Presidenti Biden falenderon popullin e Kosovës për Medaljen Presidenciale kushtuar djalit të tij

      Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka marrë vendim që t’i ndajë Medaljen Presidenciale për Drejtësi prokurorit  amerikan Beau Biden, të birit të ndjerë të Presidentit  Joseph R. Biden,  i cili kishte dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në ngritjen dhe zhvillimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë.

     Me këtë rast, Presidenti Biden ka dërguar një video mesazh, me të cilin e falenderon Presidenten dhe popullin e Kosovës për përkushtimin e treguar në ngritjen e sistemit demokratik dhe për të arriturat e vendit gjatë periudhës 20 vjeçare të pasluftës.

       Në emër të familjes Biden, Medaljen Presidenciale për Drejtësi nesër do ta pranojë ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.