Connect with us

Ferizaj

Asambleistët e LDK-së në Ferizaj i bashkohen Vjosa Osmanit

Published

on

       Zgjedhjet e paralajmëruara qendore tashmë kanë nisur të prodhojnë efekt edhe në rekonfigurimin e partive politike në vend.  Gjatë ditës së djeshme, 5 asambleistë të Ferizajt nga radhët e LDK-së dhe disa aktivistë të tjerë nga kjo komunë janë takuar me Presidenten në detyrë Dr.Vjosa Osmani, me ç’rast në mënyrë të hapur kanë shprehur përkrahjen ndaj iniciativës së saj për t’i hyrë garës zgjedhore me listë të veçantë. Nga fotoja që asambleistja Hysnije Shamolli – Mustafa e kishte postuar mbrëmë në profilin e saj në Facebook, shihet se në takim me Vjosa Osmanin kanë marrë pjesë edhe Burim Karameta, Balton Dërguti, Ekrem Mustafa, Dr.Hesat Shatrolli etj.

    Burime brenda kryesisë së LDK-së ne Ferizaj  bëjnë të ditur se ky  hap erdhi pas injorimit nga ana e kryetarit të LDK-së,  Isa Mustafa, i cili nuk u ishte përgjigjur atyre në kërkesën për takim, ku do të diskutoheshin hapat e reformës në këtë degë para zgjedhjeve nacionale.   Në letrën e dërguar më 9 Dhjetor 2020, të nënshkruar nga 9 asambleistë dhe anëtarë të kryesisë së degës së LDK-së në Ferizaj, pos tjerash thuhet se pengesë për unifikimin e degës së këtushme janë Muharrem Svarqa dhe Adem Salihaj.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një zyrtar policor në Ferizaj nën dyshimin për organizim të bixhozit të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Published

on

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar të hënën një zyrtar policor nga Stacioni Policor në Ferizaj, nën dyshimin për organizim të bixhozit të paligjshëm, skema piramidale dhe armëmbajtje pa leje si dhe përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm.

Me aktvendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Gjatë ditës së djeshme hetuesit e IPK-së kanë bastisur 7 (shtatë) lokacione ku janë sekuestruar dy armë të shkurtra, një armë e gjatë e gjuetisë, dy armë të ftohta (thika), si dhe municion i llojeve të ndryshme.

Sipas dyshimeve fillestare, polici dyshohet se gjatë vitit 2026 ishte përfshirë në organizimin e bixhozit të paligjshëm online, si dhe kishte poseduar një armë të gjatë të tipit Kallashnikov, të cilën dyshohet se ia kishte shitur një personi tjetër.

Lidhur me këtë hetim  janë intervistuar edhe gjashtë persona të tjerë, të dyshuar për veprën penale “Shitblerja e armëve”. Hetimet ndaj tyre do të vazhdojnë në procedurë të rregullt.

IPK-ja i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e zyrtarit, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.

#

Continue Reading

Ferizaj

Gjendet personi i raportuar i zhdukur në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është gjetur ferizajasi i raportuar i zhdukur  më 10 nëntor 2026.

Sipas njoftimit, personi i zhdukur është gjetur në Prishtinë,  në gjendje të mirë shëndetësore.

“Me datën 11.11.2026, në stacionin policor në Ferizaj është raportuar zhdukja e personit M. O.(31 vjeç), i cili, sipas familjarëve, ishte larguar nga shtëpia me datën 10.11.2026 dhe nuk ishte kthyer.

Pas katër ditësh kërkimi, më 15.11.2026, rreth orës 01:30, personi i raportuar i zhdukur është gjetur në Prishtinë, në gjendje të mirë shëndetësore dhe më pas është kthyer në shtëpi.

Për rastin është njoftuar Sektori Rajonal i Hetimeve dhe prokurori i rastit, të cilët po e trajtojnë rastin,”  thuhet mes tjerash në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Avdi H. Ahmeti

Published

on

Është ndarë nga jeta Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avdi H. Ahmeti nga Ferizaj.

Njoftimi mortor u bë i ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Ferizaj.

Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit do të bëhet të mërkurën, më 04.11.2026 ora 14:15 në varrezat e lagjes Karametaj, të fshatit Greme të Ferizajt.

#

Continue Reading

Trending