Connect with us

Kosovë

14 të vdekur dhe 923 të infektuar me COVID-19

Published

on

14 të vdekur dhe 923 raste të reja me koronavirus u raportuan sot në Kosovë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Sipas IKSHPK-së, rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 3,470 mostrave, ndërsa shumica e tyre janë në Prishtinë: 273.

IKSHPK po ashtu njoftoi se rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 4 raste (82, 80, 79, 76 vjeç), Prizren 4 raste (66, 62, 57, 49 vjeç), Ferizaj 1 rast (85 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (81 vjeç), Lipjan 1 rast (82 vjeç), Mitrovicë 1 rast (89 vjeç), Pejë 1 rast (52 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (69 vjeç).

Në 24 orët e fundit, 771 pacientë janë shëruar nga koronavirusi.

Në bazë të shifrave zyrtare të IKSHPK-së numri i përgjithshëm i rasteve pozitive në Kosovë arrin në 90,430, i viktimave në 1,872 dhe i të shëruarve në 74,754.

Aktualisht, raste aktive me koronavirus në Kosovë janë 13,804.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

Numërohen rreth 20% të votave të kandidatëve për deputetë

Published

on

Me procesimin e  19.78% të votave (09.06.2026 ora 10:05), Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë ka përfunduar në Junik, Shtërpcë, Han të Elezit dhe Mamushë.

Nga rezultatet e deritanishme, në 10-shën e parë të deputetëve më të votuar tek lista e Vetëvendosjes renditen Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Donika Gërvalla, Xhelal Sveçla, Avni Dehari, Mimoza Kusari-Lila, Hajrulla Çeku dhe Ejup Maqedonci.

Sipas rezultateve preliminare, në të cilat nuk janë përfshirë votat nga vendvotimet me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe ato të votimit jashtë Kosovës, Vetëvendosje pritet t’i marrë 48 ulëse në Kuvend.

Në listën e PDK-së, e cila pritet t’i ketë 24 ulëse, i prijnë Bedri Hamza, Përparim Gruda, Arian Tahiri, Uran Ismaili, Sala Jashari, Vlora Çitaku, Ganimete Musliu, Arben Mustafa, Mërgim Lushtaku dhe Enver Hoxhaj.

Listës së kandidatëve më të votuar të LDK-së i prijnë Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica-Xhelili, Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Ukë Rugova, Kujtim Shala, Anton Quni, Lutfi Haziri dhe Armend Zemaj. LDK pritet t’i ketë 20 deputetë.

Listës së më të votuarve të AAK-së, i prijnë  Ardian Gjini, Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha, Burim Ramadani, Time Kadrijaj, Agim Çeku, Arbër Tolaj dhe Albana Bytyqi. Sipas rezultateve preliminare, Aleanca pritet t’i ketë 8 deputetë.

Continue Reading

Kosovë

Sot nis numërimi i votave të kandidatëve për deputetë

Published

on

Në Qendrat Komunale të Numërimit sot pritet të nisë procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, ka thënë se paraprakisht do të bëhet verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime.

Elezi gjithashtu bëri të ditur se sot në ora 16:30, do të mbajnë konferencë për media ku edhe do të njoftojnë për fillimin e verifikimit /numërimit në të gjitha komunat si dhe për të gjitha aktivitetet e KQZ-së në ditët e ardhshme.

Nga publikimi i fundit i rezultateve preliminare  të zgjedhjeve të 7 qershorit, nga 99.44% të votave të përpunuara, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë në 42.91 %  të votave pasuar nga Partia  Demokratike e Kosovës me 21.08% dhe Lidhja Demokratike të Kosovës me 17.60% të votave. Ndërkaq Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës fitoi 7.17 % të votave.

Kjo përqindje nuk përfshin votat nga vendvotimet me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe ato të votimit jashtë Kosovës.

Continue Reading

Kosovë

Mbeten edhe 14 kuti votimi të pa numëruara  

Published

on

Nga publikimi i fundit i rezultateve preliminare  të zgjedhjeve të 7 qershorit, vërehet se nga 2498 kuti kanë mbetur të numërohen edhe 14 sosh.

Sipas faqes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga 99.44% të votave të përpunuara, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë në 42.91 % ose 297.363 vota. E dyta renditet Partia  Demokratike e Kosovës me 21.08% apo me 146.108 vota. Lidhja Demokratike të Kosovës ka marrë 17.60 % apo 121.987 vota, ndërkaq Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.17 % apo 49.712 vota.

Kjo përqindje nuk përfshin votat nga vendvotimet me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe ato të votimit jashtë Kosovës.

Continue Reading

Trending