Connect with us

Ferizaj

Punëtorët e angazhuar përmes ”Caritasit” sërish probleme me paga

Published

on

Rreth 200 punëtorë të inkuadruar në shëndetësinë e Ferizajt përmes marrëveshjes së nënshkruar në mes të komunës së Ferizajt dhe ”Caritas Kosovës”, që nga muaji korrik nuk i kanë marrë pagat.

 Për këtë gjendje që përsëritet shumë shpesh, punëtorët e angazhuar përmes kësaj marrëveshje asnjëherë nuk pranojnë të flasin para kamerës, për shkak të frikës se mund të largohen nga puna.

Megjithatë, këtyre punëtorëve sot iu dha shpresë menaxheri i kësaj marrëveshje Xhevdet Haxhidema, duke njoftuar se sot ose nesër do të ekzekutohen pagat për muajin shtator.

“Siç e dimë kontrata e re mes këtyre dy institucioneve për ofrimin e shërbimeve shëndetësore në QKMF-në e Ferizajt është nënshkruar më 10 shtator. Nga kjo datë e tutje të gjithë punëtorët që kanë qenë të angazhuar më parë u është vazhduar kontata. Sa i përket shqetësimit që kanë ngritur punëtorët shëndetësor për paga ne jemi në përgatitje të listës për ekzekutimin e një page për këta punëtorë dhe tani që po flasim disa punëtorë janë duke u marrë me këtë punë dhe unë  e them me përgjegjësi të  plotë se sot ose nesër një pagë do të ekzekutohet, pastaj do ta shohim faturën e radhës që do ta përgatisim shumë shpejtë që të jemi në kohë edhe me një pagë tjetër”, tha Haxhidema.

Haxhidema tha se këta punëtorë nuk do ta marrin pagën e gushtit, pasi nuk kanë pasur marrëveshje për atë muaj.

“Të gjitha pagat në kontratën e kaluar janë përmbyllur në muajin korrik, ndërsa gjatë muajit gusht nuk ka pasur kontratë mes komunës dhe ”Caritas Kosova” dhe rrjedhimisht të gjithë punëtorët që kanë qenë të angazhuar ne i kemi njoftuar paraprakisht se gjatë muajit gusht nuk do të ketë kontratë dhe një pjesë  e këtyre punëtorëve janë liruar nga puna, kurse pjesa tjetër që e kemi vlerësuar si staf të domosdoshëm kanë punuar në baza vullnetare”, theksoi Haxhidema.

Përveç këtyre vonesave në paga, mantelbardhët të cilët punojnë në kuadër të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj të punësuar përmes ‘’Caritas Kosovës’’, nuk janë përfshirë as në Pakon Emergjente të Qeverisë së Kosovës.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Zbulohen pesë emigrantë në një kamion në Terminalin Doganor në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka gjetur 5 emigrantë të paligjshëm  në një rimorkio kamioni në Terminalin Doganor në Ferizaj. 

Sipas policisë, tre nga emigrantët  e zbuluar janë të moshës 17 vjeç, një 18 vjeç dhe një 28 vjeç.

“Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 16:00, policia ka pranuar një informatë se në Terminalin Doganor, në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, në një rimorkio të një kamioni me targa vendore, sipas zyrtarëve doganorë, dyshohej se ndodheshin disa emigrantë të paligjshëm.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendngjarje kanë dalë njësitë reaguese dhe Njësia e Hetimeve nga stacioni policor në Ferizaj. Pas hapjes së bllokadave të rimorkios, janë hasur pesë emigrantë: tre prej tyre 17 vjeç, një 18 vjeç dhe një 28 vjeç, të cilët nuk posedonin dokumentacion identifikues.

Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori kujdestar dhe njësia për migrim, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë në trajtim të mëtejshëm të dyshuarit, si dhe drejtuesin e kamionit, shtetasin kosovar B.B., 38 vjeç.” thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Ndëshkohet me 300€ gjobë dhe 6 muaj ndalesë për tejkalim të shpejtësisë në Ferizaj

Published

on

Një shofer 22-vjeçar është kapur nga policia në Ferizaj duke qarkulluar me shpejtësi 106 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 40 km/h.

Për këtë kundërvajtje, shoferi E.S është gjobitur me 300 euro, 3 pikë negative dhe ndalim i drejtimit të mjetit për 6 muaj

“Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 09:35, njësia policore nga Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, gjatë kontrollit me radar në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, ka ndaluar një automjet të tipit VW Touran me targa vendore. Gjatë matjes së shpejtësisë, është konstatuar se shoferi E.S., 22 vjeç, po qarkullonte me shpejtësi 106 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 40 km/h.

Për këtë kundërvajtje, ndaj tij janë shqiptuar këto masa:

Gjobë në vlerë prej 300€,

3 pikë negative dhe masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit për 6 muaj.”

Continue Reading

Ferizaj

Shoferi gjobitet me 500 € dhe i konfiskohet vetura pasi shkeli masën e ndalimit të vozitjes

Published

on

Policia në Ferizaj ka konfiskuar një automjet të tipit Golf, pasi gjatë kontrollit policor është konstatuar se shoferi ishte aktualisht nën masën mbrojtëse “Ndalim i drejtimit të mjetit.”

Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollit të trafikut më 10.07.2025 në rrugën “12 Qershori” në Ferizaj, u konstatua se shoferi B.K., 25 vjeç, kishte të shqiptuar një masë të mëhershme të heqjes së patentë shoferit nga data 17.04.2025 deri më 16.07.2025, dhe i njëjti po drejtonte automjetin në kundërshtim me vendimin.

Si pasojë, ndaj tij është shqiptuar gjobë për kundërvajtje trafiku në vlerë prej 500€, janë aplikuar 5 pikë negative dhe masa mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit për 6 muaj.

Për shkak të pikëve të akumuluara dhe kundërvajtjeve të përsëritura, është vendosur edhe masë mbrojtëse shtesë prej 12 muajsh, si dhe është konfiskuar automjeti.

Continue Reading

Trending