Connect with us

Ferizaj

Ferizaj shënon Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve

Published

on

Dita Ndërkombëtare e Infermierëve, në Ferizaj u  shënua me një ekspozitë të fotografive të punës së stafit shëndetësor gjatë pandemisë.

Gjatë këtij organizimi në sheshin e qytetit të Ferizajt, kryeinfermieri i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, Selim Bega tregoi pse pikërisht 12 maji shënohet si Dita e Infermierëve.

“Sot është Dita Ndërkombëtare e Infermierisë, 12 maji, të cilën  e shënojmë për nder të themelueses së infermierisë moderne Florence Nightingale. Kjo ditë shënohet nga infermierët në mbarë botën dhe ne nuk deshëm ta lëmë pa e shënuar edhe sivjet, në këtë vit që po e kalojmë me sfida e sprova nga Covid-19”, tha ai.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu falënderoi infermierët për punën e bërë gjatë pandemisë.

Të përulemi para sakrificës, por edhe në emër të të gjithë qytetarëve t’iu falenderojmë secilin prej jush, të shprehim gjithë falënderimin, jo vetëm në periudhën e pandemisë, por pandemia është shpërfaqja e asaj që është profesion jetësor i juaji, por mbi të gjitha është ajo që gjatë gjithë kohës ofroni ju për bashkëqytetarët tanë“, tha Aliu.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Ferizaj

Xhemile Murati-Shabani është kandidate e AAK-së për kryetare të Ferizajt

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar Xhemile Murati-Shabanin si kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt, në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Murati-Shabani aktualisht mban pozitën e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në qeverisjen lokale, funksion të cilin e ushtron që nga viti 2021, kur AAK u bë pjesë e koalicionit qeverisës në Ferizaj bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Nismën Socialdemokrate.

Kandidatura e Murati-Shabanit vjen në kohën kur partitë politike kanë nisur përzgjedhjen e listave përfaqësuese për garën zgjedhore në nivel lokal.

Continue Reading

Ferizaj

Agim Aliu konfirmon kandidaturën për kryetar të Ferizajt

Published

on

Kryetari aktual i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se do të jetë sërish kandidat i PDK-së për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet  e ardhshme lokale të 12 tetorit.

Njoftimin për kandidaturë, Aliu e bëri përmes një postimi në profilin e tij në facebook.

Aliu, si kandidat i Partisë Demokratike, është zgjedhur kryetar i Ferizajt në dy mandate të njëpasnjëshme, nga viti 2017-2021 dhe 2021-2025.

Më herët, ai ishte zgjedhur në krye të qeverisë lokale për një mandat të shkurtuar edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2012, pas dorëheqjes së Bajrush Xhemailit nga pozita e kryetarit të Ferizajt.

Continue Reading

Trending