Connect with us

Ferizaj

Kujdes – Ferizaj bëhet me “puseta rrotulluese”

Published

on

Ishte data 18 qershor kur në zemër të Ferizajt, pikërisht përballë Komunës kjo vajzë e re e pësoi duke u rrëzuar mbi  një pusetë për shkak të kapakut të dobët, i cili u thye dhe u rrotullua në vend. Siç shihet në këto pamje të kamerave të sigurisë, fati e kishte shpëtuar këtë vajzë nga rënia në pusetën e thellë afro 4m.

Fahri Bega, i cili ka edhe lokal të vetin pranë kësaj pusete tregon se u detyruan vet qytetarët ta mbulojnë pusetën në këtë formë, në mënyrë që raste të tilla mos të përsëriten.

Fahri Bega, pronar i “Venera Tours”: Institucionet nuk ndërmorën asgjë

“Siç po shihet, nga data 18 më duket është saktë. E kemi parë që në disa pika të Komunës, Ujësjellësit dhe Pastërtisë, kemi bërë kërkesa por deri në këto momente nuk është marrë dikush. Nuk e di kush, sepse secili po ia len përgjegjësinë tjetrit, por më duket që kjo është pjesë e Ambientit, ku shpesh herë dalin me shiku ambientin, mirren me pika të imëta, por kjo është pjesë e rrezikut ku një qytetar ka shpëtuar pa e humbur jetën në atë ditë kritike”. – thotë Fahri Bega nga “Venera Tours”

Tutje ai shton se të gjitha institucionet janë të informuara rreth kësaj çështjeje, porse akoma nuk është ndërmarrë asgjë.

“Secili ka fëmijë dhe mundet me i ikë prej dore. Aty është rreziku, sepse pasi të ndodhë le të gjejnë rrugë këta sa të duash por nuk po marrin masa. Kjo është përgjegjësi e dikujtë sepse janë të njoftuar dhe ne këtu jemi qytet, nuk jemi gjigand qytet, këtu secili e sheh, por nuk dojnë me vepru sepse pak i vret ndërgjegja”

Qyteti i Ferizajt vazhdimisht ka probleme me kapakët e pusetave të cilët thyhen lehtë e të cilët janë rrezik për jetën e  qytetarëve.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Një burrë theret me kaçavidë nga dy persona në Ferizaj

Published

on

Një burrë është therur me kaçavidë nga dy persona të panjohur në Ferizaj.

Rasti është raportuar mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:30. Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit mjekësor është liruar.

Ferizaj / 21.09.2026 – 22:30.

‘Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se i njëjti është therur me një mjetë të mprehtë (kaçavidë) nga dy persona të panjohur. Pas tretmanit mjekësor i njëjti është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Javën e kaluar Policia shqiptoi 1205 gjoba dhe pezulloi 30 patenta shoferi në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba për kundërvajtje në trafik  dhe ka pezulluar 20 patentë shoferi.

Në këtë hark kohor janë regjistruar 30 aksidente përfshirë edhe ato ku mbetën të lënduar 13 persona.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 14-20.09.2026 janë shqiptuar 1.205 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 30 aksidente, nga të cilat 9 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 13 persona 21 aksidente me dëme materiale”- thuhet në komunikatën e së hënës (21.09.2026) të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë Rajonale të Ferizajt.

Continue Reading

Ferizaj

Gjendet në Tiranë 80 vjeçari nga Ferizaj i raportuar i zhdukur që nga 17 gushti

Published

on

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njoftoi se 80-vjeçari Hamëz Ismali nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i zhdukur që nga 17 gushti, është gjetur në Tiranë.

Ismaili aktualisht është në trajtim mjekësor në spitalin e Tiranës.

Gjetja e tij u bë e mundur falë kërkimeve intensive dhe bashkëpunimit të Shoqatës për Kërkim Shpëtim me policinë e Kosovës, atë të Shqipërisë, qytetarëve dhe ekipeve të angazhuara në këtë operacion.

Familjarët e Ismailit kishin bërë thirrje publike qytetarëve për informacion për vendndodhjen e tij, pasi për herë të fundit ishte parë më 18 gusht në Stacionin e Autobusëve në Tiranë, ku kishte mbërritur me një kompani transportuese nga Kosova.  

“Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njofton se, pas kërkimeve intensive së bashku me Policinë e Kosovës dhe angazhimit të ekipeve, është bërë e mundur gjetja e z. Hamëz Ismali, 80 vjeç, nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i humbur që nga data 17 gusht.

Z. Hamëz është gjetur në Tiranë, ku aktualisht po merr trajtim në spital.

Shpresojmë që gjendja e tij të përmirësohet sa më shpejt dhe që së shpejti të rikthehet pranë familjes dhe në shtëpinë e tij. Falënderojmë Policinë e Kosovës, Policinë e Shqipërisë, si dhe të gjithë qytetarët, institucionet dhe personat e tjerë që kontribuuan dhe ndihmuan në gjetjen e z. Hamëz”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Shoqatës së Kosovës për Kërkim Shpëtim.

#

Continue Reading

Trending