Ndërron jetë Valentina Ibrahimi

Ferizajasja 24 vjeçare Valentina Ibrahimi, e cila javën e kaluar ishte diagnostifikuar me leukemi akute, para një ore ka ndërruar jetë në spitalin e Turqisë, ka njoftuar familja e saj. E ndjera ishte dërguar atje në gjendje të rëndë për tu shëruar, ndërsa trajtimi i sëmundjes së saj kushtonte 200 mijë euro. Përpos donacionit nga Qeveria e Kosovës në shumë prej 30 mijë Eurosh, aksionit për sigurimin e mjeteve financiare për shërimin e saj iu bashkuan edhe qytetarë të shumtë, artistë, këngëtarë, veprimtarë e biznese Ferizajase, të cilët gjatë dy ditëve tubuan disa dhjetëra mijëra Euro të fondeve vullnetare. Me rastin e vdekjes së Valentina Ibrahimit, Stafi i TV TEMA i shpreh ngushëllime familjes Ibrahimi nga Ferizaj.

Leave a Comment

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.