Connect with us

Ferizaj

Një muaj paraburgim për gruan që shantazhoi një person në Ferizaj

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj i ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurës S.T. shtetase e Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Shantazhi”.

 “E pandehura dyshohet se me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, përmes kanosjes se do ta dëmtoj nderin apo autoritetin e personave të afërm të tij, në atë mënyrë që nga i njëjti kërkon shumën e të hollave prej 30.000€ me arsyetimin se kinse do ta liroj nga akuza e dhunimit vëllain e tij S.V. i cili tanimë gjendet në masën e paraburgimit dhe këtë do ta bëj përmes deklarimit të saj me datë 07.12.2020 kur edhe është ftuar nga ana e prokurorisë për të deklaruar në cilësinë e të dëmtuarës, duke i propozuar që fillimisht të takohen në një lokal në Ferizaj ku i dëmtuari do t’ia dërgoj paratë e kërkuara, të cilat, sipas saj ,do t’ia mbaj një person i besueshëm për të deri në përfundimin e deklarimit në prokurori”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Ferizajt.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Kosova goditet nga tërmeti 3.1 ballësh, epiqendra në afërsi të Kllokotit

Published

on

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në mëngjes në rajonin kufitar mes Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 11 kilometra në verilindje të Ferizajt dhe 9 kilometra në jug të Gjilanit, në zonën Viti-Gjilan në afërsi të Kllokotit.

Sipas të dhënave sizmologjike të Qendrës Euro-Mesdhetare (EMSC), lëkundja ka ndodhur më 15 dhjetor, rreth orës 07:20 sipas kohës lokale derisa tërmeti ka pasur një thellësi prej rreth 9 kilometrash.

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj konfiskon mbi 4.6 kg kokainë dhe arreston katër të dyshuar

Published

on

Hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN) në Ferizaj, ka arrestuar katër persona derisa edhe dy të tjerë janë në kërkim, të dyshuar për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë realizimi të aksionit janë konfiskuar 4.62 kilogramë të substancës që dyshohet të jetë kokainë, një pistoletë me 14 fishekë, celularë, para në valuta të ndryshme dhe disa mjete motorike.

Në njoftimin e policisë thuhet se të arrestuar janë A.L., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1973), M.B., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1971), A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1997) dhe A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1993).

Të dyshuarit, pas intervistimit me aktvendim nga prokuroria janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

#

Continue Reading

Ferizaj

Policia ia sekuestron dy armë pa leje një personi në Doganaj të Kaçanikut

Published

on

Policia ka shoqëruar në stacion policor të Kaçanikut, të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe 67 fishekë.

Sipas policisë, nën dyshimin për armë mbajtje pa leje, kontrolli i shtëpisë u zhvillua pasditen e së mërkurës në fshatin Doganaj të Kaçanikut.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Trending