Connect with us

Ferizaj

Gastronomët kundër masave të reja të Qeverisë

Published

on

Nga sot kanë hyrë në fuqi 29 masat e reja të miratuara nga Qeveria e Kosovës për mbrojtje nga pandemia COVID-19.

E me këto masa Qeveria ua ka ndaluar restoranteve dhe kafeterive funksionimin nga ora 21:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit, përveç shërbimeve “Merr me vete“.

Përfaqësuesi i  këtij sektori në Ferizaj, Agon Zhinipotoku,  thotë se  pronarë të gastronomisë janë lodhur nga masat të cilat po vendosen nga Qeveria e ku më i atakuari po është ky sektor.

“Është absurde që nëse deri në orën 21:00 ke të drejtë me dalë e me u shërby me cafe e ushqim atëherë pse jo edhe më gjatë, nuk mendoj që virusi nuk është prezent ditën dhe jo natën, është vendim i qeverisë, por ne deri tash kemi qenë të hendikepuar, na është ndaluar muzika nga ora 21:00 jemi pajtuar me këtë por tani kanë vendosur edhe masa shtesë. Na ka thënë që dy javë do të jetë ky vendim, kemi protestuar disa herë, kemi thyer pjatat, kemi dorëzuar çelësat dhe na është vazhduar për 1 orë, mandej pa muzikë që për neve nuk ia vleu me punu e tash edhe më hiç “, tha Zhinipotoku.

Kurse epidemiologët po i mirëpresin masat kufizuese që i ka vendosur qeveria.

“Qeveria e Kosovës në bazë të propozimit të IKSHPK-së duke  parë rrezikun që prapë po shkon në rritje numri i të infektuarve ka ndërmarrë masa më të rrepta në mbrojtje të popullatës duke bërë kufizim, por të gjitha kato masa janë shumë të mirëseardhura pasi unë shoh nëpër furra, në markete që shumë pak respektohen masat, e sidomos maska. Ne menjëherë i kemi harruar muajt e parë duke menduar që s’ka më virus”, tha Sylejman Topalli, epidemiolog.

Po ashtu, me masat e reja Qeveria e Kosovës ka vendosur që mësimi në nivelin e lartë arsimor të zhvillohet online, por jo edhe ai fillor dhe i mesëm duke ngjallur kështu reagime të shumta.

Epidemiologu në pension, Topalli sqaron pse ka mundur të vie deri te një vendim i tillë.

“Statistikat kanë treguar që nxënësit më pak infektohen dhe sigurisht qeveria e ka paraparë këtë situatë dhe normal vitet fillore janë më probem me zhvillu mësimin online dhe këto kanë mundur me qenë shkaku pse shkollat fillore dhe të mesme nuk janë mbyllur“,tha Topalli.

Ndër masat e tjera që Qeveria e Kosovës ka vendosur është ndalimi i grumbullimit të qytetarëve në numër prej më shumë se 5 personash në sheshe publike, parqe dhe vende të tjera publike.  Personat me sëmundje kronike dhe gratë shtatzëna lirohen nga paraqitja në punë dhe punëdhënësit udhëzohen të krijojnë kushtet për angazhimin e tyre online nga shtëpia. Personave mbi moshën 65 vjeçare u lejohet dalja jashtë shtëpisë gjatë orarit 6:00- 10:00 dhe 16:00-19:00. Jashtë këtij orari kanë të drejtë të dalin vetëm për nevoja shëndetësore.

Këto vendime do të vlerësohet brenda dy javësh dhe varësisht nga situata epidemiologjike do të vlejnë deri në një vendim tjetër.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Avdi H. Ahmeti

Published

on

Është ndarë nga jeta Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avdi H. Ahmeti nga Ferizaj.

Njoftimi mortor u bë i ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Ferizaj.

Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit do të bëhet të mërkurën, më 04.11.2026 ora 14:15 në varrezat e lagjes Karametaj, të fshatit Greme të Ferizajt.

#

Continue Reading

Ferizaj

Ndalohet për 48 orë një person për rastin e vdekjes të punëtorit në Ferizaj

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar për ndalimin e një personi me inicialet B.T. lidhur me rastin që ka ndodhur dje rreth orës 15:50, në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, ku humbi jetën një punëtor derisa po punonte në një objekt ndërtimi.  Viktima dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Sipas prokurorisë, i arrestuari B.T. është ndaluar nën dyshimin për veprën penale  “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Njoftimi i Prokurorisë:

Ndalohet një person për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”

Ferizaj, 13 Tetor 2026– Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar me iniciale B.T., në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”nga neni 358 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Rasti në fjalë ka ndodhur në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, rreth orës 15:50:, ku, një person, i cili po kryente punime në një objekt ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar i Qendrës Emergjente në Ferizaj, kurse, me urdhëresë të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i vitkimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokurori i shtetit, pas daljes në vendin e ngjarjes, ka udhëzuar Policinë dhe Inspektoratin e Punës, për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethaneve të këtij rasti.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit të lartëpërmendur, brenda afatit ligjor do të vazhdoj me procedurat e mëtejme ligjore.

#

Continue Reading

Ferizaj

Humb jetën një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Published

on

Një punëtor 54 vjeç ka humbur jetën pasi dyshohet se gjatë punës të jetë rrëzuar në një objekt në ndërtim në Ferizaj.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:40, në rrugën “Cen Dugolli”.  

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipet e Emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij. Sipas policisë dyshohet se gjatë punimeve ndërtimore viktima është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.

Në vendngjarje kanë dalë edhe hetimet rajonale dhe inspektorët e punës derisa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.

Continue Reading

Trending