Connect with us

Ferizaj

Komuna tentoi ta ndalë hovin e ndërtimeve në Ferizaj me vendime të paligjshme

Published

on

Në fillim të vitit 2018 Drejtoria e Urbanizmit kishte ndërprerë procedurat për lëshimin e lejeve e ndërtimore, ndërsa në verën e vitit 2019 kryetari i Ferizajt pati marrë vendim që të pezulloj të gjitha lejet ndërtimore, saktësisht për objektet e banimit kolektiv, si masë efektive e cila, siç thuhej, do të mundësonte mirëplanifikimin e territorit dhe ndërtimet sipas kritereve dhe standardeve më të larta në këtë fushë. Mirëpo, këto vendime, sipas drejtorit të Urbanizmit Lulzim Aliu, edhe pse të kundërligjshme, ishin marrë me qëllim që të ndalojnë sado pak kërkesat e shumta për ndërtime.

“Ajo ka qenë një masë, një preventivë për me e ndalë vrullin e kërkesave për ndërtim, sepse duke e pas parasysh që PZHK-ja është një plan që nuk po na jep mundësi dhe kushte të mira të zhvillimit të qytetit, ka qenë një pretendim i yni që sado pak me u ndalë vrulli derisa të bëjmë disa rregulla dhe norma të cilat pos që do të zbatohen mirë, i japin edhe orientim qytetit. Sigurisht ne me ligj e kemi të ndaluar me bë ndalimin e lejeve ndërtimore, kanë vazhduar kërkesat për leje ndërtimore me një intensitet më të ulët dhe kemi shkuar dalëngadalë duke e bë orientimin e këtyre kërkesave dhe duke ua mbushur mendjen ndërtimtarëve që në formën se si ka shkuar nuk bën, me kushtet e ndërtimit që janë ndërtu në vitin 2017-2018 nuk bën sepse ata që kanë me ardhë pas nesh do të na shajnë. Ne duhet me u pajtu me fatin që  e kemi një dokument të keq, por duhet me pas kurajo me prit edhe pak deri t’i bëjmë disa norma e plane detaje për qytetin”, tha Aliu.

Drejtori i Urbanizmit,  thotë se po bëjnë përpjekje t’i japin orientimin e duhur qytetit përmes hartave zonale, por një gjë të tillë, sipas tij, po ua pamundëson Plani Zhvillimor Komunal.

“Është koncept në krejt Kosovën që hartat zonale që janë rrjedhim i planit zhvillimor komunal me u bë në këtë formë, unë nuk po mundem me u pajtu që hartat zonale me dhënë detaje për secilën parcelë,  por hartat zonale duhet me qenë harta që na japin zona të caktuara, orientime të caktuara për zhvillimin e qytetit. Janë përpjekjet e fundit që jam duke i bë tash për me ia dhënë formën orientimit të qytetit. Është i rëndë orientimi i qytetit, pastaj problemi tek këto dokumente është se unë nuk po mundem me u pajtu që me qit një dokument me miratu kur krejt drejtorët e drejtorive e kanë të paqartë këtë dokument, ky dokument është multi-sektorial dhe një drejtor tjetër duhet me pas të qartë këtë dokument, me pas të qartë se çfarë synime ka komuna për 8 vite, gjë që nuk kuptohet. Është keq që po na bie me u anku vazhdimisht, por unë jam duke bërë luftën për me pas një dokument më të mirë, jam i pakënaqur, por megjithatë tash kur e kemi obligim ligjor duhet me përfundu, unë nuk do ta mbaj barrën e përgjegjësisë nëse del me gabime, sepse me gjoks nuk po shtyhet”, tha Aliu.

Drejtori i Urbanizmit tha se aktualisht janë duke lëshuar leje ndërtimore përmes ligjit të ndërtimit dhe normave teknike, meqë planet rregullative nuk janë në fuqi. 

Tani në qytetin e Ferizajt  ndërtimtarët janë duke ndërtuar me koeficientin 7, që i bie se ndërtuesit mund të ndërtojnë mbi 10 kate në kuadër të lejes së ndërtimit që e marrin.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Festim Ramadani dënohet me 16 vjet burgim për vrasjen në Bibaj të Ferizajt

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj, departamenti për Krime të Rënda, e ka shpallur fajtor ish-policin Festim Ramadanin për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Ramadani është dënuar me 16 vjet burgim. Sipas aktgjykimit, në dënim do të llogaritet edhe koha e tij e kaluar në paraburgim, nga 16 gushti 2024. Dënimi do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Sipas akuzës, ngjarja kishte ndodhur më 16 gusht 2024, rreth orës 19:21, në parkingun e oborrit të restorantit “F. Palace”, në fshatin Bibaj të Komunës së Ferizajt, gjatë një ceremonie martesore.

I pandehuri akuzohej se me dashje dhe paramendim, për motive të pretenduara familjare, kishte shtënë me një armë zyrtare automatike të policisë në drejtim të viktimës S.S., duke e privuar atë nga jeta në vendin e ngjarjes.

Gjykata ka vendosur që Festim Ramadanit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më gjatë se kohëzgjatja e dënimit të shqiptuar.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar, thuhet mes tjerash në njoftim.

#

Continue Reading

Ferizaj

Një burrë theret me kaçavidë nga dy persona në Ferizaj

Published

on

Një burrë është therur me kaçavidë nga dy persona të panjohur në Ferizaj.

Rasti është raportuar mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:30. Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit mjekësor është liruar.

Ferizaj / 21.09.2026 – 22:30.

‘Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se i njëjti është therur me një mjetë të mprehtë (kaçavidë) nga dy persona të panjohur. Pas tretmanit mjekësor i njëjti është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Javën e kaluar Policia shqiptoi 1205 gjoba dhe pezulloi 30 patenta shoferi në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba për kundërvajtje në trafik  dhe ka pezulluar 20 patentë shoferi.

Në këtë hark kohor janë regjistruar 30 aksidente përfshirë edhe ato ku mbetën të lënduar 13 persona.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 14-20.09.2026 janë shqiptuar 1.205 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 30 aksidente, nga të cilat 9 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 13 persona 21 aksidente me dëme materiale”- thuhet në komunikatën e së hënës (21.09.2026) të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë Rajonale të Ferizajt.

Continue Reading

Trending