Connect with us

Botë

Ish-shefi i Sigurisë Hapësinore të Izraelit: Alienët ekzistojnë, por njerëzimi ende s’është gati

Published

on

“JERUSALEM POST”,   AARON REICH, 8 dhjetor 2020

Sypozohet se kjo “Federatë Galaktike” me vite të tëra ka qenë në kontakt me Izraelin dhe SHBA-të, por është duke u mbajtur sekrete, në mënyrë që të parandalohet histeria, gjersa njerëzimi të bëhet gati.

A ka kontaktuar shteti i Izraelit me alienë?

Sipas Haim Edhed, gjeneral i pensionuar Izraelit dhe aktualisht profesor universitar, përgjigja është pohuese, por kjo është mbajtur sekrete “sepse njerëzimi akoma nuk është gati”.

Në intervistë për gazetën izraelite “Yediot Ahanorot”, gjenerali Eshed, i cili shërbeu si shef i programit të Izraelit për siguri Hapësinore për gati 30 vite, për të cilën u dekorua trefish me Çmimin për Sigurinë e Izraelit – shpjegoi se  Izraeli dhe SHBA-të kanë pasur punë me alienë përgjatë vitesh.

Eshed dha përshkrime se saktë çfarë marrëveshjesh janë bërë ndërmjet alienëve dhe SHBA-ve, me gjasë sepse ata duan të hulumtojnë dhe ta kuptojnë “stofin e Universit”.  Ky bashkëpunim përfshin edhe bazën sekrete nën sipërfaqen e Marsit, ku amerikanët dhe përfaqësuesit e alienëve tashmë gjenden atje.

Nëse del e vertetë, kjo do të konicidonte me krijimin e Forcës Hapësinore nga ana e Presidentit amerikan Donald Trump, si degë të pestë të forcave të armatosura të SHBA-ve, por është më se e paqartë se sa kohë, nëse fare, ka zgjatur ky lloj raporti ndërmjet SHBA-ve dhe aleatëve të saj  jashtëtokësorë.

Por Eshed insiston se Trumpi ishte ne dijeni për ta, dhe se ai ishte “në cep” për ta bërë publike ekzistencën e tyre.  Mirëpo, siç raportohet, Federata Galaktike e ka stopuar atë, duke thëne se duan që ta parandalojnë histerinë masovike, pasiqë e ndjejnë se njerëzimi ka nevojë “të evoluojë dhe të arrijë shkallën  të kuptuarit se çfarë janë kosmosi dhe anijet kozmike” – shkruan gazeta Yediot Aharonot.

Lidhur me arsyen pse tani e ka zgjedhur kohën për ta zbuluar këtë informacion, Eshed u sqarua se kjo ka të bëjë me ndryshimet në skenën akademike, dhe për shkak të respektit që ai tani e gëzon në qarqet akademike.

“Nëse do të dilja para pesë vitesh t’i flisja këto që po i them tani, do të më dërgonin në spital”, i sqaroi gazetës në fjalë.

Ai shtoi se ” ata sot po flasin më ndryshe. Nuk kam gjë për të humbur. Kam pranuar  tituj dhe çmime; Jam i respektuar në universitete jashtë vendit, ku poashtu po ndryshojnë botëkuptimet.”

Eshen ka dhënë më shumë informata në librin e tij më të ri “Universi përtej Horizonti- biseda me profesorin Haim Eshed”, ku jepen detaje se si alienët i kanë parandaluar apokalipset bërthamore, dhe se kur mund të kërcejmë për t’i vizituar “Njërëzit me kostume të Zeza” (Man in Black v.j.).

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Botë

Ish-presidenti francez Sarkozy nis dënimin me burgim

Published

on

Nicolas Sarkozy është kthyer në ish-presidentin e parë të Francës që përfundon në burg.

Dënimi i tij me burgim pesëvjeçar ka nisur të martën, pasi është shpallur fajtor se ka komplotuar për të financuar fushatën e tij zgjedhore me paratë e ish-diktatorit të Libisë, Muammar Gaddafi.

