Rritja e numrit të të infektuarve me Covid-19, kishte rënduar edhe shërbimin shtëpiak, që vepron në kuadër të QKMF-së, në Ferizaj, për ta përcjellë gjendjen e çdo njërit pacient në vendbanimet e tyre. Andaj është bërë një riorganizim i këtij shërbimi duke hapur në QMF1 një dhomë të veçantë, për trajtimin e këtyre. Për mënyrën e trajtimit të pacientëve të prekur me koronavirus, në këtë hapësirë të vogël ku po bëhet punë e madhe, drejtoresha e QKMF-së, Nadire Ymeri, sqaroi.

“Për shkak të rritjes së numrit të rasteve pozitive dhe të atyre rasteve të cilët kanë nevojë për t’u trajtuar me infuzione dhe nga ana tjetër, me pamundësi për shkak të numrit të madh të rasteve të tilla për me i përfshi apo me i përfundu të gjitha nëpër shtëpia, për t’u trajtuar domethënë secili pacient i tillë, e kemi hapur një hapësirë,  e cila është e veçantë tek Qendra e Mjekësisë Familjare numër 1, domethënë e ka hyrjen e veçantë dhe aty i kemi pesë shtretër dhe një dhomë të veçantë të mjekut i cili e monitoron gjendjen e pacientëve gjatë trajtimit të tyre me infuzione.”

Nadire Ymeri – Drejtoreshë e QKMF-së në Ferizaj
Nadire Ymeri – Drejtoreshë e QKMF-së në Ferizaj

Po ashtu Ymeri na tregon se ky shërbim ka filluar, tek Qendra Familjare numër 1, para 3 jave në dobi të pacientëve pozitiv me Covid-19

“Domethënë kjo është java e tretë që është hapë dhe pacientët që kanë me u trajtu, ne i kemi të dhënat e tyre dhe me mëngjes infermierët i informojnë secilin pacientë, në mënyrë që me termin të vijnë t’i marrin infuzionet, kuptohet rastet që nuk mundem me ardh atëherë ekipi del në terren. Ekipi që punon  tek dhoma e veçantë e infuzioneve, përbëhet nga dy infermiere dhe një mjek, ndërkaq ekipi i dytë gjithashtu i përbërë nga një mjek tjetër me dy infermiere del në terren për vizitat shtëpiake, kurse e kemi edhe ekipin e tretë të emergjencës në rast nevoje që del gjithashtu në terren, mjeku me një apo dy infermiere.”

Nadire Ymeri – Drejtoreshë e QKMF-së në Ferizaj

Në këtë  mënyrë synohet që të  infektuarve me Covid-19, Qendra Kryesore Familjare t’u ofroj zgjidhje sa më praktike, më të lehtë dhe më profesionale.

Të ngjashme

Të tjera