Connect with us

Ferizaj

”AVONET” kërkon që shkollat e çerdhet të shndërrohen në qendra të COVID-19

Published

on

Derisa Sindikata e Arsimit dhe Këshilli i Prindërve në komunën e Ferizajt kanë deklaruar se procesi mësimor duhet të vazhdoj të zhvillohet nëpër institucione shkollore, rrjeti i organizatave joqeveritare ”AVONET” po kërkon që shkollat të mbyllen dhe ato të shndërrohen në qendra trajtimi për pacientët e infektuar me Covid-19.

Drejtori i kësaj organizate Kenan Gashi, thotë se procesi mësimor duhet të ndërpritet për më shumë se dy javë derisa të stabilizohet gjendja me pandeminë në nivel vendi.

“Burimet e infeksionit sipas hulumtimeve që kemi bërë vijnë nga institucionet e vendit dhe kjo është arsyeja që ne kemi kërkuar që të mbyllen shkollat dhe disa prej shkollave të kthehen në qendra të trajtimit për personat  që janë të infektuar me Covid-19 dhe spitalet të jenë të lira për rastet e tjera, pasi rastet e tjera nuk janë duke mundur me u trajtu. Ne këtë po e kërkojmë për shkak se shkollat kanë hapësira më të mëdha dhe lëvizjet mund të jenë më të mira edhe të pacientëve edhe punëtorëve shëndetësor, por edhe përcjellësve dhe jo sikur në institucionet shëndetësore ku në një dhomë kemi 3-4 pacientë, kështu që çerdhet dhe shkollat janë mundësia më e mirë për t’u kthyer në qendra të Covid-it dhe të trajtimit të personave të infektuar”, tha Gashi.

Në anën tjetër, drejtori i Arsimit në Ferizaj Afrim Llabjani, disa herë ka deklaruar se shkollat nuk janë burim i infeksionit.

“Është një çështje e cila i përket edhe institucioneve të tjera apo instancave më të larta shtetërore, por megjithatë ne do të jemi të kujdesshëm që mos të bëhet përhapja e tij, megjithatë po e them që shkollat nuk kanë qenë burim i infeksionit pasi ne kemi kaluar një muaj e gjysmë të procesit mësimor dhe nuk kemi numër të shtuar të nxënësve dhe mësimdhënësve, por këta nxënës dhe mësimdhënës të cilët janë të infektuar munden të jenë burim i infeksionit edhe dikund tjetër dhe jo në shkolla dhe kjo është e mira që duhet të vazhdojmë kështu përndryshe çdo hap tjetër i  cili duhet të ndërmerret  në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, atë të Shëndetësisë dhe IKSHPK ne do të ndërmarim masa dhe do të veprojmë“, u shpreh Llabjani.

 Gashi  po akuzon edhe institucioent  e tjera se janë shkaktar të përhapjes së virusit.

“Ne kemi parë edhe gjendjen e keqe nëpër institucione ku nuk ka dezinfektues,  nuk bëhet dezinfektimi në hapësirat e tyre dhe ky është një shkaktar kryesor që është përhapur infeksioni  dhe kështu që institucionet dinë të japin vërejtje qytetarëve, por vet institucionet që shqiptojnë gjoba nuk janë të përgjegjshëm në punën e tyre”, theksoi Gashi.

Gjatë ditës së sotme kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka thënë se shkollat do të vazhdojnë të jenë të hapura duke respektuar manualin e dalë nga Ministria e Shëndetësisë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Javën e kaluar Policia shqiptoi 1205 gjoba dhe pezulloi 30 patenta shoferi në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba për kundërvajtje në trafik  dhe ka pezulluar 20 patentë shoferi.

Në këtë hark kohor janë regjistruar 30 aksidente përfshirë edhe ato ku mbetën të lënduar 13 persona.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 14-20.09.2026 janë shqiptuar 1.205 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 30 aksidente, nga të cilat 9 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 13 persona 21 aksidente me dëme materiale”- thuhet në komunikatën e së hënës (21.09.2026) të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë Rajonale të Ferizajt.

Continue Reading

Ferizaj

Gjendet në Tiranë 80 vjeçari nga Ferizaj i raportuar i zhdukur që nga 17 gushti

Published

on

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njoftoi se 80-vjeçari Hamëz Ismali nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i zhdukur që nga 17 gushti, është gjetur në Tiranë.

Ismaili aktualisht është në trajtim mjekësor në spitalin e Tiranës.

Gjetja e tij u bë e mundur falë kërkimeve intensive dhe bashkëpunimit të Shoqatës për Kërkim Shpëtim me policinë e Kosovës, atë të Shqipërisë, qytetarëve dhe ekipeve të angazhuara në këtë operacion.

Familjarët e Ismailit kishin bërë thirrje publike qytetarëve për informacion për vendndodhjen e tij, pasi për herë të fundit ishte parë më 18 gusht në Stacionin e Autobusëve në Tiranë, ku kishte mbërritur me një kompani transportuese nga Kosova.  

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njofton se, pas kërkimeve intensive së bashku me Policinë e Kosovës dhe angazhimit të ekipeve, është bërë e mundur gjetja e z. Hamëz Ismali, 80 vjeç, nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i humbur që nga data 17 gusht.

Z. Hamëz është gjetur në Tiranë, ku aktualisht po merr trajtim në spital.

Shpresojmë që gjendja e tij të përmirësohet sa më shpejt dhe që së shpejti të rikthehet pranë familjes dhe në shtëpinë e tij. Falënderojmë Policinë e Kosovës, Policinë e Shqipërisë, si dhe të gjithë qytetarët, institucionet dhe personat e tjerë që kontribuuan dhe ndihmuan në gjetjen e z. Hamëz”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Shoqatës së Kosovës për Kërkim Shpëtim.

#

Continue Reading

Ferizaj

Në Ferizaj raportohen katër bankënota të dyshuara nga 500 €

Published

on

Policia në Ferizaj ka njoftuar se në një bankë janë dorëzuar katër bankënota në vlerë nga 500 €, të cilat dyshohet se janë falsifikuara.

Në raportin 24 orës, Policia ka njoftuar se kartëmonedhat e dyshuara janë sekuestruar për ekzaminim të mëtutjeshëm.

“Rr. Dëshmorët e Kombit, Ferizaj –  Raportohet nga banka se kanë pranuar katër bankënota në vlerë nga 500 €, të cilat dyshohet se janë falsifikuara. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar kartëmonedhat e dyshuara për ekzaminime të mëtutjeshëm. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori.”

Continue Reading

Trending