Connect with us

COVID19

Alarmante – 138 të infektuar në 24 orët e fundit në Ferizaj

Published

on

Në komunën e Ferizaj gjatë 24 orëve të fundit u konfirmuan 138 raste të reja të infektimeve me Covid-19, që njëkohësisht është edhe numri më i lartë i rasteve të konfirmuara që prej 13 marsit të vitit 2020 e deri më sot.

Bazuar në statistikat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, në rastet e fundit të ferizajasve të prekur me virus dominojnë moshat e reja, pasi 87 të infektuar janë të moshave prej 10 deri në 39 vjeç.

44 të infektuar të tjerë u përkasin moshave prej 40 deri 59 vjeç, kurse vetëm 7 të infektuar janë të moshave prej 60 vjeç e tutje.

Sipas gjinisë, 81 raste të reja janë femra kurse 57 janë meshkuj.

Në Ferizaj aktualisht janë 898 raste aktive, kurse sipas Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK) në spitalin e qytetit janë duke u trajtuar 18 pacientë me Covid-19.

Deri më sot, gjithsej 6011 ferizajas janë prekur nga ky virus.

Prej tyre, 4974 janë shëruar ndërkaq 139 qytetarë kanë vdekur nga pasojat e infektimit.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

COVID19

Covid-19 ende prezent në Ferizaj – Një rasti i ri me koronavirus

Published

on

Në komunën e Ferizajt në 24 orët e fundit u regjistrua një rast i ri me koronavirus dhe një pacient është shëruar nga sëmundja.


Rasti i fundit pozitiv është një qytetar i moshës mbi 50 vjeç, përcjell TV TEMA.


Deri tani, nga covid 19 janë prekur 14 mijë e 277 ferizajas kurse 184 prej tyre humbën jetën.


Në gjithë komunën e Ferizajt aktualisht janë 19 raste aktive me koronavirus.

Continue Reading

COVID19

Ndërrojnë jetë dy persona si pasojë e Covid-19

Published

on

Ministria e shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit kanë vdekur 2 persona dhe janë regjistruar 191  raste të reja të infektimeve me koronavirus të cilat rezultuan pas testimit të 926 mostrave.

Në këtë hark kohor nga sëmundja janë shëruar 255 pacientë ndërkaq në  gjithë vendin  janë 1 mijë e 325 raste aktive.

Deri tani, në Kosovë janë konfirmuar mbi 271 mijë raste të infektimit kurse 3 mijë e 196 qytetarë kanë humbur jetën. 

Në 24 orët e fundit janë dhënë 30 doza të vaksinës anti-covid derisa nga fillimi i vaksinimit mbi 824 mijë persona janë vaksinuar me dy doza. 

Continue Reading

COVID19

58 raste aktive me Covid-19 në Ferizaj

Published

on

Në komunën e Ferizajt në 24 orët e fundit u regjistrua 1 rast i ri me koronavirus derisa nga sëmundja janë shëruar 4 pacientë.

Sipas raportit të përditësuar të Ministrisë së Shëndetësisë, rasti i fundit pozitiv i përket grup moshës prej 20 deri në 29 vjeç.

Deri tani, nga covid 19 janë prekur 14 mijë e 246 ferizajas kurse 184 prej tyre humbën jetën.

Në gjithë komunën e Ferizajt aktualisht janë 58 raste aktive me koronavirus. 

Continue Reading

Trending