Connect with us

Ferizaj

Ali Mehmeti boton librin “Drejtori i Reformave” që i kushtohet Sabri Berishës

Published

on

Veprimtari politik Ali Mehmeti ka publikuar librin e tij më të ri të tij të quajtur “Drejtori i Reformave”, që i është kushtuar veprimtarit ferizajas Sabri Berisha.

76 vjeçari Mehmeti tregon se me Sabri Berishën ishin njohur në demonstratat e vitit 1968 dhe që nga ai vit ata mbajtën miqësi për më shumë se gjysmë shekulli.

“Ai gjithmonë ka qenë opozitë e sistemit, ka qenë drejtor në ”Minex”, ndërsa para ”Minexit” ka qenë arsimtar në shkollë teknike, në ”Minex” ka bërë punë të madhe, e ka kthyer për së mbari prodhimin, e ka rritur gamën e prodhimit, pastaj e ka formuar në vitet e 80-ta një shoqëri kulturo-artistike me punëtorët e ”Minexit” që ka ndikuar në rritjen e vetëdijes kombëtare, kështu pushteti komunal i atëhershëm ka marrë masa ndaj tij dhe ia ndërroi vendin e punës, pastaj themeloi kooperativën bujqësore ku punësoi punëtorë që ishin larguar nga puna në vitet e 90-ta, pastaj ka ndihmuar shumë të varfërit me ndihma, nuk ka kursyer kurrë asgjë”, tregon Mehmeti.

Mehmeti thotë se Berisha shënoi suksese edhe gjatë udhëheqjes së shkollës fillore “Gjon Serreçi” në Ferizaj.

“Unë isha kryetar i qeverisë në Ferizaj dhe më patën thënë me zgjedh drejtor Sabriun, unë personalisht e njihja personalitetin e tij, por kishte kaluar kohë nga ndarja e tij me arsimin, ndërsa ai pranoi por me një shkollë ku ka probleme më së shumti dhe e dërguam në “Gjon Serreçi” pasi ajo ishte shkollë e madhe dhe aty me të vërtet bëri kthesa të mëdha. Sabriu ka qenë edhe mbrojtës i të drejtave kombëtare, ai kudo që ka shkuar nëpër vende të jashtme nuk ka kursyer me e mbrojt integritetin kombëtar dhe me e kritiku pushtetin serb, ndoshta edhe midis Beogradit. Ai që e lexon këtë libër do ta sheh fytyrën e vërtet të Sabriut i cili ka merituar shumë”, tha Mehmeti.

Ali Mehmeti tha se Sabri Berisha e ka merituar që të vlerësohet  më shumë nga qeveria e Ferizajt  për kontributin e tij të dhënë për shoqërinë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Festim Ramadani dënohet me 16 vjet burgim për vrasjen në Bibaj të Ferizajt

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj, departamenti për Krime të Rënda, e ka shpallur fajtor ish-policin Festim Ramadanin për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Ramadani është dënuar me 16 vjet burgim. Sipas aktgjykimit, në dënim do të llogaritet edhe koha e tij e kaluar në paraburgim, nga 16 gushti 2024. Dënimi do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Sipas akuzës, ngjarja kishte ndodhur më 16 gusht 2024, rreth orës 19:21, në parkingun e oborrit të restorantit “F. Palace”, në fshatin Bibaj të Komunës së Ferizajt, gjatë një ceremonie martesore.

I pandehuri akuzohej se me dashje dhe paramendim, për motive të pretenduara familjare, kishte shtënë me një armë zyrtare automatike të policisë në drejtim të viktimës S.S., duke e privuar atë nga jeta në vendin e ngjarjes.

Gjykata ka vendosur që Festim Ramadanit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më gjatë se kohëzgjatja e dënimit të shqiptuar.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar, thuhet mes tjerash në njoftim.

#

Continue Reading

Ferizaj

Një burrë theret me kaçavidë nga dy persona në Ferizaj

Published

on

Një burrë është therur me kaçavidë nga dy persona të panjohur në Ferizaj.

Rasti është raportuar mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:30. Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit mjekësor është liruar.

Ferizaj / 21.09.2026 – 22:30.

‘Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se i njëjti është therur me një mjetë të mprehtë (kaçavidë) nga dy persona të panjohur. Pas tretmanit mjekësor i njëjti është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Javën e kaluar Policia shqiptoi 1205 gjoba dhe pezulloi 30 patenta shoferi në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba për kundërvajtje në trafik  dhe ka pezulluar 20 patentë shoferi.

Në këtë hark kohor janë regjistruar 30 aksidente përfshirë edhe ato ku mbetën të lënduar 13 persona.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 14-20.09.2026 janë shqiptuar 1.205 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 30 aksidente, nga të cilat 9 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 13 persona 21 aksidente me dëme materiale”- thuhet në komunikatën e së hënës (21.09.2026) të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë Rajonale të Ferizajt.

Continue Reading

Trending