Connect with us

Ferizaj

Të shtunën dhe të dielën mbahet gara e kampionatit të Kosovës në çiklizëm

Published

on

Këtë të shtunë dhe të dielë do të mbahet gara e kampionatit të Kosovës në çiklizëm, ku do të marrin pjesë 9 klube nga qytete të ndryshme të Kosovës.

Kryetari i Federatës së Çiklizimit të Kosovës, Avni Nuha, tha se ka kohë që është përpjekur që të mbahet kjo garë dhe pas disa tentativa u lejua që ajo të organizohet këtë vikend në autostradën “Arbën Xhaferi”.

“Federata e Çiklizimit të Kosovës pas disa angazhimeve të mëdha dhe anulimeve që vinin nga ministria nga IKSHP-ja më në fund erdhi përgjigja pozitive që kampionati i Kosovës të mbahet dhe nesër fillon në qytetin e Ferizajt. Ky event që është shumë me rëndësi është nën  ombrellën e Federatës Botërore, ndërsa e mbikqyrë Federata e Çiklizimit të Kosovës së bashku me klubin nikoqir “Kastrioti”. Sipas informatava që kemi do të vijnë të gjitha klubet dhe fatmirësisht Federata është hapur edhe me 3 klube të reja, klubi “Vjosa”, “Hajvalia” dhe “Dardana” nga Kamenica, për të cilat do të jetë kënaqësi që të marrin pjesë”, tha Nuha.

Nuha tregon se të shtunën do të mbahet gara e kronometrit,  ndërsa të dielën do të mbahet etapa e gjatë 125 km.

“Nesër do të filloj nga ora 11:00 është garë kronometër, është në autostradë dhe do të filloj nga  rrethi në fshatin Bibaj deri në Babush dhe anasjelltas, 22 kilometra, do të lëshohen çiklistët  një nga nje pas çdo 1 minuti. Ndërsa të dielën është 125 kilometra, do të filloj përsëri në Ferizaj, do të shkojmë  deri në Doganaj të Kaçanikut, do të kthehemi përsëri në Ferizaj, ndërsa finishi do të jetë në Han të Elezit“, tha Nuha.

E çiklistët fitues, përveç mjeteve financiare, do të kenë  edhe përfitime të tjera.

Çiklistët përfitojnë mjete fnanciare, por mbi të gjitha fitojnë pikë botërore, ne jemi duke punuar që ndonjë çiklist nga Kosova ose nga Ferizaj të marrë pjesë në lojërat olimpike”, tha Nuha.

Kryetari i Federatës së Çiklizmit të Kosovës, u bëri apel qytetarëve  që në  intervalet sa zhvillohet gara,  të evitojnë qarkullimin nëpër autostradën “Arbën Xhaferi”.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Policia gjobitë 326 shoferë në Ferizaj për përdorim të telefonit gjatë ngasjes

Published

on

Gjatë muajit janar 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka gjobitur 326 shoferë për përdorim të telefonit gjatë ngasjes, pasi sipas policisë, me këtë veprim ata kanë rrezikuar sigurinë e tyre dhe atë të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Sipas policisë, përdorimi i telefonit vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, pasi edhe një sekondë pakujdesie të përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve.

Continue Reading

Ferizaj

Ndërroi jetë artisti dhe koreografi i shquar ferizajas, Bajram Tahiri

Published

on

Ka ndërruar jetë Bajram Tahiri, artist,  valltar dhe koreografi i shquar i ansamblit “Kastriotët” në Ferizaj.

I ndjeri gjithë jetën e tij artistike ia kushtoi ruajtjes dhe begatimit të traditës dhe trashëgimisë kulturore, fillimisht si valltar pastaj edhe si koreograf i A.K.V ,,Kastriotët” Ferizaj.

Për një periudhë kohore, nga viti 1999-2009, Tahiri ishte Drejtor Operativ në KRM “Pastërtia”, pastaj nga viti 2017 deri në vitin 2020 shërbeu si këshilltar politik në  Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, derisa  nga viti 2010 udhëhoqi me  kompaninë “Mbrojtja e Ambientit”.

Mbledhja komemorative për artistin e ndjerë, Bajram Tahiri, mbahet më 3 Shkurt 2026, ora 14:00 në Teatrin “Adriana” kurse ceremonia e varrimit nga ora 15:30 në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Ferizaj

Ngritët aktakuza e parë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzën e parë lidhur me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, për veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”.

Në njoftim bëhet e ditur se sipas aktakuzës, më 28 dhjetor 2025, në një qendër të votimit në qytetin e Shtimes, i pandehuri me inicialet M.A., ka dëmtuar dokumentet e votimit lidhur me zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Me këto veprime janë përmbushur elementet e veprës penale për të cilën është ngritur aktakuza pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se të gjitha rastet eventuale që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor të 28 dhjetorit 2025, do të trajtohen me prioritet dhe në përputhje të plotë me ligjin, me qëllim të mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit.

Continue Reading

Trending