Connect with us

Ferizaj

Uji i pijes në Ferizaj i sigurt për konsum

Published

on

Paniku i qytetarëve të Ferizajt për helmimin e ujit në qytet po del të jetë i pabazuar.

KRU “Bifurkacioni” ka dalë me një njoftim për qytetarë se uji i pijshëm në Ferizaj është i sigurt për konsum. Kjo kompani ka informuar se uji testohet në baza ditore edhe nga IKSHPK.

Drejtori i Spitalit të Ferizajt, Jeton Zeqiri, ka konfirmuar për TV Tema se nuk ka asnjë pacient të shtrirë në këtë Spital për helmim nga uji.

Jeton Zeqiri – Drejtor i Spitalit të Ferizajt

E Zëdhënësi i Policisë së Ferizajt Kanun Veseli për TV Tema ka treguar se në fabrikën e ujit në Pleshinë gjithçka është në rregull.

“Që kur ka ndodhur rasti në Deçan janë aktitivitetet që jemi duke i ndërmarrë për monitorimin e çdo pike të ujësjellësit, nuk ka asgjë”, thotë Veseli.

Kanun Veseli – Zëdhënës i Policisë në Ferizaj

Postimi i plotë i KRU “Bifrukacioni”:

KOMUNIKATË PËR OPINIONIN E GJERË PUBLIK:

Gjatë ditës së sotme kemi vërejtur se në rrjetet sociale kanë qarkulluar informacione të pa sakta përmes së cilave është vënë në dyshim cilësia e ujit të pijshëm. Një gjë e tillë ka ngjallur shqetësim tek konsumatorët e KRU Bifurkacioni ShA, kjo gjë është vërejtur edhe nga numri i shumtë i telefonatave që kemi marrë gjatë ditës së sotme.

KRU Bifurkacioni siguron të gjithë konsumatorët se uji i prodhuar është i sigurt për konsum dhe  se i njëjti testohet përmes mostrave të mbledhura në baza ditore në laboratorin e kompanisë në fshatin Pleshinë si dhe nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

Analizat e mostrave të ujit, flasin se uji është brenda normave duke rezultuar i sigurt për konsum dhe  në përputhje me parametrat e përcaktuara sipas udhëzimit administrativ 16/2012 i cili është udhëzim i njëjtë me standardet e Bashkësisë Europiane.

Bëjmë thirrje të gjithë konsumatorëve që mos të bien pre e keqinformimeve të cilat vijnë nga burime të pa identifikuara, por të bazohen vetëm në informatat të cilat vijnë nga organet kompetente siç është KRU Bifurkacioni ShA apo  Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

Ju faleminderit!

https://www.facebook.com/KruBifurkacioniShA/posts/1213423349098994

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Visar Azemi kandidat i LDK-së për kryetar të Ferizajt

Published

on

Visar Azemi është zyrtarisht kandidat i LDK-së për kryetar të Ferizajt.

Kandidatura e Azemit, i cili njëkohësisht  është edhe kryetar i degës së kësaj partie në Ferizaj,  u konfirmua në takimin e sotëm të kryesisë së LDK-së.

Në konferencën për media pas takimit të kryesisë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bëri të ditur emrat që i kanë zyrtarizuar të jenë kandidatë për kryetarë të shumicës së komunave në zgjedhjet e 12 tetorit.

Abdixhiku tha se të gjithë emrat janë votuar pa asnjë kundërshtim e abstenim. Kështu, për kryetar të Prishtinës do të garojë Përparim Rama, për Lipjan Imri Ahmeti, për Obiliq Xhafer Gashi, për Fushë Kosovë Besnik Osmani, për Podujevë Ekrem Hyseni, për Drenas Gazmend Heta, për Vushtrri Xhafer Tahiri, për Mitrovicë Gëzim Plakolli, për Pejë Gazmend Muhaxhiri, për Istog Ilir Ferati, për Junik Ruzhdi Shehu, për Deçan Jeton Mushkolaj, për Dragash Behgjet Xheladini, për Prizren Driton Selmanaj, për Suharekë Ardian Shala, për Ferizaj Visar Azemi, për Shtime Kastriot Shabani, për Shtërpcë Valmir Ahmeti, për Viti Sokol Haliti, për Gjilan Arbër Ismaili, për Artanë Bajrush Ymeri, për Gjakovë Shefqet Shehu dhe për Rahovec Burim Krasniqi.

Sipas Abdixhikut, kandidatët për kryetar në Klinë, Malishevë, Kaçanik dhe Kamenicë do të zyrtarizohen ditëve në vijim.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta veterani Naim Ymeri, epror i UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së

Published

on

Është ndarë nga jeta eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Naim Ymeri.

Lajmi u bë i ditur në Facebook nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – dega Ferizaj.

Ymeri, gjatë luftës ishte epror i lartë në Zonën Operative të Nerodimes në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, shef i G1 personelit, derisa pas luftës shërbeu në TMK dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës deri në pensionim.

Në nderim të jetës dhe veprës së tij në shërbim të atdheut, nën patronatin e FSK-së, ish-Komandantit të Zonës Operative të Nerodimës dhe OVL-UÇK-së Dega në Ferizaj, sot 08.07.2025 do të organizohen ceremonitë mortore:

12:00 – Akademi përkujtimore në Sallën e Kuvendit Komunal të Lipjanit

14:00 – Homazhe pranë arkivolit në Kazermën e FSK-së – “Skënderbeu” në Ferizaj

18:00 – Ceremonia e varrimit, në varrezat e fshatit Gllogoc – Lipjan

#

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj shqiptoi mbi 1700 gjoba dhe pezulloi 33 patentë shoferë

Published

on

Për periudhën nga 30.06.2025 deri më 06.07.2025 në Policinë e Ferizajt janë raportuar 31 aksidente komunikacioni.

Sipas Policisë, në 12 aksidente u lënduan 21 persona ndërsa 19 aksidente të tjera ishin me dëme materiale.

Për të njëjtën periudhë, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1,715 gjoba për kundërvajtje në komunikacion derisa janë pezulluar 33 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Continue Reading

Trending