Connect with us

Ferizaj

Pezullohen disa shërbime mjekësore në Spitalin e Ferizajt

Published

on

Rritja e numrit të rasteve me koronavirus në komunën e Ferizajt ka bërë që të rritet edhe numri i pacientëve të shtirë në spitalin e këtij qyteti.

Drejtori i spitalit rajonal të Ferizajt Jeton Zeqiri, tha se në këtë institucion janë të shtrirë 55  pacientë, gjë e cila ka bërë që të shtohen hapësirat për pacientët e infektuar me këtë virus, për çka janë detyruar të mbyllin disa shërbime që kryhen në kuadër të spitalit.  

“Në spitalin e Ferizajt situata është e menaxhueshme edhe pse kemi rritje të numrit të qytetarëve për hospitalizim në spitalin tonë. Për momentin janë 55 pacientë të hospitalizuar, gjendja e 3 prej tyre është më e rëndë, ndërsa e të tjerëve stabile. Për shkak të hapësirës së vogël që kemi ne jemi obliguar të mbyllim disa shërbime, gjinekologjia ka hyrje të veçantë dhe ajo funksionon me normalitet, dializa është në funksion të plotë si dhe emërgjenca, ndërsa të gjitha shërbimet tjera janë të mbyllura dhe kjo për shkak se jemi detyruar të krijojmë hapësira për trajtimin e Covid-19”, njoftoi Zeqiri.

Zeqiri thotë se rritja  e numrit të pacientëve të shtrirë paraqet vështirësi për këtë institucion, i cili ka mungesë të shtretërve.

“Sfidë për spitalin tonë është krijimi i hapësirave ose shtretërve, pasi spitali ka vetëm 70 shtretër, por neve nga nesër besoj se do të na arrijnë edhe 20 shtretër të ri që ta përballojmë këtë fluks të tretë të pandemisë”, u shpreh ai.

Gjatë ditës së sotme në komunën e Ferizajt janë konfirmuar edhe 31 raste të reja me Covid-19,  duke e  çuar në 326 numrin e rasteve aktive në këtë komunë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Një vajzë 16 vjeçe raportohet e zhdukur në Ferizaj

Published

on

Policia në Ferizaj ka njoftuar për zhdukjen e një vajze 16 vjeçe. Për zhdukjen e vajzës, në Polici ka raportuar babai i saj, i cili ka bërë të ditur se nuk e di vendndodhjen e vajzës së tij që nga data 1 maj 2024.

“Me 03.05.2024 një mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij (16 vjeç) ishte larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen  e saj. Rasti në procedurë hetimore”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Një grua raportoi në polici dhunimin e vajzës nga një i panjohur

Published

on

Një grua ka raportuar në polici se vajza është marrë me veturë nga një person i panjohur dhe se ka kryer marrëdhënie seksuale. Dyshohet se rasti ka ndodhur më 01.05.2024 në magjistralen Kaçanik-Ferizaj.

Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit kanë nisur hetimet dhe viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore  ekzaminim.

Rasti është cilësuar si “dhunim”, ndërsa nuk raportohet për ndonjë të arrestuar.

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj konfiskon motoçikleta dhe trotinete elektrike pa dokumente 

Published

on

Policia në Ferizaj, të mërkurën 01.05.2024, ka konfiskuar disa motoçikleta dhe skuterë pa dokumentacion të rregullt.

Në zbatim të planit operativ ” Motoçikleta dhe Trotineti elektrik 2024″, në disa pika kontrolli në qytet dhe rrethinë të Ferizajt, policia ka kontrolluar dhe ka shqiptuar gjoba ndaj disa personave, të cilët po drejtonin motoçikletat dhe skuterët në kundërshtim me rregullat e trafikut.

Continue Reading

Trending