Connect with us

Ferizaj

Kandidatët e LDK-së për deputetë nga Ferizaj vizitojnë institucionet shëndetësore

Published

on

Kandidatët për deputetë në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, Muharrem Svarqa, Saranda Musliu e Fadil Haliti, vizituan institucionet shëndetësore në këtë qytet.

Muharrem Svarqa i cili është kryetar i LDK-së në Ferizaj, tha se kandidatët e kësaj partie do të jenë zëri i punonjësve shëndetësor në Kuvendin e Kosovës.

 ”Unë e përgëzova stafin për angazhimin e bërë dhe u garantova që kandidatët e LDK-së do të jemi zëri i tyre në institucionet më të larta me zotimin se do të jemi konsekuent në luftimin e përfitimeve qoftë për investime infrastrukturore të objekteve të shëndetësisë në Ferizaj, por edhe të rritjes së stafit të mjekëve dhe personelit tjetër ndihmës në raport me rritjen e numrit të banorëve të komunës që për fat të keq që nga regjistrimi i popullsisë vazhdon të mbetet si një mollë sherri që është shndërruar në pengesë të rritjes së këtij stafi, sepse sipas statistikave Ferizaj i ka vetëm 108 mijë banorë, ndërsa numrat real janë afërsisht 150 mijë banorë”, tha Svarqa.

Svarqa falënderoi mjekët dhe infermierët për angazhimin e tyre gjatë pandemisë.

“Mora edhe informacione se janë të shtirë 16 pacientë në spital, ku në raport me përmasat që kanë qenë të shtirë në spital sot numri i tyre është më i vogël që është rezultat i  menaxhimit të stafit. Po ashtu vizituam edhe QKMF-në dhe u impresionuam me rritjen e cilësisë së shërbimeve në Spitalin e Ferizajt dhe për gatishmërinë për punën e mëtejme në favor të realizimit të misionit të tyre human”, tha Svarqa.

Në kuadër të fushatës zgjedhore, kandidatët e LDK-së në Ferizaj kanë zhvilluar takime edhe me qytetarë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Lëndohet një person në vendin e punës në Ferizaj

Published

on

Një person është lënduar të martën në vendin e punës në Ferizaj.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se ai është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, derisa në vendin e ngjarjes kanë njësitet policore dhe inspektorati i punës.

Rasti është iniciuar si “asgjësim, dëmtim apo heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar gjatë punës ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor në QKUK. Në vendin e  ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore dhe inspektori i punës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një i dyshuar për therjen e 16 vjeçarit në Ferizaj

Published

on

Policia ka identifikuar njërin nga tre personat që sulmuan dhe plagosën me thikë të miturin F.V. 16 vjeç, në oborrin e një shkolle në rrugën “Gjon Sereqi” në Ferizaj.

Sipas policisë, i dyshuari M.D., shtetas i Shqipërisë, është arrestuar sot rreth orës 12:30 në rrugën “At Nikë Prela” në Ferizaj dhe gjatë kontrollit atij i është gjetur dhe konfiskuar një thikë që dyshohet të jetë përdorur në kryerjen e veprës penale.

Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është ndaluar për 24 orë, në pritje të procedurave të mëtejshme hetimore.

Ndryshe, i mituri i plagosur rëndë, pas trajtimit fillestar në emergjencën e Ferizajt është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

Continue Reading

Ferizaj

I mituri në gjendje të rëndë pas sulmit me thikë në Ferizaj

Published

on

Një i mitur ka mbetur i lënduar rëndë pasi është sulmuar me thikë nga tre persona të dielën në Ferizaj.

Policia ka njoftuar se viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pas trajtimit mjekësor në emergjencën e Ferizajt.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se sulmi fizik ndaj viktimës ka ndodhur të dielën, në rrugën “Gjon Sereqi” rreth orës 15:10, derisa ende nuk dihet identiteti i sulmuesve.

“Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime pasi që i njëjti dyshohet se është sulmuar nga tre persona të panjohur, ku njëri prej tyre e ka goditur viktimën me një mjet të mprehtë-thikë. Viktimës fillimisht i është ofruar tretman mjekësor në QE-Ferizaj, pastaj është dërguar për trajtim të mëtejshëm në QKUK. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending