Connect with us

Ferizaj

LDK kritikon pushtetin lokal për mosorganizim të debateve publike për buxhetin

Published

on

Miratimi i buxhetit të komunës së Ferizajt për vitin 2021 mund të përcjellet me telashe, për shkak se nuk është në përputhje me afatet kohore siç është e paraparë me ligj.

Kështu thotë asamblisti i LDK-së në Ferizaj Imri Hashani, sipas së cilit, draft-buxheti ka qenë dashur të jetë në duart e kuvendarëve për shqyrtim qysh në fillim të muajit.

“Buxheti rrjedhimisht është në interes të qytetarëve dhe deri më 30 shtator është afati i fundit që duhet të miratohet në Kuvend, ndërsa pushteti  nuk na e ka sjellur neve si draft për me shqyrtu, nuk e ka sjellur as në Komitet, sot është data 18 dhe dy ditë i kemi vikend dhe deri më 21 nuk do të na vie materiali, kurse ligji thotë hapur se materiali për çdo seancë të Kuvendit duhet t’iu sjellet anëtarëve të Kuvendit 7 ditë pune para seancës së Kuvendit, ndërsa neve ende nuk  na është sjellur dhe nëse të hënën na vie materiali atëherë nuk është zënë afati ligjor për me u shpërnda materiali”, tha Hashani.

Hashani thotë ekzekutivi është treguar jotransparent lidhur me draftimin e buxhetit për vitin e ardhshëm, duke mos mbajtur asnjë debat publik .

 “Ky pushtet nuk e ka  parë të arsyeshme të thirrë debat me qytetarë për buxhetin, pushteti mund të arsyetohet se është pandemia dhe nuk kanë mundur të mbajnë, por ne e dimë që janë mbajtur disa debate me qytetarë në teatrin e Ferizajt, aty ka qenë për disa rregullore të cilat kanë pasur më pak peshë për qytetarë, prandaj ky pushtet ka mundur të thërras debat, por siç e dimë pushteti i ka numrat dhe do ta kalojnë ashtu pa u diskutuar me qytetarë e pa e ditur edhe ne për të, por kjo nuk është çudi pasi ky pushtet gjithherë i bjen punët para aktit të kryer”, u shpreh Hashani.

Në anën tjetër, Albion Sherifi, zyrtar për marrëdhënie me publikun në komunën e Ferizajt, tha se nuk kanë organizuar diskutime publike meqë për buxhetin krijohet numër i madh i qytetarëve. Ai thekson se kërkesat dhe rekomandimet e qytetarëve i kanë pranuar përmes platformave elektronike.

Të gjitha komunat  jo vetëm e Ferizajt është detyruar që të mbaj dikutimet publike për buxhetin në forma alternative në këtë rast e kam fjalën për formën digjitale. Një gjë të tillë e ka bërë edhe komuna jonë dhe jo vetëm për të plotësur kriterin ligjor, por me patjetër të marrim kërkesat e qytetarëve për hartimin e projekt-buxhetit. Ne kemi dhënë sqarimet  me kohë në kohën e përgatitjes, ku qytetarët kanë pasur një adresë, e-mail adresë, kanë pasur një link, kanë pas gjithë infrastrukturën e nevojshme digjitale, këto kërkesa janë duke u shqytuar nga Drejtoria e Financave  në mënyrë që të përfshihen sipas mundësive, ndërsa sa i përket diskutimeve buxhetore e dimë që kanë një pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve kështu që kemi shmangur takimin fizik me ta, ndërsa për dokumente të tjera jnaë bërë takime publike, por në një numër jashtëzakonisht të ulët, sepse ftesa është bërë për grupe specifike”, tha Sherifi.

Buxheti i komunës së Ferizajt për vitin 2021 është paraparë të jetë 31 milionë e 485 mijë euro.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Gjobitet me 500 € për ndezje zjarri në Sojevë të Ferizajt

Published

on

Një banor i fshatit Sojevë të Ferizajt është ndëshkuar me 500 €  gjobë nga Policia e Kosovës për ndotje të mjedisit dhe rrezikim nga përhapja e zjarrit.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se rasti është raportuar të dielën mbrëma, më 16.08. 2026.

“Zyrtarët policorë të stacionit në Ferizaj, me datën 16.08. 2026, rreth orës 22:00, kanë pranuar ankesa nga qytetarët për djegie të materialeve të ndryshme në një oborr, në rrugën “Bau Beiden”, në fshatin Sojevë.

Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka identifikuar personin e dyshuar, SH.SH., 55-vjeçar.

Për shkak të ndotjes së mjedisit dhe rrezikut që zjarri paraqiste për pronat përreth, ndaj tij, në bazë të Ligjit Nr. 08/L-071, neni 49, është shqiptuar gjobë në vlerë prej 500 eurosh” thuhet mes tjerash në njoftim.

Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin veprimet që mund të shkaktojnë zjarre, ndotje të mjedisit apo rrezikim të pronës dhe jetës së qytetarëve, veçanërisht gjatë temperaturave të larta.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen 5 persona në Ferizaj, të dyshuar për “Vrasje në tentativë”

Published

on

Policia në Ferizaj ka njoftuar se 5 persona janë dërguar në mbajtje kurse një tjetër është dërguar për trajtim në QKUK, si pasojë e pjesëmarrjes në rrahje që ndodhi pas një mosmarrëveshjeje në orët e hershme të së martës.

Sipas policisë, në rrahjen e dhunshme ishin përfshirë pesë meshkuj kosovarë dhe një shtetas i huaj derisa në vendngjarje është sekuestruar një kaçavidë.

Tre nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor në Ferizaj, ndërsa njëri nga ta është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.

Rasti po hetohet si “Vrasje në tentativë”. Me vendim të prokurorit, pesë të dyshuar janë intervistuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari që gjendet në QKUK nuk është intervistuar për arsye të gjendjes shëndetësore.

Continue Reading

Ferizaj

Bëhet i ditur identiteti i viktimave të aksidentit tragjik në Gjermani

Published

on

Në aksidentin tragjik të komunikacionit, që ndodhi ditë më parë në afërsi të Nittendorfit, në rajonin e Regensburgut në Bavari, humbën jetën Tahir Tahiri, 61 vjeç, Gentian Tahiri, 34 vjeç dhe Laurent Aliu, 16 vjeç, që të tre nga lagjja Nuhaj e fshatit Komogllavë të Ferizajt.

Identiteti i të ndjerëve u bë i ditur në njoftimin mortor të publikuar në faqen e fshatit Komogllavë, ku më tej thuhet se data dhe koha e ceremonisë së varrimit  do të bëhet e ditur sapo të merren vendimet përkatëse.

Të ndjerët humbën jetën teksa po ktheheshin nga Kosova drejt vendit ku jetonin në Gjermani.

Continue Reading

Trending