Connect with us

Ferizaj

Shpresë për një vit më të mbarë

Published

on

Viti 2020 ishte vit i vështirë në të gjitha aspektet, si në rrafshin ekonomik, social e politik. Nga ky vit sfidues përfaqësuesit e partive politike në Ferizaj po urojnë që viti në të cilin po hyjmë të jetë vit i kthimit në normalitetet.

“Një vit i cili do të mbahet mend si vit i humbjeve të mëdha edhe për qytetin e Ferizajt sa i përket figurave eminente të Ferizajt të cilët për shkak të Covid-19 sot e kanë varfëruar jashtëzakonisht shumë pasurinë e përgjithshme të këtij qyteti dhe kanë krijuar boshllëqe, por megjithatë unë dëshiroj që të hymë në një vit të mbarë nga i cili presim që t’i kthehemi normalitetit edhe përmes vaksinimit të popullsisë, por edhe  përmes përpjekjeve tona të përbashkëta për krijimin e kushteve  më të mira për mirëqenie ekonomike dhe sociale”, tha Muharrem Svarqa, kryetar i LDK-së në Ferizaj.

” Ky vit ishte vit me sfida për shkak të pandemisë e cila ka kapluar gjithë globin dhe shfrytëzoj rastin që t’iu shpreh ngushëllime të gjitha familjeve që humbën të dashurit e tyre nga kjo sëmundje, ndërsa uroj të gjithë ata që kanë qenë afër dhe na kanë ndihmuar si mjekët, policia, zjarrfikësit, punonjësit e arsimit e të gjithë ata që ishin në vijë të parë. Sfidë tjetër ishte edhe ajo politike, ka pasur rrëzim të qeverisë dhe tani jemi afër zgjedhjeve dhe uroj që viti 2021 të jetë vit i mbarë në të gjitha aspektet edhe atë politik dhe ekonomik“, tha Valon Ramadani , kryetar i LVV-së në Ferizaj.

“Në emër të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Ferizaj uroj festat e fundvitit duke dëshiruar  që të kemi shëndet e mirëqenie në vitin 2021 duke pasur parasysh që viti 2020 ka qenë vit sfidues për shkak të pandemisë Covid-19, andaj uroj që viti 2021 të jetë vit i mbarë për të gjithë qytetarët e komunës së Ferizajt”, tha Arton Gavazi nga AAK-ja.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Policia e Ferizajt pezullon 20 patentë shoferë brenda një jave

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se gjatë javës së kaluar, nga data 07-13.07.2025, janë shqiptuar 1,681 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 40 aksidente, nga të cilat 22 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 29 persona kurse 18 aksidente ishin vetëm me dëme materiale

Policia Rajonale e Ferizajt bëri të ditur do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet  derisa ka apeluar tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut.

Continue Reading

Ferizaj

Zbulohen pesë emigrantë në një kamion në Terminalin Doganor në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka gjetur 5 emigrantë të paligjshëm  në një rimorkio kamioni në Terminalin Doganor në Ferizaj. 

Sipas policisë, tre nga emigrantët  e zbuluar janë të moshës 17 vjeç, një 18 vjeç dhe një 28 vjeç.

“Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 16:00, policia ka pranuar një informatë se në Terminalin Doganor, në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, në një rimorkio të një kamioni me targa vendore, sipas zyrtarëve doganorë, dyshohej se ndodheshin disa emigrantë të paligjshëm.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendngjarje kanë dalë njësitë reaguese dhe Njësia e Hetimeve nga stacioni policor në Ferizaj. Pas hapjes së bllokadave të rimorkios, janë hasur pesë emigrantë: tre prej tyre 17 vjeç, një 18 vjeç dhe një 28 vjeç, të cilët nuk posedonin dokumentacion identifikues.

Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori kujdestar dhe njësia për migrim, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë në trajtim të mëtejshëm të dyshuarit, si dhe drejtuesin e kamionit, shtetasin kosovar B.B., 38 vjeç.” thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Ndëshkohet me 300€ gjobë dhe 6 muaj ndalesë për tejkalim të shpejtësisë në Ferizaj

Published

on

Një shofer 22-vjeçar është kapur nga policia në Ferizaj duke qarkulluar me shpejtësi 106 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 40 km/h.

Për këtë kundërvajtje, shoferi E.S është gjobitur me 300 euro, 3 pikë negative dhe ndalim i drejtimit të mjetit për 6 muaj

“Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 09:35, njësia policore nga Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, gjatë kontrollit me radar në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, ka ndaluar një automjet të tipit VW Touran me targa vendore. Gjatë matjes së shpejtësisë, është konstatuar se shoferi E.S., 22 vjeç, po qarkullonte me shpejtësi 106 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 40 km/h.

Për këtë kundërvajtje, ndaj tij janë shqiptuar këto masa:

Gjobë në vlerë prej 300€,

3 pikë negative dhe masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit për 6 muaj.”

Continue Reading

Trending