Connect with us

Ferizaj

Përfundon gjykimi ndaj Faik Graincës, të enjten shpallet vendimi

Published

on

Ka përfunduar sot shqyrtimi gjyqësor ndaj ish-drejtorit të Urbanizmit në Ferizaj Faik Grainca, i cili akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim të dokumentit zyrtar.

Në fjalën përfundimtare, prokurori  Burim Çerkini tha se aktakuza e ngritur nga Prokuroria për të akuzuarin Faik Grainca mbetet në fuqi, ndërsa për Arben Kurteshin që akuzohej për falsifikim të peticionit, tërhiqet aktakuza në mungesë të provave të cilat dëshmojnë se Kurteshi ka kryer falsifikim të dokumenteve.

 “Për të akuzuarin Faik Grainca mbetemi në tërësi pranë aktakuzës dhe kualifikimit juridik si dhe provave që mbështesin këtë akuzë ku pas administrimit të tyre dhe rishqyrtimeve gjyqësore është vërtetuar në mënyrë të padyshimtë se në veprimet e të akuzuarit Faik Grainca janë prezente elementet e veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422, paragrafi 1 të kodit penal të Republikës së Kosovës. Ndërsa, për të akuzuarin Arben Kurteshi për shkak të veprës penale falsifikim i dokumenteve nga neni 398, paragrafi 1 nga provat e administruara në këtë shqyrtim gjyqësor nuk është mundur që të vërtetohet se veprimet e tij bien ndesh me dispozitën e nenit 398, përkatësisht  nuk është vërtetuar se veprimet  e tij përbëjnë vepër penale për çka është ngarkuar dhe në mungesë të provave fajësuese në kuptim të nenit 363 për të akuzuarin Arben Kurteshi tërhiqemi nga ndjekja penale”, tha Çerkini.

Fjalën përfundimtare e tha edhe pala e dëmtuar, derisa kërkuan nga Gjykata që të vë në pah se si peticionit të Arben Kurteshit iu shtuan afër 140 nënshkrime, kur vet Kurteshi ka deklaruar se peticioni i tij përmbante vetëm 21 nënshkrime.

“I gjithë procesi i inicimit, hartimit, trajtimit dhe vendosjes mbi Planin Zhvillimor Komunal është  përcjellur me shkeljet e identifikuara në fjalët përfundimtare dhe me qëllimin e vetëm të shkaktimit të shkeljes së të drejtave pronësore të palëve të dëmtuara dhe krijimit të përfitimit pasuror për familjen e Arben Kurteshit, Fatmir dhe Fahredin Grainca që gjenden në rrugën ”Astrit Bytyqi”. E tërë procedura e hartimit të PZHK-së u bë me ndryshimin e destinimit të brezit në të gjitha rrugët me qëllim të ndryshimit të parcelës 2939-0 e cila është parcela e vetme në Ferizaj që si parcelë e tërë është destinuar për ndërtim të lartë në kundërshtim me vullnetin e banorëve të rrugës dhe bazuar në një peticion të falsfikuar dhe të parregullt të dorëzuar në emër të Arben Kurteshit“, theksoi Kushtrim Palushi, avokat i familjes Haliti.

“I akuzuari  ka manipuluar me numra kinse ekzistojnë 159 nënshkrime pro ndërtimit të lartë dhe vetëm 58 nënshkrime kundër ndërtimit të lartë. Nga provat vërtetohet se kundër ndërtimit të lartë vetëm peticioni dorëzuar nga Orhan Ibrahimi kishte 60 nënshkrime pa i llogaritur peticionet  e tjera që ishin kundër ndërtimit të lartë. Këto veprime i akuzuari i kishte ndërmarrë për realizimin e qëllimit të përbashkët të të dy akuzuarve, ndryshimit të destinimit të parcelës kadastrale 2939 për banim kolektiv, iniciativë që i akuzuari e kishte nisur në vitin 2015 ku për këtë parcelë i kishte lëshuar leje ndërtimore për ndërtim të lartë familjes së Arben Kurteshit dhe investitorëve  Fatmir e Fahredin Grainca”, tha Bekim Haliti, palë  e dëmtuar.

