Nora Gjakova ka fituar medaljen e artë në turneun ndërkombëtar të xhudos i cili po mbahet në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi.
Në finalen e kategorisë deri në 57 kilogram, Gjakova fitoi me pikë ndaj xhudistes vendase, Eteri Liparteliani.
Deri në finale, xhudistja kosovare arriti pas 4 fitoreve radhazi të cilat i fitoi me ipon, ku në çerekfinale mundi serben Perishiq ndërkaq në gjysmëfinale xhudisten sllovene Kaja Kajzer.