Hera e fundit që i ka ndodhur diçka e ngjashme Francës ka qenë viti 1945, kur ishte burgosur lideri kolaboracionist nazist Philippe Petain me akuzat për tradhti gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Sarkozy, i cili ka qenë president në periudhën 2007-2012, do të qëndrojë në burgun La Sante në një qeli prej 9 metrash katrorë.

Më shumë se 100 persona janë parë duke qëndruar para burgut, pasi djali i tij, Louis, 28-vjeçar, u ka bërë thirrje mbështetësve që të tregojnë përkrahje.

Sarkozy është deklaruar vazhdimisht i pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi të.

Ndonëse ai ka thënë se nuk dëshiron trajtim special në burgun La Sante, autoritetet e kanë ndarë atë në një qeli të veçantë për çështje të sigurisë.

Brenda qelisë, ish-presidenti do të ketë banjon, zonën për dush dhe një televizor të vogël. Përgjatë ditës, atij do t’i lejohen ushtrime brenda një ore në ambiente të jashtme.

“Nuk jam i frikësuar nga burgjet. Do ta mbaj kokën lart edhe në ambientet e burgut”, ka thënë ai në hyrje të ndërtesës së burgut.

Mes tjerash, ai ka thënë se do t’i marrë me vete dy libra, njërën për jetën e Krishtit dhe tjetrën për Kontin e Monte Kristos, e cila ka të bëjë me jetën e një burri të burgosur gabimisht, i cili arratiset për t’u hakmarrë ndaj prokurorëve të tij.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Botë

Sanae Takaichi, gruaja e parë kryeministre në Japoni

Published

on

Konservatorja e linjës së ashpër, Sanae Takaichi është zgjedhur gruaja e parë kryeministre e Japonisë, e cila pritet ta drejtojë shtetin kah e djathta.

Ish-ndihmëse e kryeministrit Shinzo Abe dhe admiruese e ish-kryeministres britanike, Margaret Thatcher, Takaichi i ka siguruar 237 vota në Dhomën e Ulët të Parlamentit, nga 465 sa janë gjithsej.

Fitorja e saj shënon një moment të rëndësishëm për vendin në të cilin kanë udhëhequr gjithmonë burrat.

Ajo pritet të ketë qasje më të ashpër në temat sikurse imigrimi dhe çështjet sociale.

Japonia është duke u përballur me rritje të çmimeve, situatë që e ka rritur zemërimin publik dhe e ka rritur mbështetjen për grupet e së djathtës.

Ndonëse ka fituar mjaftueshëm vota për pozitën e kryeministres, asaj do t’i duhet mbështetje më e madhe e partive opozitare për të udhëhequr në mënyrë efektive.

Takaichi pritet ta bëjë betimin në mbrëmjen e së martës.

Emërimi i saj ka ardhur pasi kryeministri në shkuarje Shigeru Ishiba ka dhënë dorëheqje një muaj më parë, duke e marrë përgjegjësinë për humbjen e partisë së tij në zgjedhje.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Botë

Politikania nga Venezuela, Maria Corina Machado, fiton Nobelin për Paqe

Published

on

Politikania Maria Corina Machado është shpërblyer me Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2025, ka bërë të ditur Komiteti Norvegjez i Nobelit.

Komiteti ka thënë se ajo është përzgjedhur për punën e saj të palodhshme në promovimin e të drejtave demokratike për popullin e Venezuelës dhe për përpjekjet e saj për tranzicion paqësor nga diktatura në demokraci.

“Kur autoritarët e marrin pushtetin, është jetike që të njihen mbrojtësit guximtarë të lirisë, të cilët ngrihen dhe rezistojnë”, është thënë në deklaratën e Komitetit.

Çmimi Nobel për Paqe, në vlerë të rreth 1.2 milion dollarëve, do të ndahet edhe zyrtarisht në një ceremoni të organizuar në Oslo më 10 dhjetor.

Ceremonia mbahet gjithmonë në datën e njëjtë, për të shënuar edhe përvjetorin e vdekjes së industrialistit suedez, Alfred Nobel, me dëshirën e tij të cilit janë krijuar çmimet më 1895.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Trending