Trusti: Ekzekutimi i 10 përqindëshit të mjeteve nis më 23 dhjetor

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës, ka njoftuar kontribuesit që kanë aplikuar prej datës 11 e deri më 17 dhjetor për tërheqjen e 10-përqindëshit nga Trusti, se ekzekutimi i pagesave pritet të bëhet më 23 dhjetor.

Në njoftimin e Trustit në Facebook nuk janë bërë të ditura detaje të tjera, por llogaritë e kontribuesve tashmë kanë nisur të zbrazen me shifrat të cilat ata kanë aplikuar për tërheqje.

Në këtë postim ka pasur shumë ankesa të qytetarëve të cilët deklaronin se shuma e tërhequr nga Trusti nuk është identike me atë që ishte paraqitur në momentin e aplikimit. Për këtë Trusti ka kërkuar që qytetarët që të presin ekzekutimin e pagesës në banka që të kontrollohet gjendja e bilancit dhe shumës përfundimtare në bankë.

Leave a Comment

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

300X220