhe inspektorët e punës derisa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.

Continue Reading

Trending