Connect with us

Ferizaj

Ndikimi i pandemisë COVID-19 gjatë një viti

Published

on

Një vit më parë në Kosovë nisën të zbulohen rastet e para me Covid-19, duke bërë që në vend të vendosen edhe masa kufizuese për të mbajtur nën kontroll ritmet në rritje të përhapjes së virusit, i cili vazhdon të jetë prezent edhe sot.

Përgjatë një viti pandemia pati ndikimin e saj jo vetëm në shëndetin e njerëzve, por dhe tek bizneset.

Agon Zhinipotoku përfaqësues i gastronomëve në Ferizaj, thotë se më së shumti humbje iu shkaktua këtij sektori.

“Një vit shumë i rëndë, sektori që më së shumti ka humbur ishte sektori i gastronomisë, ka pasur mungesë të përkrahjes, largim të punëtorëve dhe tani  po flitet edhe për një mbyllje të dyë që për neve do të jetë katastrofike. Përveç këtyre ne jemi përballur edhe me dënime të cilat kalojnë shifra të larta, por ajo që neve na bënë mos me besu është që gjatë fushatës politike kishte tubime politike dhe nuk ishte numri i lartë i të infektuarve, ndërsa tani me të përfunduar zgjedhjet u rritën rastet”, tha Zhinipotoku.

 Masat kufizuese bën që disa biznese të jenë totalisht pasive, siç janë sallat e dasmave.

“Ne kemi investu në dy objekte dhe realisht në vitin që shkoi nuk i kemi shfytëzur fare dhe vetëm kemi investuar e nuk kemi marrë asgjë, ndërsa pas atji investimi tani është presioni i bankave, pasi ato investime i kemi bërë me hua”, tha Meriton Muhaxheri, pronar i sallës së dasmave ”Eleganti”.

Moslejimi i ahengjeve familjare ka ndikuar edhe në buxhetin e këngëtarëve.

“Ka ndikuar mjaft keq edhe tek ne këngëtarët, na ka dëmtuar mjaft shumë, brenda këtij viti sa nuk kemi pasur dasma e ahengje ka qenë mjaft e vështirë edhe për ne, pasi unë e mbaj familjen me këtë profesion dhe nëse ndodhë edhe një mbyllje tjetër do të jetë mjaft e vështrirë“, tha Liridon Sadriu këngëtar.

Përveç ndikimit në shëndetësi e në ekonomi,  pandemia rriti edhe numrin e rasteve të dhunës në familje, ku gjatë një viti u raportuan dhjetëra raste në Policinë e Ferizajt.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të dyshuarës për vrasjen në Ferizaj

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurës A.R., për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 28 Qershor 2026, rreth orës 22:40 në Ferizaj, rruga, “Sejdi Sejdiu”, e pandehura ka privuar nga jeta tani të ndjerin F.H., pas një mosmarrëveshje dhe përleshje fizike në mes tyre, me të cilën ka kryer veprën penale “Vrasja”, nga neni 172 të KPRK-së.      

Ndërkaq, i dyshuari me iniciale M.B., që ishte ndaluar deri në sqarimin e plotë të rrethanave dhe përfshirjes së tij në rast, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit është liruar.

Po ashtu, në këtë rast, lëndime trupore ka pësuar edhe e dyshuara A.R., të cilat dyshohet se i janë shkaktuar nga viktima- tani i ndjeri (F.H.,) për të cilat ka marr trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Continue Reading

Ferizaj

Ndalohen dy persona për vrasjen e 32 vjeçarit në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:50, në një banesë në rrugën “Sejdi Sejdiu”në Ferizaj, ku një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë ndaluar për 48 orë.

Viktima është identifikuar me inicialet F.H., 32 vjeç, ndërsa vdekja e tij është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor.

“Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes është konstatuar një plagë që dyshohet se është shkaktuar nga arma e zjarrit. Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe një gëzhojë.

Nga hetimet fillestare rezulton se ngjarja ka ndodhur në banesën e M.B. (48 vjeç), ku në momentin e incidentit ndodheshin aty bashkëshortja, si dhe vajza e tij A.R. (24 vjeçe). Kjo e fundit ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, ekziston dyshimi i bazuar se rasti ndërlidhet me veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari M.B. është ndaluar për 48 orë. Po ashtu, edhe ndaj A.R. është lëshuar vendim për ndalim prej 48 orësh, mirëpo ajo vazhdon të mbetet nën trajtim mjekësor në QKUK.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Sektori i Hetimeve Rajonale, në koordinim dhe autorizim të prokurorit të shtetit, është duke ndërmarrë veprime intensive hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj shqipton 240 gjoba trafiku në 24 orët e fundit

Published

on

Policia Rajonale në Ferizaj ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit është raportuar një aksident trafiku ku si pasojë u lëndua një person. Gjatë këtij harku kohor njësitet e trafikut kanë  shqiptuar gjithsej 240 gjoba për kundërvajtje.

Më së shumti janë shqiptuar gjoba për tejkalim të shpejtësisë, 74 sosh dhe 48 të tjera për mosrespektim të shenjave të komunikacionit.

Po ashtu, si rezultat i shkeljeve të rënda të rregullave të trafikut, policia ka konfiskuar  1 automjet, 4 skuterë/motoçikleta dhe 4 patentë shoferë.

Continue Reading

Trending