Connect with us

COVID19

FSK-ja u dhuron maska qytetarëve

Published

on

Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK), ka shpreh shqetësim për rritjen e numrit të të prekurve nga korona virusi. Njësi të saja kanë ndërmarrë një veprim konkret, duke shpërndarë maska për qytetarët nëpër sheshe të qyteteve, në Kosovë. Një aktivitet i tillë u zhvillua edhe në qytetin e Ferizajt. Qytetarët  të cilët kanë pranuar një maskë nga FSK-ja, e vlerësojnë  lartë këtë veprim të pjesëtarëve të saj.

“Aktiviteti është shumë i mire për maskat po i plotësoni kushtet për me dhuru maska për mbrojtjen e shëndetit te tyre, ma shumë duhet me pas aktivitete të tilla për me shpërnda maska sepse dikush ndoshta ka për me ble maska e dikush tjetër jo, e për këtë arsye duhet me u shpërnda ma shpesh maskat patjetër.”

Dashnim Bajrami – Qytetar i Ferizajt 
Dashnim Bajrami – Qytetar i Ferizajt 

“Shumë të sjellshëm edhe shumë korrekt faleminderit shumë prej tyre që po kujdesen për popullin shumë mire që këto maska po i dhurojnë falas për me e mbrojtje popullin nga ky virusi.”

Isa Hamdiu – Qytetar i Ferizajt
Isa Hamdiu – Qytetar i Ferizajt

Edhe në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë, u dhuroheshin maska qytetarëve që po kalonin nëpër shesh.

Ndryshe nga data 20 gusht në Kosovë janë rikthyer masa më rigoroze anti-Covid. Andaj ky aktivitet u mbajt për të rritur kujdesin e qytetarëve në parandalimin e infektimeve duke respektuar masat e rrepta për ta mbajtur maskën.

Dhurimi i maskave nga FSK në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

COVID19

Covid-19 ende prezent në Ferizaj – Një rasti i ri me koronavirus

Published

on

Në komunën e Ferizajt në 24 orët e fundit u regjistrua një rast i ri me koronavirus dhe një pacient është shëruar nga sëmundja.


Rasti i fundit pozitiv është një qytetar i moshës mbi 50 vjeç, përcjell TV TEMA.


Deri tani, nga covid 19 janë prekur 14 mijë e 277 ferizajas kurse 184 prej tyre humbën jetën.


Në gjithë komunën e Ferizajt aktualisht janë 19 raste aktive me koronavirus.

Continue Reading

COVID19

Ndërrojnë jetë dy persona si pasojë e Covid-19

Published

on

Ministria e shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit kanë vdekur 2 persona dhe janë regjistruar 191  raste të reja të infektimeve me koronavirus të cilat rezultuan pas testimit të 926 mostrave.

Në këtë hark kohor nga sëmundja janë shëruar 255 pacientë ndërkaq në  gjithë vendin  janë 1 mijë e 325 raste aktive.

Deri tani, në Kosovë janë konfirmuar mbi 271 mijë raste të infektimit kurse 3 mijë e 196 qytetarë kanë humbur jetën. 

Në 24 orët e fundit janë dhënë 30 doza të vaksinës anti-covid derisa nga fillimi i vaksinimit mbi 824 mijë persona janë vaksinuar me dy doza. 

Continue Reading

COVID19

58 raste aktive me Covid-19 në Ferizaj

Published

on

Në komunën e Ferizajt në 24 orët e fundit u regjistrua 1 rast i ri me koronavirus derisa nga sëmundja janë shëruar 4 pacientë.

Sipas raportit të përditësuar të Ministrisë së Shëndetësisë, rasti i fundit pozitiv i përket grup moshës prej 20 deri në 29 vjeç.

Deri tani, nga covid 19 janë prekur 14 mijë e 246 ferizajas kurse 184 prej tyre humbën jetën.

Në gjithë komunën e Ferizajt aktualisht janë 58 raste aktive me koronavirus. 

Continue Reading

Trending