Connect with us

Ferizaj

S’ka termine të lira për vaksinim në Ferizaj

Published

on

Fushata dhe thirrjet për vaksinim në Ferizaj nga sot mund të prodhojnë vetëm efekt të kundërt.

 Kjo për arsye se nga mesdita e sotme, në portalin shtetëror e-kosova.rks-gov.net qytetarët e komunës së Ferizajt nuk mund të rezervojnë termin për vaksnim. Një qytetar  ka dërguar në redaksinë e Televizionit një  foto me porosinë e pranuar nga portal shtetëror, ku thuhet se Ministria e Shëndetësisë nuk ka termin të lirë për qendrën e vaksinimit në Ferizaj.   Për të vërtetuar këtë, ekipi i TV TEMA vizitoi qendrën e vaksinimit në shkollën e mesme bujqësore ”Zenel Hajdini”, ku jozyrtarisht morëm konfirmimin se as aty nuk mund të bëhen rezervime për termin të vaksinimit.

Ministria e Shëndetësisë ende nuk është pronocuar lidhur me këtë ngecje të vaksinimit, në kohën kur në Kosovë po shënohen numra rekord me infeksione të reja dhe ku është rritur ndjeshëm numri i viktimave nga COVID-19. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shënuar 17 raste të vdekjes nga virusi korona.   

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Brenda një jave raportohen 3 raste të dhunës në familje në rajonin e Ferizajt

Published

on

Në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj gjatë javës që shkoi, nga data 06 deri më 12 maj 2024, janë raportuar 3 raste të dhunës në familje. Prej tyre, 1 rast është raportuar në Ferizaj, 1 rast në Shtime dhe 1 rast në Kaçanik.

Sipas njoftimit të policisë, me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj një person është ndaluar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Ferizajasi gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Published

on

Pasditen e së mërkurës, më 08.05.2024, D.Sahiti 32-vjeç nga Ferizaj, ka gjetur një shumë të caktuar të parave në rrugën ‘’Reçaku‘’ afër një barnatoreje në Ferizaj dhe ato i ka dorëzuar në stacionin e policisë në këtë komunë.

“Lusim pronarin e vërtetë të parave të paraqitet në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas verifikimit t’i kthehen ato”, thuhet në njoftimin e policisë, të postuar në Facebook.

Continue Reading

Ferizaj

Raportohet i zhdukur një person nga fshati Prelez i Jerlive në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se është raportuar rasti për zhdukjen e një personi nga fshati Prelez i Jerlive në Ferizaj.

Sipas Policisë, ankuesi ka raportuar se vëllai i tij është larguar nga shtëpia që nga data 03.05.2024 dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Në raportin 24 orësh, policia ka konfirmuar se është iniciuar hetimi për rastin si person i zhdukur.

Continue Reading

Trending