14 të vdekur dhe 923 të infektuar me COVID-19

14 të vdekur dhe 923 raste të reja me koronavirus u raportuan sot në Kosovë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Sipas IKSHPK-së, rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 3,470 mostrave, ndërsa shumica e tyre janë në Prishtinë: 273.

IKSHPK po ashtu njoftoi se rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 4 raste (82, 80, 79, 76 vjeç), Prizren 4 raste (66, 62, 57, 49 vjeç), Ferizaj 1 rast (85 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (81 vjeç), Lipjan 1 rast (82 vjeç), Mitrovicë 1 rast (89 vjeç), Pejë 1 rast (52 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (69 vjeç).

Në 24 orët e fundit, 771 pacientë janë shëruar nga koronavirusi.

Në bazë të shifrave zyrtare të IKSHPK-së numri i përgjithshëm i rasteve pozitive në Kosovë arrin në 90,430, i viktimave në 1,872 dhe i të shëruarve në 74,754.

Aktualisht, raste aktive me koronavirus në Kosovë janë 13,804.

Leave a Comment

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

300X220