Connect with us

Ferizaj

Prezantohet projekti për sheshin e miqësisë me SHBA-të

Published

on

Pas pllakës që iu ngrit djalit të presidentit amerikan Joe Biden, Ferizaj po planifikon që të ndërtojë hapësirë të gjelbër dhe të ngrisë një shtatore edhe për presidentin amerikan, Joe Biden, si shenjë falënderimi për shtetin amerikan.

“Sheshi i miqësisë Kosovë-SHBA” dhe shtatorja planifikohen të vendosen në afërsi të kampit “Bondsteel” në Sojevë të Ferizajt.

Iniciatori i këtij projekti Faton Haxhisalihu, thotë se ky projekt do jetë si falënderim ndaj presidentëve amerikanë që ndihmuan Kosovën, duke filluar nga Woodroë Wilson, Bush, Obama e Trump.

“Me 17 shkurt 2021, në 13 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, së bashku me Arsim Hetemin dhe Kenan Gashin diskutuam për madhështinë e kësaj feste. Kujtojmë miqtë tanë të cilët ishin me ne atëherë kur liria ishte vetëm një dëshirë e cila kishte filluar të dukej në horizont falë luftës çlirimtare. Gjatë kësaj bisede dhe aktiviteteve më 20 janar kur u inagurua presidenti i SHBA-së, Biden, shpalosëm idenë për rregullimin e një sheshi në të cilin do të vendoset edhe shtatorja e presidentit Biden”, thotë Haxhisalihu.

E, kryetari i Ferizajt Agim Aliu, pati një sugjerim për këtë projekt.

“Ne jemi të bekuar që kemi miq të tillë dhe jo kjo që do të jetë shesh i miqësisë, por do të duhej të shtohet fjala “e përjetshme” pasi që miqësia është e përhershme me shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha ai.

Koloneli amerikan Drake McGraw u shpreh falënderues për këtë projekt.

“Dua t’iu falënderoj për këtë projekt që do ta zbukurojë kampin ”Bondsteel” dhe do të nderojë miqësinë tonë. Jam këtu prej 2 vitesh dhe partneriteti me popullin e Kosovës është i mrekullueshëm”, theksoi ai.

 Projektuesi i këtij projekti tregon se sheshi dhe shtatorja parashihet të kenë kosto prej më shumë se 500 mijë eurosh, para të cilat, sipas iniciatorëve, do të sigurohen nga donatorët.

Koncepti i këtij projekti u diktua nga rrjedha e lumit që gjendet në parcelën ekzistuese. Në aspektin simbolik, por edhe në fromat organike të lumit, ishin bazë e ideimeve të shtigjeve dhe hapësirave gjelbëruese brenda projektit. Fokusi patjetër që është tek statuja e presidentit Joe Biden. Hapësirat organike, por edhe piedestali ku është e vendosur statuja bën që ajo të përjetohet si më madhështore. Pjesë tjera janë projektuar në harmoni me peisazhin natyrorë përrreth duke mos e cenuar asnjëherë atë“, tha Granit Zeqiri.

Në gusht të vitit 2016 kur u prezantua pllaka për të birin e Joe Biden, Beau Biden, u vendos që edhe rruga magjistrale Ferizaj-Gjilan të mbaj emrin ”Joseph R. “Beau” Biden”, në afërsi të së cilës do të ndërtohet edhe ky shesh.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Brenda javës së kaluar policia në Ferizaj shqiptoi 1567 gjoba dhe pezulloi 21 patentë shoferë

Published

on

Gjatë javës së kaluar, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1.567 gjoba për kundërvajtje në trafik si dhe ka pezulluar 21 patenta për shoferët që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Po ashtu, në këtë periudhë kohore janë regjistruar gjithsej 35 aksidente. Në 12 prej tyre kanë mbetur të lënduar 15 persona, ndërsa 23 aksidente të tjera ishin vetëm me dëme materiale

Sipas statistikave të publikuara, vetëm gjatë muajit janar 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka gjobitur 6,914 shoferë për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion, që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar paraqet rritje prej 45.3%.

Continue Reading

Ferizaj

Policia gjobitë 326 shoferë në Ferizaj për përdorim të telefonit gjatë ngasjes

Published

on

Gjatë muajit janar 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka gjobitur 326 shoferë për përdorim të telefonit gjatë ngasjes, pasi sipas policisë, me këtë veprim ata kanë rrezikuar sigurinë e tyre dhe atë të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Sipas policisë, përdorimi i telefonit vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, pasi edhe një sekondë pakujdesie të përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve.

Continue Reading

Ferizaj

Ndërroi jetë artisti dhe koreografi i shquar ferizajas, Bajram Tahiri

Published

on

Ka ndërruar jetë Bajram Tahiri, artist,  valltar dhe koreografi i shquar i ansamblit “Kastriotët” në Ferizaj.

I ndjeri gjithë jetën e tij artistike ia kushtoi ruajtjes dhe begatimit të traditës dhe trashëgimisë kulturore, fillimisht si valltar pastaj edhe si koreograf i A.K.V ,,Kastriotët” Ferizaj.

Për një periudhë kohore, nga viti 1999-2009, Tahiri ishte Drejtor Operativ në KRM “Pastërtia”, pastaj nga viti 2017 deri në vitin 2020 shërbeu si këshilltar politik në  Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, derisa  nga viti 2010 udhëhoqi me  kompaninë “Mbrojtja e Ambientit”.

Mbledhja komemorative për artistin e ndjerë, Bajram Tahiri, mbahet më 3 Shkurt 2026, ora 14:00 në Teatrin “Adriana” kurse ceremonia e varrimit nga ora 15:30 në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending