Connect with us

Ferizaj

”Bifurkacioni”: Uji i pijes në Ferizaj është cilësor edhe pas reshjeve

Published

on

Reshjet e shumta të shiut  dhe borës kanë ngritur dyshime tek qytetarët se uji i pijes është turbulluar.

Por, një gjë e tillë mohohet nga menaxhmenti i kompanisë rajonale të ujit “Bifurkacioni” në Ferizaj. Ushtruesi i detyrës së drejtorit të kësaj kompanie Nazif Asllani, thotë se reshjet e shiut kanë shkaktuar telashe në sistemin e fabrikës së ujit në Pleshinë, por jo edhe në cilësinë e tij. Ai i garanton qytetarët se uji që furnizon ata nga fabrika e Pleshinës është i pijshëm.

“Reshjet e shiut edhe në Ferizaj në sistemin e ujësjellësit kanë shkaktuar telashe, lumi me vete ka sjell drunj e gurë të mëdhenj, por ne kemi intervenuar qysh dje dhe është bërë zhbllokimi, mirëpo ka pasur edhe turbullira të mëdha dhe ka qenë e pamundur me furnizu qytetin normal me ujë të pijes. Mbrëmë e kemi ndalë ujin më herët që me u mbush rezervuarët, mirëpo ajo sasi që ka qenë është e pamjaftueshme për qytetin. Qyteti momentalisht ka ujë, është i pijshëm dhe është me standarde, mirëpo nuk ka presion të mjaftueshëm”, tha Asllani.

Se uji i pijes që del nga fabrika  e Pleshinës është cilësor e thotë edhe laboranti i kësaj fabrike, Safit Halili.

”Sa i përket reshjeve mundet me pas ç’rregullime dhe mund të ketë dyshime në kualitetin e ujit, por e vërteta është se kualiteti i ujit është në nivel të duhur dhe nuk ka fije dyshimi, me plot përgjegjësi e them si përfaqësues këtu, në laboratorin tonë parametrat që duhet të jenë janë  në nivelin e duhur, prandaj nuk duhet fare qytetarët të kenë dyshime. Asnjë pikë uji nuk e lejojmë me shku tek qytetarët pa e përpunuar, ne në çdo sekond e përcjellim qarkullimin e ujit brenda fabrikës këtu, ndërsa në pjesën e  qytetit ne nuk japim përgjegjësi”, tha Halili.

Ndërkaq, drejtoresha e Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik në Ferizaj, Sevdije Mehmeti, përmes telefonit tha se mostrat e fundit të ujit që janë marrë në Ferizaj kanë rezultuar se uji në këtë komunë është brenda standardeve të parapara për pije.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen tre persona për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj arrestoi të mërkurën mbrëma tre meshkuj kosovarë, tek të cilët janë gjetur substanca narkotike.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë kontrollit të një automjeti me targa vendore ne te cilin ndodheshin tre persona, policia ka gjetur dhe konfiskuar  një qese me narkotikë të llojit kokainë në peshë 1.63 gram, disa paketime  me narkotikë të llojit marihuanë në peshë prej 3.71 gram, një pako me letra  mbështjellëse dhe  një aparat për bluarje.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt  ka arrestuar personin e kërkuar L.Q ( M/K) i moshës 25 vjeç.  

Ai u arrestua, të hënën,  më 15.04.2024 rreth orës 15:00, në një qendër tregtare në afërsi të stacionit policor në Ferizaj, pasi ishte shpallur në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprat penale ‘‘Rrezikim i trafikut publik” dhe “Kalim i paautorizuar i vend kalimeve kufitare ” , për të cilat është dënuar me 72 ditë burgim.

Pas kompletimit të dokumentacionit i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit.

Continue Reading

Ferizaj

I dyshuari për vrasjen dhe plagosjen në Ferizaj dërgohet në mbajtje për 48 orë

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se është dërguar në mbajtje për 48 orë i arrestuari V.A., i dyshuar për vrasjen e ish gruas (21 vjeçe) dhe plagosjen e vëllait të mitur (15 vjeç) të viktimës.

Sipas prokurorisë, dorasi dyshohet për veprën penale “vrasja”, ndërsa brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të parashtrohet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

“I dyshuari në këtë rast, me iniciale V.A., me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme, rreth orës 14:40, në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, kurse i dyshuari është arrestuar rreth orës 15:15.

Si pasojë e të shtënave, viktima 21 vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse i plagosuri, vëllai i viktimës, i moshës së mitur është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Mjeku kujdestar, Sefedin Fazliu tha se i plagosuri është pranuar me plagë shpuese nga arma e zjarrit në parakrahun e djathtë dhe pas intervenimit kirurgjik i është hequr plumbi .

Më pas, pacienti është transferuar për trajtim në repartin e ortopedisë në spitalin e Ferizajt, tha Fazliu.

Continue Reading

Trending