Connect with us

Ferizaj

LVV e LDK në Ferizaj të gatshme për zgjedhje

Published

on

Partitë politike në Ferizaj janë shprehur të gatshme për zgjedhje të reja pas konstatimit të Gjykatës Kushtetuese se Qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj Valon Ramadani, thotë se vendimi i Kushtetueses ua kthehu shpresën qytetarëve.

“Secilës parti që i bëhet pyetja se a janë të gatshme për zgjedhje secila thotë që po, por me të vërtet e gatshme për zgjedhje është VV, ka shumë arsye por njëra ndër to është kryeministri Albin Kurti që do ta udhëheq qeverinë Kurti 2, pasi në qeverinë Kurti 1 ka qenë një qeverisje e artë, por me rrëzimin e qeverisë Kurti qytetarëve iu thy shpresa, mirëpo ky vendim që ka dalë dje është i vonuar, por drejtësia ka ardhë në vend dhe sigurisht ka shumë qytetarë që me padurim po  e presin ditën kur do të dalin të votojnë dhe me votat e tyre Vetëvendosjen do ta vendosin si subjektin me më së shumti vota që ka pasur ndonjëherë në zgjedhjet e pasluftës”, tha kryetari i LVV-së në Ferizaj Valon Ramadani.

Edhe në Lidhjen Demokratike të Kosovës në Ferizaj, thonë se janë të organizuar dhe të gatshëm për fitore.

LDK si njëra nga partitë më të vjetra të Ballkanit dhe si paraprijëse e të gjitha proceseve demokratike është e  gatshme në çdo kohë që të shkoj në zgjedhje edhe përkundër asaj që rënia e qeverisë mund t’i atribuohet neglizhencës së KQZ-së  sesa që mund t’i atribuohet ndonjë partie politike, sepse LDK-ja nuk ka qenë e obliguar që ta dijë se cili nga deputetët është i dënuar e cili jo, megjithatë LDK si një parti institucionaliste e njeh vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe natyrisht do t’i fillojë përgatitjet për zgjedhje me të gjitha strukturat e saj në tërë Kosovën, e po ashtu edhe në Ferizaj e cila si degë e LDK-së për nga fuqia politike është e dyta më e fuqishme sot në Kosovë, prandaj ne si strukturë e organizuar e saj nuk shohim asnjë arsye që mos të dalim fitues në këto zgjedhje dhe të parët në komunën e Ferizajt”, tha Muharrem Svarqa, kryetar i LDK-së në Ferizaj.

Derisa dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj nuk ka pasur përçarje brenda strukrturës së saj, të paktën publikisht, ngjashëm nuk mund të thuhet edhe për degën e LDK-së në këtë komunë. Për këtë kryetari i LDK-së Muharrem Svarqa thotë se bindjet e individëve brenda partisë mund të jenë të ndryshme, por jo edhe votat e tyre.

 “Dega e LDK-së në Ferizaj, të gjitha institucionet e veta, tërë strukturën e saj organizative e ka tërësisht legjitime dhe besoj se të gjitha çështjet eventuale janë produkt i demokracisë për shkak se të gjithë njerëzit brenda LDK-së pavarësisht bindjeve eventuale në momentin e fundit janë të LDK-së dhe votojnë për LDK-në”, tha Svarqa.

Për këtë çështje TV Tema tentoi të marrë ndonjë deklaratë nga Partia Demokratike e Kosovës në Ferizaj, mirëpo askush prej kësaj partie nuk u shpreh i gatshëm të prononcohet.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Qendra e Ferizajt tashmë 8 orë pa energji elektrike, KEDS konfirmon djegien e kabllove

Published

on

Qendra e Ferizajt ka hyrë në orën e tetë pa furnizim me energji elektrike. Ndërprerja ka nisur rreth orës 12:00 dhe po vazhdon ende.

Sipas njoftimit të fundit nga KEDS, për shkak të mbingarkesës janë djegur kabllot e transformatorit në qytetin e Ferizajt, çka ka shkaktuar ndërprerjen e energjisë.

Linjat e prekura nga ky defekt janë linja unazore 35 kV Ferizaj 3 – Ferizaj 2, si dhe linjat 10 kV: Banka 1, Banka 2, Banka 3, Ujëvara dhe Kazerma Ferizaj.

Nga KEDS bëhet e ditur se ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë intensivisht në sanimin e dëmit, me qëllim të rikthimit të energjisë elektrike sa më parë. Ende nuk është dhënë një afat i saktë se kur pritet normalizimi i furnizimit.

Continue Reading

Ferizaj

Qendra e Ferizajt mbi 4 orë pa energji elektrike

Published

on

Qendra e Ferizajt ka mbi 4 orë që është pa energji elektrike, ndërprerje kjo që ka nisur rreth orës 12:00. Sipas njoftimit online të publikuar nga KESCO, arsyeja e ndaljes së energjisë elektrike është një defekt teknik i tipit “Phase to Earth short circuit”.

Sipas informacioneve në terren, pa energji elektrike kanë mbetur disa nga rrugët kryesore të qendrës së qytetit, përfshirë rrugën Dëshmorët e Kombit, rrugën Ramadan Rexhepi dhe rrugën 12 Qershori.

Deri më tani nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nga KESCO se kur pritet të rikthehet furnizimi me energji elektrike.

Njoftimi në aplikacionin “E-KESCO”

Continue Reading

Ferizaj

Plagoset me armë zjarri një person në Ferizaj

Published

on

Një person ka mbetur i plagosur në Ferizaj, pasi është qëlluar me armë zjarri nga një person, i cili është në arrati.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të dielën mbrëma, më 21.12.2025, rreth orës 23:43.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar tre gëzhoja, ndërsa viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.  

I dyshuari që është në arrati është i njohur për organet e rendit dhe po kërkohet nga njësitë policore.

Prokurori i rastit ka urdhëruar fillimin e hetimeve për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Continue Reading

Trending