13 persona kanë vdekur, ndërsa 590 janë infektuar nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 3 raste (83, 59, 54 vjeç), Pejë 2 raste (77, 72 vjeç), Prizren 2 rast (89, 81 vjeç), Viti 1 rast (78 vjeç), Podujevë 1 rast (76 vjeç), Suharekë 1 rast (81 vjeç), Drenas 1 rast (88 vjeç), Gjakovë 1 rast (81 vjeç), Rahovec 1 rast (69 vjeç).
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë kryer 1.775 testime.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 696 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 32.498 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.922.
Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive deri më tash është 45.594, kurse i të vdekurve 1.1174.