Connect with us

Ferizaj

40 të infektuar me COVID-19 të shtrirë në Spitalin e Ferizajt

Published

on

40 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Ferizajt. Megjithatë, sipas udhëheqësve të këtij institucioni shëndetësor, numri i të shtrirëve me COVID-19 në këtë spital ditëve të fundit ka shënuar rënie të dukshme në krahasim me javët që lamë pas.

“E kemi një situatë pak më të relaksuar, kemi vizita specialistike më pak sa i përket COVID-19, në përgjithësi në spitalin tonë i kemi 40 pacientë që janë të hospitalizuar, kemi një rënie të konsiderueshme të pacientëve në krahasim me ditët që lamë pas. Sa i përket ventilimit mekanik nuk kemi asnjë pacientë, nga ky numër i përgjithshëm vetëm 3 pacientë i kemi në gjendje serioze, ndërsa pacientët e tjerë gëzojnë shëndet të mirë dhe në ditët në vazhdim pritet t’i lirojmë. Nga 50-60 vizita specialistike për COVID që i kemi, ka rënë numri në afërsisht  20 vizita”, tha Jeton Zeqiri, drejtor i Spitalit të Ferizajt.

Sa i përket mungesës së ilaçit më të nevojshëm për COVID-19, atë kundër trashjes së gjakut, ”Fraxiparinë”, drejtori i Spitalit të Ferizajt tha se nga dita e djeshme janë furnizuar edhe me këtë injeksion.

“Ne në vazhdimësi kemi furnizim me barna, mund t’i kemi disa mungesa që munden me qenë ditore për arsye se operatorët ekonomik që ne furnizohemi kanë ankesa për shkak  të rritjes së numrit të pacientëve dhe as ata nuk kanë mundur me u furnizu nga fabrikat, mirëpo gjatë kësaj periudhe ne kemi pasur edhe disa donacione, kështu që qysh nga dita e djeshme jemi furnizuar edhe me ”Fraxiparinë” nga Ministria e Shëndetësisë”, tha Zeqiri.

Në këtë spital për shkak të COVID-19 ende vazhdojnë të mos kryhen disa shërbime spitalore.

“Siç e dini në fillim shërbimet spitalore me rekomandime të Ministrisë së Shëndetësisë të gjitha shërbimet specialistike janë ndaluar, ndërsa Gjinekologjisë i kemi siguruar hyrje të veçantë, ndërsa Emergjenca Primare është duke i kryer të gjitha shërbimet vitale”, tha Zeqiri.

Drejtori i Spitalit të Ferizajt, bëri apel tek qytetarët që të jenë të durueshëm dhe të vazhdojnë të rrisin kujdesin edhe pak kohë derisa të filloj procedura e vaksinimit, e sidomos këto ditë kur është rritur numri i bashkatdhetarëve.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Zjarri në afërsi të fshatit Dardani rrezikon edhe grunajat

Published

on

Zjarri që sot kaploi një hapësirë kodrinore në afërsi të fshatit Dardani të Ferizajt, rrezikon edhe fushat e mbjella me grurë.

Ndihmuar nga era, kjo vatër zjarri u përhap me shpejtësi në drejtim të magjistrales Ferizaj-Gjilan.  

Në videon e dërguar nga Xhevat Sallahu, shihen edhe bujqit të cilët nën tymin e dendur, kanë nisur korrjen emergjente të grunajave që rrezikohen nga flakët

Për shuarjen e zjarrit, banorët kanë kërkuar edhe ndihmën e KFOR-i, pasi terreni i papërshtatshëm e ka vështirësuar intervenimin e njësive zjarrfikëse nga toka.

Continue Reading

Ferizaj

Dy të arrestuar në Ferizaj për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona nën dyshim për posedim të narkotikëve dhe kultivim të bimëve narkotike.

Të martën mbrëma (01.07.2025 ), gjatë bastisjes në dy lokacione në Talinoc të Muhaxhirëve, policia ka gjetur dhe konfiskuar kanabis, kokainë,metadon, municione dhe para të gatshme.

“Talinoc i Muhaxherëve, Ferizaj / 01.07.2025 – 20:40. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k pasi që njësitet policore te të njëjtit gjatë bastisjes në dy lokacione kanë gjetur dhe konfiskuar: 1-bimë e llojit kanabis sativa, 2-qese kokainë në peshë-2.5 gr, 1-shishe metadon, 2-peshore digjitale, 1-fishekë, 3-mulli për bluarje të marihuanës, 3-qese marihuanë në peshë 10.8 gramë, 26-fara të bimës kanabis dhe para të gatshme-395 €,” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në  mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Trending