Connect with us

Shkencë

Urimi i veçantë nga Boston Dynamics

Published

on

      Kompania amerikane e cila merret me zhvillimin e robotëve autonomë “Boston Dynamics” mbrëmë ka postuar një video, ku robotët e saj të serive Atlas, Spot dhe Handle vallëzonin me ritmin e këngës “Do you love me”, hit ky i grupit “The Contours” nga viti 1961.

     Me një koreografi të filmuar të robotëve të saj , kompania amerikane ua uron qytetarëve të globit Vitin e Ri 2021 , me dëshirë që tek ata të nxisë optimizëm për një të ardhme më të mirë.

      Pas postimit në faqen zyrtare të kësaj kompanie në Youtube.com, mijëra vizitorë vërshuan me komente të ndryshme, duke shprehur habinë e tyre, shpresën,  por disa dhe frikën nga epoka e dominimit të robotëve mbi njeriun.

       Njeriu i cili shpreh rezerva ndaj zhvillimit të shpejtë të intelegjencës artificiale, është inovatori Elon Musk, themelues i SpaceX dhe Tesla.  Ai  në Twitterin e tij shpërndau videon e Boston Dynamics me komentin “Kjo nuk është grafikë kompjuterike”.

Videon origjinale të Boston Dynamics mund ta shihni në këtë link:

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shkencë

Nobeli për Kimi ndahet për zbulimin e kristaleve të ekraneve televizive

Published

on

Çmimi Nobel për Kimi u është ndarë këtë vit tre shkencëtarëve për punën e tyre për krijimin e atyre që njihen si pika kuantike.

Njerëzit i kanë parë këto kristale të vogla në televizionet e tyre QLED, kur nanopjesët krijojnë ngjyra.

Ato përdoren edhe në imazhet mjekësore për t’i udhëzuar kirurgët, më pas në shënjestrim më të mirë të ilaçeve për kancer dhe në panele solare.

Fituesit Moungi G. Bawendi, Louis E. Brus dhe Alexei I. Ekimov, do ta ndajnë shumën prej 994.000 eurosh.

Emrat e tyre janë publikuar aksidentalisht në një komunikatë për media të Akademisë Suedeze të Shkencave, pak para se të bëhej njoftimi zyrtar.

“Kjo është shumë fatkeqësi. Neve na vjen shumë keq për atë që ka ndodhur”, ka thënë një zyrtar i akademisë.

Pikat kuantike janë jashtëzakonisht të vogla – vetëm disa të miliontat e një milimetri në gjerësi.

Madhësia e tyre e përcakton ngjyrën kur ato bien në kontakt me dritën, dhe më pas emetohet energji.

Pika më të vogla janë të katërta, më të mëdhatë janë të verdha dhe kuqe.

“Për një kohë të gjatë, askush nuk e ka menduar se mund të krijohen pika kaq të vogla, mirëpo fituesit e këtij viti kanë arritur”, ka thënë mes tjerash Akademia në Suedi.

Të tre shkencëtarët jetojnë në Shtetet e Bashkuara.

/REL/

Continue Reading

Shkencë

SpaceX e nis CRS-21 drejt Stacionit Hapësinor

Published

on

CAPE CANAVERAL, Fla. – Gjiganti amerikan SpaceX e nisi sot me sukses një mision të ri furnizimi të Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar për klientin e vet NASA-n, duke e përdorur versionin e modifikuar të kapsulës për transport Dragon Cargo.
Një raketë dyshkallëshe Falcon 9, sot në ora 11:17 ia mësyu qiellit nga platforma Pad 39A e Qendrës Hapësinore Kennedy të NASA-s, duke e shënuar misionin e 21-të të transportit të mallrave dhe lansimin e 24-të brenda këtij viti. Përafërsisht 9 minuta më vonë, shkalla e parë e raketës u kthye në Tokë, duke u ulur me butësi në një nga anijet-platformë të SpaceX në Oqeanin Atlantik. Anija masive, e quajtur “Of Course I Still Love You”, është njëra nga dy sosh që gjenden në flotën e anijeve të kompanisë, të cilat kanë për detyrë të presin raketat gjatë aterrimit dhe t’i kthejnë ato në port për ripërdorime të mëvonshme.
Kapsula kargo përmban 2,903 kilogramë me furnizime dhe materiale për hulumtime shkencore. Pajisja kërkimore do të mbështesë një sërë eksperimentesh në shkencat e natyrës, në mjekësi rigjeneruese dhe shumë fusha të tjera. Natyrisht, dërgesa e sotme përmbante edhe pako të Krishtlindjeve për ekuipazhin që gjendet në orbitë, brenda Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) .

Continue Reading

Trending