Connect with us

Ferizaj

Qendra e Transfuzionit në Ferizaj kërkon dhurues të plazmës së gjakut

Published

on

Qytetarët e Ferizajt nga sot mund të kryejnë teste të shpejta për Covid-19 në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, me udhëzim të mjekut. Testimi bëhet çdo ditë nga e hëna deri të shtunën nga ora 09:00 deri në 12:00, në objektin e vjetër të Institutit Rajonal të Shëndetit Publik. Rezultatin e këtyre testeve qytetarët mund ta marrin pas 2 orëve.

Laboratori i QKMF-së ka në dispozicion 5 mijë e 200 teste, që sipas punonjësve të këtij institutioni, kjo sasi mund të shpenzohet shumë shpejt pasi interesimi i qytetarëve është i lartë.

“Sot kemi filluar si duhet, kemi pasur mjaftë pacientë,  mirë po shkon, ka raste pozitive që po dalin, por shumica dalin negative. Qytetarët nëse kanë simptoma duhet të lajmërohen tek mjeku dhe të marrin udhëzim, më pas vijnë këtu tek ne, ndërsa pas 2-3 ore del rezultati”, tha Milikije Abazi, laborante.

Pak metra larg vendit ku po bëhen testet rapide për koronavirus, gjendet Qendra e Transfuzionit të Gjakut. Këtu po bëhet apel që të dhurohet gjak, e sidomos nga pacientët të cilët e kanë kaluar Covid-in, pasi nevoja për plazma të gjakut është shumë e madhe.

“Edhe pse kemi bërë thirrje që të lajmërohet çdo njeri që e ka kaluar Covidin, prapë ka mungesë të tyre, ndërsa kemi kërkesa të shumta për gjak. Nuk e di se ku është problemi pasi çdoherë  që kemi bërë kërkesë për gjak janë lajmëruar të gjithë, por kësaj here nuk paraqiten dhuruesit”, tha Merita Qerimi-Tërshana.

Trajtimi i pacientëve me Covid-19 me plazmë të gjakut bëhet duke e marrë atë nga pacientët e shëruar nga koronavirusi, pasi që gjaku i tyre ka antitrupa që luftojnë virusin. Transfuzioni i antitrupave besohet se krijon atë që njihet si “imuniteti pasiv” te të prekurit me Covid-19. Megjithatë jo të gjithë personat e shëruar nga Covid-19 mund të dhurojnë plazmën, por vetëm ata që kanë më shumë  se 50 antitrupa.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Një grua raportoi në polici dhunimin e vajzës nga një i panjohur

Published

on

Një grua ka raportuar në polici se vajza është marrë me veturë nga një person i panjohur dhe se ka kryer marrëdhënie seksuale. Dyshohet se rasti ka ndodhur më 01.05.2024 në magjistralen Kaçanik-Ferizaj.

Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit kanë nisur hetimet dhe viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore  ekzaminim.

Rasti është cilësuar si “dhunim”, ndërsa nuk raportohet për ndonjë të arrestuar.

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj konfiskon motoçikleta dhe trotinete elektrike pa dokumente 

Published

on

Policia në Ferizaj, të mërkurën 01.05.2024, ka konfiskuar disa motoçikleta dhe skuterë pa dokumentacion të rregullt.

Në zbatim të planit operativ ” Motoçikleta dhe Trotineti elektrik 2024″, në disa pika kontrolli në qytet dhe rrethinë të Ferizajt, policia ka kontrolluar dhe ka shqiptuar gjoba ndaj disa personave, të cilët po drejtonin motoçikletat dhe skuterët në kundërshtim me rregullat e trafikut.

Continue Reading

Ferizaj

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen Gazmend Hysenit në Ferizaj

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 17 vjet burgim të akuzuarin Qëndrim Januzi, për vrasjen e Gazmend Hysenit, më 28 maj 2022 në Ferizaj.

Për vrasje, Januzi u dënua me 16 vjet burgim, kurse për armëmbajtje pa leje me 1 vit e gjysmë burgim. Gjykata shpalli dënim unik me 17 vjet burgim.

Sipas aktakuzës, më 28 maj 2022, rreth orës 00:53, në Ferizaj, në rrugën “Rexhep Bislimi”, përkatësisht para hyrjes së marketit “Euro Market”, i pandehuri Qëndrim Januzi, me dashje dhe përgatitje paraprake kishte privuar nga jeta tani të ndjerin Gazmend Hyseni dhe me atë rast kishte vënë në rrezik edhe jetën e Maliq Latifit, i cili kishte qenë para hyrjes së marketit si dhe të personave tjerë brenda në market.

Të njëjtit i konfiskohet në mënyrë të përhershme arma e markës “SAUER model 38H”, me një karikator me kapacitet prej 8 fishekëve, me të cilën armë kishte kryer veprën penale.

Continue Reading

Trending