Connect with us

Ferizaj

Fshati Bibaj stoliset me flamuj amerikan për nder të inagurimit të presidentit Joe Biden

Published

on

Rruga e fshatit Bibaj sot ishte stolisur me mbi 100 flamuj amerikan dhe postera të presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, me mbishkrimin ”Faleminderit Amerikë”.

Banorët e këtij fshati i vendosën ata në shenjë respekti dhe falënderimi për SHBA-në, me rastin e inagurimit të presidentit Joe Biden.

Përfaqësuesi i fshatit Bibaj Faton Haxhisalihu, tha se ky aktivitet është organizuar për të treguar se populli shqiptar vazhdon të jetë mirënjohës ndaj popullit amerikan.

“Ne si popull gjithmonë jemi krenarë me popullin amerikan dhe gjithmonë do t’u jemi mirënjohës, andaj këta flamuj janë një shenjë simbolizimi për të shprehur mirënjohjen që kemi ndaj tyre”, tha ai.

Famuj ishin vendosur edhe në oborrin e shkollës ”Muharrem Shemsedini” në këtë fshat, ku nxënësit  e kësaj shkolle mbanin në duar  46 flamuj që simbolizojnë presidentin e 46 të Amerikës.

Kjo festë është për nder të inagurimit të presidentit të 46 të Amerikës Joe Biden, ku me ardhjen e tij në krye të SHBA-ve edhe ne si Kosovë presim shumë,  miqësia që është të vazhdoj edhe më tej”, tha drejtoresha e shkollës në Bibaj, Andolina Sylejmani.

Ceremonia e organizuar nga banorët e këtij fshati iu pëlqeu edhe përfaqësuesve të KFOR-it amerikan.

“Sigurisht që do të ishte mirë po të isha në Amerikë me familjen time, por pse jo edhe këtu me popullin shqiptar. Organizimi është shumë i mirë, tregon një respekt të veçantë për Amerikën dhe jemi të kënaqur”, tha Casidy Hoëard , rreshter amerikan.

Përfaqësuesi i rrjetit të organizatave joqeveritare ”Avonet”, Kenan Gashi, thotë se zgjedhja e Bidenit në krye të shtetit amerikan është gjë e mirë për Kosovën.

“Populli i Kosovës është i lidhur ngushtë me institucionet e SHBA-ve dhe është i përkushtuar rreth çdo lëvizje që bëhet në Amerikë, kjo tregon që populli shqiptar është falënderues dhe këtë e tregoi edhe komuniteti sot, për fat të mirë dashuria në mes të këtyre dy popujve është e ngushtë”, u shpreh Gashi.

 Joe Biden, kishte vizituar Kosovën në gusht të 2016-ës, në atë kohë nënpresident amerikan. Ai së bashku me familjen e tij ishin pjesë e ceremonisë së  inaugurimit të rrugës Ferizaj-Gjilan që bartë emrin e djalit të tij të ndjerë Beau Biden, i cili vdiq nga kanceri në tru. Ai kishte shërbyer në Kosovë pas përfundimit të luftës duke punuar në trajnimin e prokurorëve dhe gjykatësve vendor.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending