Connect with us

Ferizaj

Partitë politike në Ferizaj të shqetësuara për zhvillimet e fundit në vend

Published

on

Gjatë ditës së djeshme, ish-presidenti i vendit Hashim Thaçi, ish-kryetari i PDK-së Kadri Veseli dhe deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje Rexhep Selimi, janë nisur drejt Hagës pasi ndaj tyre u konfirmuan aktakuzat nga ana e Gjykatës Speciale. Një ditë para tyre aktakuza iu konfirmua edhe ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqit, i cili edhe u arrestua nga policia e EULEX-it.

Për të gjitha këto zhvillime, përfaqësues të subjekteve politike në Ferizaj, pavarësisht ndasive politike, u shprehën se aktakuzat e ngritura ndaj luftëtarëve janë skandaloze dhe tejet të dhimbshme, duke thënë se është momenti i fundit që të ketë unitet në mes të të gjitha partive politike.

“Konsideroj se është një situatë jashtëzakonisht e rëndë edhe për neve si parti dhe si veteranë, por edhe si qytetarë, sepse krejt këto akuza janë bërë në drejtim të shtetit të Kosovës. Para 20 vitesh kauza e vërtet e popullit të Kosovës ka qenë çlirimi i Kosovës, është keq që nuk është bërë as me ligj as në ndonjë formë legale ajo situatë e asaj kohe që sot me u dëshmu se Kosova ka qenë e pushtuar dhe ka bërë luftë për çlirim. Tentimi për të lënë faj që është formuar Gjykata Speciale, por në fakt po harrojnë se presioni ndërkombëtar është i njëjtë siç u pa dje me arrestimet, njëjtë ka qenë presioni edhe kur është miratuar Gjykata. Tani ne duhet ta ruajmë gjakftohësinë”, tha Lulzim Aliu nga PDK-ja.

“Vendi sot dhe ditëve të kaluara është ballafaquar me një situatë jo të mirë për shkak të arrestimit të disa zyrtarëve të lartë të UÇK-së. Ne mendojmë se lufta e UÇK-së ka qenë e  drejtë dhe në këtë rast agresori nuk ka qenë UÇK-ja, por paramilitarët serbë. Ne besojmë fuqishëm në pafajësinë e të gjithë të arrestuarve dhe ngritja e aktakuzës ndaj tyre nuk do të thotë se është edhe fajësia e tyre. Ne kërkojmë nga qytetarët që të shpresojnë në aktin përfundimtar të drejtësisë, sepse në fund të fundit të gjithë do ta dëshmojmë se lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë dhe askush nuk mund ta fajësoj atë”, tha Balton Dërguti nga LDK-ja.

“Ky është produkt i votimit të Gjykatës nga deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe as Jakup Krasniqi e asnjë pjesëtar i UÇK-së nuk i ikë drejtësisë, por mënyra se si janë bastisur shtëpitë është jodinjitoze . Secili shqiptar që ka gjak shqiptari nuk i ka marrë këto zhvillime me kënaqësi, por ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe mos të zhvillojmë luftë politike. Edhe presidenti, edhe Kadri Veseli, edhe të tjerët, gjithë kanë qenë për çlirimin e Kosovës, të gjithë kanë dhënë kontribut. Ne si Ferizaj duhet të fillojmë të bashkërendojmë me të gjitha partitë politike, të fillojmë nga Ferizaj pasi shumë ngjarje kanë nisur nga këtu“, tha Besnik Berisha nga Nisma Socialdemokrate.

Kurse, veterani i UÇK-së nga Ferizaj Nexhat Shahini, fajëson bashkësinë ndërkombëtare për këto zhvillime.

“Vërtet zhvillimet e fundit kanë krijuar gjendje kaotike dhe janë shumë të dhimbshme. Akuzat e ngritura kanë për qëllim determinimin e shtetësisë së Kosovës, pasi në arenën ndërkombëtare këto zhvilime munden ta vënë në pikëpyetje edhe shtetësinë e Kosovës. Faji kryesor bie mbi bashkësinë ndërkombëtare, pasi që nga pas lufta sistemi i drejtësisë ka qenë kryekëput në dorën e ndërkombëtarëve, fillimisht ka qenë UNMIK-u, tani EULEX-i , të cilët ndoshta  kanë pasur program të sponsorizuar. Unë shpresoj që bashkësia ndërkombëtare nuk do të anoj dhe nuk do të merret me politikat e ndyra të orkestruara nga Serbia“, tha Shahini.

Më 3 gusht të vitit 2015 deputetë të Parlamentit të Kosovës kanë votuar pro themelimit të Gjykatës Speciale  me seli në Hagë, e cila në përbërjen e saj ka vetëm prokurorë e gjykatës ndërkombëtar.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen dy të dyshuar për trafikim të kokainës

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona të dyshuar për trafikim narkotikësh.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, gjatë kontrollit të disa objekteve janë gjetur dhe sekuestruar 734.4 gram substancë narkotike e llojit kokainë.

Pos drogës, policia ka sekuestruar  edhe 15.005 €, 3950 franga zvicerane, dy telefona mobil, dy vetura dhe disa gjësende tjera që lidhen me rastin.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Një valixhe e gjetur në rrugën Doganaj–Brezovicë, policia kërkon pronarin

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se në rrugën magjistrale Doganaj–Brezovicë, afër fshatit Duraj, është gjetur një valixhe e zezë që dyshohet se i ka rënë ndonjë udhëtari nga automjeti.

Sipas njoftimit të policisë, qytetari B. B. nga Kaçaniku ka raportuar se më 26 tetor, rreth orës 17:30, gjatë qarkullimit në këtë rrugë, kishte vërejtur valixhen në mes të rrugës dhe më pas e ka dorëzuar në stacionin policor në Kaçanik.

Gjatë kontrollimit të valixhes, janë gjetur disa rroba personale dhe mjete pune.

Policia ka bërë të ditur se valixhja ndodhet aktualisht në stacionin policor në Kaçanik dhe fton personin që e ka humbur të paraqitet për verifikim dhe marrje të valixhes.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një i mitur në Ferizaj për tentim vrasje

Published

on

Policia ka arrestuar një të mitur në Ferizaj për vrasje në tentativë.

I dyshuari pas një mosmarrëveshjeje kishte therur një person tjetër.

Viktima është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, kurse i i mituri i dyshuar është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. 

Continue Reading

Trending