“Në shumë seanca gjyqësore Faik Grainca ka deklaruar se tokave tona u ka hypur vlera, por si ka mundësi që tokës sime t’iu rritet vlera kur më është bërë shtëpia banim individual, kurse oborri banim kolektiv, investimet në shtëpinë time tani janë zero”, tha Orhan Ibrahimi, palë e dëmtuar.

I akuzuari Faik Grainca kërkoi nga Gjykata që të marrë aktgjykim lirues ndaj tij pasi, siç tha ai, asnjë dëshmitar dhe asnjë provë nuk dëshmon se ai ka keqpërdorur pozitën zytare.

“PZHK-ishte rezultat i punës së grupeve tematike i të gjitha drejtorive dhe shumë faktorëve të jashtëm dhe Ministrisë, prandaj janë absurde konstatimet se unë paskam arritur t’i manipuloj edhe komisionet, edhe KPF-në, edhe Kuvendin, edhe Ministrinë dhe të vish deri të një konstatim i tillë së paku duhet të ketë ndonjë pohim nga këto organe. Nuk qëndon konstatimi se PZHK është hartuar me procedura të përshpejtuara, por këto procedura kanë zgjatur 21 muaj. Në fund, konstatoj se PZHK-ja është vepër  e Kuvendit Komunal, e propozuar dhe e përgatitur nga të gjitha drejtoritë dhe si i tillë mbetet dokumenti më i mirë që ka pasur ndonjëherë komuna”, deklaroi Grainca.

Shpallja e aktgjykimit ndaj ish-drejtorit të Urbanizmit në komunën e Ferizajt Faik Grainca, do të bëhet këtë të enjte, më 5 nëntor.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Sekuestrohen 60 kg marihuanë dhe arrestohen katër të dyshuar

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar 4 persona pasi zbuloi dhe sekuestroi rreth 60 kilogramë substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë.

Kjo sasi e narkotikëve u sekuestrua pas një aksioni në dy lokacione në Prishtinë dhe në fshatin Babush të Ferizajt.

Aksioni i policisë u realizua në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Prishtinë dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), pas zhvillimit të hetimeve disa mujore dhe zbatimit të masave të veçanta hetimore.

Të arrestuarve, një (1) shtetas i Republikës së Kosovës, dy (2) shtetas të Republikës së Serbisë dhe një (1) shtetas i Republikës së Shqipërisë, u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, për shkak se të njëjtit dyshohen për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.”

Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar edhe dy (2) vetura, dhe një (1) kamion.

Continue Reading

Ferizaj

“Ecim me policinë tonë” – Aktivitet në shënim të Ditës së Çlirimit të Ferizajt

Published

on

Në shënim të Ditës së Çlirimit,  Stacioni policor në Ferizaj, organizon më 12 Qershor ecjen e përbashkët me Forcën e Sigurisë, institucionet lokale, shoqërinë civile, klubet sportive dhe organizatat e ndryshme.

Në njoftim bëhet e ditur se aktiviteti do të nisë nga Palestra e Sporteve “Bill Clinton”, fiks nga ora 08:30 dhe do të përmbyllet në Parkun e Lirisë, ku do të organizohet një koktej rasti, si dhe do të zhvillohen rrëfime historike nga pjesëmarrësit dhe diskutime të hapura mbi rëndësinë e kësaj dite dhe vlerat e saj.

Bashkohuni me ne në Ecjen për Lirinë – në rrugëtimin e përbashkët në nderim të Ditës së Çlirimit”, thuhet mes tjerash në ftesën e Stacionit policor të Ferizajt.

Continue Reading

Ferizaj

Raportohet zhdukja e një djali në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se një djalë është raportuar i zhdukur në Ferizaj.

Zhdukja e të riut është raportuar të martën mbrëma, rreth orës 18:00.

“Më 10.06.2026 një femër kosovare ka raportuar se djali i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Continue Reading

Trending