Paniku i qytetarëve të Ferizajt për helmimin e ujit në qytet po del të jetë i pabazuar.
KRU “Bifurkacioni” ka dalë me një njoftim për qytetarë se uji i pijshëm në Ferizaj është i sigurt për konsum. Kjo kompani ka informuar se uji testohet në baza ditore edhe nga IKSHPK.
Drejtori i Spitalit të Ferizajt, Jeton Zeqiri, ka konfirmuar për TV Tema se nuk ka asnjë pacient të shtrirë në këtë Spital për helmim nga uji.
Jeton Zeqiri – Drejtor i Spitalit të Ferizajt
E Zëdhënësi i Policisë së Ferizajt Kanun Veseli për TV Tema ka treguar se në fabrikën e ujit në Pleshinë gjithçka është në rregull.
“Që kur ka ndodhur rasti në Deçan janë aktitivitetet që jemi duke i ndërmarrë për monitorimin e çdo pike të ujësjellësit, nuk ka asgjë”, thotë Veseli.
Kanun Veseli – Zëdhënës i Policisë në Ferizaj
Postimi i plotë i KRU “Bifrukacioni”:
KOMUNIKATË PËR OPINIONIN E GJERË PUBLIK:
Gjatë ditës së sotme kemi vërejtur se në rrjetet sociale kanë qarkulluar informacione të pa sakta përmes së cilave është vënë në dyshim cilësia e ujit të pijshëm. Një gjë e tillë ka ngjallur shqetësim tek konsumatorët e KRU Bifurkacioni ShA, kjo gjë është vërejtur edhe nga numri i shumtë i telefonatave që kemi marrë gjatë ditës së sotme.
KRU Bifurkacioni siguron të gjithë konsumatorët se uji i prodhuar është i sigurt për konsum dhe se i njëjti testohet përmes mostrave të mbledhura në baza ditore në laboratorin e kompanisë në fshatin Pleshinë si dhe nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).
Analizat e mostrave të ujit, flasin se uji është brenda normave duke rezultuar i sigurt për konsum dhe në përputhje me parametrat e përcaktuara sipas udhëzimit administrativ 16/2012 i cili është udhëzim i njëjtë me standardet e Bashkësisë Europiane.
Bëjmë thirrje të gjithë konsumatorëve që mos të bien pre e keqinformimeve të cilat vijnë nga burime të pa identifikuara, por të bazohen vetëm në informatat të cilat vijnë nga organet kompetente siç është KRU Bifurkacioni ShA apo Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).
Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar të hënën një zyrtar policor nga Stacioni Policor në Ferizaj, nën dyshimin për organizim të bixhozit të paligjshëm, skema piramidale dhe armëmbajtje pa leje si dhe përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm.
Me aktvendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Gjatë ditës së djeshme hetuesit e IPK-së kanë bastisur 7 (shtatë) lokacione ku janë sekuestruar dy armë të shkurtra, një armë e gjatë e gjuetisë, dy armë të ftohta (thika), si dhe municion i llojeve të ndryshme.
Sipas dyshimeve fillestare, polici dyshohet se gjatë vitit 2026 ishte përfshirë në organizimin e bixhozit të paligjshëm online, si dhe kishte poseduar një armë të gjatë të tipit Kallashnikov, të cilën dyshohet se ia kishte shitur një personi tjetër.
Lidhur me këtë hetim janë intervistuar edhe gjashtë persona të tjerë, të dyshuar për veprën penale “Shitblerja e armëve”. Hetimet ndaj tyre do të vazhdojnë në procedurë të rregullt.
IPK-ja i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e zyrtarit, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është gjetur ferizajasi i raportuar i zhdukur më 10 nëntor 2026.
Sipas njoftimit, personi i zhdukur është gjetur në Prishtinë, në gjendje të mirë shëndetësore.
“Me datën 11.11.2026, në stacionin policor në Ferizaj është raportuar zhdukja e personit M. O.(31 vjeç), i cili, sipas familjarëve, ishte larguar nga shtëpia me datën 10.11.2026 dhe nuk ishte kthyer.
Pas katër ditësh kërkimi, më 15.11.2026, rreth orës 01:30, personi i raportuar i zhdukur është gjetur në Prishtinë, në gjendje të mirë shëndetësore dhe më pas është kthyer në shtëpi.
Për rastin është njoftuar Sektori Rajonal i Hetimeve dhe prokurori i rastit, të cilët po e trajtojnë rastin,” thuhet mes tjerash në njoftimin e policisë.